31 Janar
Maqedonia do të marr ftesë nga Aleanca pas zgjidhjes së çështjes së emrit, kështu deklaroi sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, për gazetë beogradase “Politika”.
Stoltenberg edhe një herë ka theksuar përkushtimin e Aleancës për të mbështetur Maqedoninë në anëtarësimin në NATO, duke shtuar se ka lëvizje pozitive drejt zgjidhjes së çështjes.
Sipas tij, është me rëndësi edhe puna që bën Qeveria e Maqedonisë në procesin e reformave.

