30 Janar
Ndërmjetësi i OKB-së për emrin Metju Nimic gjatë qëndrimit në Greqi ka thënë se tani është koha e duhur që palët të marrin vendim lidhur me zgjidhjen e emrit. Takimin me shefin e diplomacisë greke Kocijas, ndërmjetësi Nimic e cilësoi si konstruktiv ndërkaq ka shtuar se Qeveria Greke është shumë e sinqertë dhe energjike sa i përket gjetjes së zgjidhjes së problemit të emrit me fqinjin e tyre. Ai tha se dyja palëve u ka ofruar ide lidhur me zgjidhjen e kontestit, por refuzoi që t’i zbulojë të njëjtat.
Ka pasur disa ide, por unë nuk mendoj se duhet të thuhen publikisht ata ide. Të dyja Qeveritë ndoshta kanë idetë e tyre dhe mund të njëjtat t’i përdorin, unë shpresoj të jenë disa nga idetë e mia. Unë asnjëherë nuk jap ide finale, unë jam ndërmjetësues, nuk jam ai që gjykoj, unë i kam dhënë idetë e mia më të mira që ekzistojnë për momentin. Sa i përket pikëpamjeve të mia, unë mendoj se javë që vijnë do shërbejnë për konsultime, të shohim se ku po shkojmë dhe atëherë të ri-vlerësojmë situatën – deklaroi ndërmjetës i OKB-së , Metju Nimic.
Takimet e Nimicit në Greqi filluan me përfaqësuesit e partisë më të madhe opozitare atje “Demokracia e re”. Dy ditët e ardhshme ndërmjetësi i OKB-së për zgjidhjen e emrit Nimic do të qëndrojë në Shkup, ku do të takojë krerët e shtetit dhe partive politike.
Vjollca Aliti

