31 Janar Vizita e ndërmjetësit të OKB-së Nimic në Shkup, top temë në mediat greke. “Athina e prezantoi propozim-marrëveshjen”; “Metju Nimic në Shkup me propozimet e Kocijasit”; “Nimic: Koha për vendime”; “Negociata pa afat kohor”; “Athina dhe Shkupi në ujërat ‘e thella’ të marrëveshjes” janë vetëm disa nga titujt në mediat greke. Kështu për shembull, Sky TV shkruan se, ndërmjetësuesi i OKB-së, Metju Nimic shkon në Shkup me propozimet e Kocijasit, për një marrëveshje miqësore, e cila do të shërbejë si një tekst i përhershëm për t’i dhënë fund ndarjeve mes Greqisë dhe IRJM-së. Tanea shkruan se ndryshimet kushtetuese janë…
Author: almakos
31 Janar Zjarri ka përfshirë një shtëpi në lagjen Seravë të Shkupit. Rreth orës 9 të mëngjesit, zjarri ka djegur kulmin e shtëpisë dhe ka shkaktuar dëme materiale por fatmirësisht nuk ka pasoja në njerëz. Banorët thonë se zjarrfikësit kanë reaguar në kohë por problem dhe pengesë e madhe për arritjen e tyre në vendngjarje janë rrugët e ngushta dhe parkimi i veturave kudo. Shkaktarët e zjarrit akoma nuk janë konfirmuar. Kjo ka ndodhur për arsye të rrymës. Një herë e ndalin një fazë ndonjëherë e lëshojnë dhe kur vjen, vjen me forcë të madhe dhe i nxeh të gjithë…
31 Janar Në rrugën rajonale Shtip–Koçan, më saktësisht tek ura në Tërkanjska Reka, mbrëmë ka humbur jetën një i ri 34-vjeçar me inicialet D.A. nga fshati Beli i Koçanit.Zëdhënësja e policisë së Shtipit, Gordana Panajotova informoi se aksidenti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22: 00 në rrugën rajonale Shtip – Koçan, ku i riu me inicialet D.A. po lëvizte me automjetin e tij në aksin Shtip – Koçan dhe për shkaqe ende të panjohur ka dalë nga rruga dhe si pasojë ka humbur jetën.Në vendin e aksidentit ka mbërritur një ekipi mjekësor nga urgjenca e spitalit të përgjithshëm të Koçanit…
Në Kuvend ka filluar seanca për pyetje të deputetëve ndërkohë në sallë mungojnë deputetët e VMRO-DPMNE-së të cilët po e bojkotojnë seancën. Nga ana tjetër ende nuk dihet kur do të vazhdoj seanca për Ligjin e gjuhëve. Më shumë se 35 mijë amendamentet e propozuara nga VMRO janë akoma në procedurë përkthimi. [embedded content]
Është miratuar aktakuza e PSP-së për lëndën “Titanik”. Nga Gjykata Penale bëjnë të ditur se pas aktakuzës së miratuar është formuar lëndë penale e cila konfirmon AKMIS -in .Sistemi elektronik është shpërndarë në trajtim të mëtejshëm, ndërsa pasi të caktohet debati , palët dhe opinioni do të njoftohen në mënyrë të mëtejshme .Lënda “Titanik” është rasti i parë që e zbuloi PSP-ja, ndërsa ka të bëjë me dhjetëra vepra lidhur me parregullsitë zgjedhore. Janë të akuzuar ish funksionarë midis të cilëve edhe Nikolla Grujevski, Martin Protugjer, Kiril Bozhinovski, Mile Janakieski dhe Gordana Jankulloska.
31 Janar Në Gjykatën Penale filloi seanca për lëndën “Trajektorja” ku të akuzuar janë ish-kryeministri Nikolla Gruevski, ish-zëvendëskryeministri Vlladimir Peshevski, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski dhe ish-drejtori i Agjencisë për Rrugë Shtetërore, Lupço Georgievski. Gjykatësi Goran Boshevski në fillim të seancës tha se gjykimi fillon nga fillimi pasi ka ndryshuar këshilli gjyqësor. Në seancë marrin pjesë Gruevski, Janakieski, Peshevski dhe Georgievski. Ata dyshohen se në gjysmën e dytë të vitit 2012 dhe gjatë vitit 2013 kanë ndërmarrë më shumë veprime me të cilat në procedurën për zgjedhjen e kompanisë për ndërtimin e autostradave Milladinovc – Shtip dhe Kërçovë…
31 Janar “Jo” për emrin e përbërë me termin e përfshirë Maqedoni, thonë mbi gjysma e grekëve, respektivisht 59 për qind, tregon hulumtimi i ri i mendimit publik në Greqi. Në anketën e zbatuar nga agjencia Pulse për televizionin Action 24, për 72 për qind të të anketuarve është i rëndësishëm kontesti për emrin, ndërsa 65 për qind vlerësojnë se janë pozitive protestat për “Maqedoninë”. Besim më të madh grekët e anketuar kanë te kryetari i Demokracisë së Re, Kirjakos Micotakis, sesa te kryeministri aktual Aleksis Cipras, që të udhëheq dhe në mënyrën më të mirë për Greqinë, ta zgjidh…
31 Janar Maqedonia do të marr ftesë nga Aleanca pas zgjidhjes së çështjes së emrit, kështu deklaroi sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, për gazetë beogradase “Politika”. Stoltenberg edhe një herë ka theksuar përkushtimin e Aleancës për të mbështetur Maqedoninë në anëtarësimin në NATO, duke shtuar se ka lëvizje pozitive drejt zgjidhjes së çështjes. Sipas tij, është me rëndësi edhe puna që bën Qeveria e Maqedonisë në procesin e reformave.
Kantautori i njohur Vullnet Ibrahimi ka publikuar së fundmi këngën e tij më të re. “I vetëm” mban titullin kënga e tij më e re, e cila është punuar me muzikë dhe tekst nga vet këngëtari. Vullnet Ibrahimi shquhet si një ndër këngëtarët që u qëndron stoik vlerave artistike, duke sjell gjithnjë këngë të lehta dhe me kuptim. Vullnet Ibrahimi Ndonëse “I vetëm” në stilin dhe artin të cilin e kultivon, larg komercialitetit dhe vëmendjes në media, kantautori Ibrahimi po arrin prapëseprapë që të bëjë të lumtur fansat me muzikën e tij të mirëfilltë. Klipi i këngës sjell një atmosferë…
30 Janar Për shkaqe shëndetësore është liruar nga burgu i dyshuari fundit për rastin Monstra, Fejzi Haziri i cili në burgun e Shtipit po vuante dënimin për një vepër që nuk ka të bëjë me vrasjen e pesëfishtë. Rigjykimi për rastin Monstra pritet të fillojë më 12 shkurt, ndërsa rastin do ta gjykojë gjykatësi Ognen Stavrev. Kohë më parë Gjykata Themelore e anuloi akt-gjykimin e shkallës së parë dhe të dytë dhe lëndën e ktheu nga fillimi, me kërkesë të Prokurorisë së Lartë Publike. Pas këtij vendimi, erdhi vendimi për lirimin nga paraburgimi të Agim Ismailoviq, Haki Azirit dhe Sami…
30 Janar Lideri i VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickoski nga Brukseli ku ka takuar zyrtarë ët lartë të Partive Popullore Evropiane riafirmoi qëndrimin e VMRO-së për anëtarësimin e vendit në strukturat euro-atlantike, por kritikoi Qeverinë për mos-zbatimin e reformave të nevojshme për rrugën drejt anëtarësimit në familjen e madhe evropiane. Mickoski në Bruksel ka takuar edhe eurodeputetët “Miq të Maqedonisë në Parlamentin Evropian” Ivo Vajgëll, Eduard Kukan, Marijana Petir dhe Alojz Peterle. [embedded content]
30 Janar Propozimi për emrin, irredentizmi, marrëdhëniet ndër rajonale dhe masat për agjendë pozitive janë katër pikat në projekt marrëveshjen që Greqia do t’ia dorëzojë Maqedonisë nga mesi i shkurtit. Sipas ministrit të jashtëm grek Nikos Kocijas, marrëveshja e cila po përpilohet fillimisht do t’i dorëzohet Qeverisë Greke e më pas asaj në Shkup. Nëse këtë projekt do ta pranojë edhe Shkupi zyrtar, atëherë ky pakt do të shkojë për miratim në Parlamentin grek. Për këtë, Kocijas tha se është njoftuar edhe ndërmjetësi i OKB-së për emrin Metju Nimic gjatë qëndrimit të tij në Athinë, por edhe Shkupi zyrtar. Ana…

