30 Janar
Prokuroria Speciale Publike nuk komenton se si do të bashkëpunojë Janeva me kryetarin e Gjykatës Supreme, Jovo Vangelovski, për të cilin në të kaluarën kishte akuza se pengon punën e PSP-së. Nuk ka përgjigje as për atë nëse Katica Janeva do të pranojë të jetë pjesë e trupit që është në formim e sipër, i ngarkuar për zbatimin e strategjisë për reforma në gjyqësor. Mes këshilltarëve do duhet të jetë edhe kryetari i Këshillit gjyqësor, Zoran Karaxhovski, si dhe Nikolla Dodevski, kryetar i Odës së avokatëve. Për ish kryetarin e Gjykatës supreme, Dane Iliev, ideja për të bërë reforma duke i dhënë e rëndësi Institucionit, e jo njerëzve që udhëheqin me to, është dështim i vërtetë.
Nuk janë institucionet ato që i bëjnë reformat. Reformat i bëjnë njerëzit që janë në to. Pa njerëz nuk ka reforma. Mendoj se kryeministri do duhet të shpalos shumë fakte dhe argumente ata njerëz t’i bëjë vetë ta reformojnë veten, për çka mendoj se është e pamundur – tha Dane Iliev, ish kryetar i Gjykatës Supreme.
Mes rasteve që u përmendën për obstruksionet e Supremes ndaj Prokurorisë speciale, është edhe rasti me lirimin nga paraburgimi të pronarit të kompanisë Transmet, Sead Koçan. Për këtë Këshilli për verifikimin e fakteve kërkoi shkarkimin e Jovo Vangelovskit, ndërsa rast tjetër ishte arratisja e dyshes së DSK-së, Goran Grujevski dhe Nikolla Boshkovski. Dje kryeministri Zaev tha se gjatë përzgjedhjes së anëtarëve të këtij trupi për zbatimin e reformave, nuk është udhëhequr nga personat, por thjeshtë nga ajo se disa Institucione patjetër të jenë të përfaqësuara në të.

