30 Janar
Për shkaqe shëndetësore është liruar nga burgu i dyshuari fundit për rastin Monstra, Fejzi Haziri i cili në burgun e Shtipit po vuante dënimin për një vepër që nuk ka të bëjë me vrasjen e pesëfishtë. Rigjykimi për rastin Monstra pritet të fillojë më 12 shkurt, ndërsa rastin do ta gjykojë gjykatësi Ognen Stavrev. Kohë më parë Gjykata Themelore e anuloi akt-gjykimin e shkallës së parë dhe të dytë dhe lëndën e ktheu nga fillimi, me kërkesë të Prokurorisë së Lartë Publike. Pas këtij vendimi, erdhi vendimi për lirimin nga paraburgimi të Agim Ismailoviq, Haki Azirit dhe Sami Lutës. Ndaj tyre ishte caktuar masa e kujdesit, të mos e lëshojnë qytetin ku jetojnë dhe dy herë në javë të paraqitën në Gjykatën Themelore Shkupi 1.

