30 Janar
Lideri i VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickoski nga Brukseli ku ka takuar zyrtarë ët lartë të Partive Popullore Evropiane riafirmoi qëndrimin e VMRO-së për anëtarësimin e vendit në strukturat euro-atlantike, por kritikoi Qeverinë për mos-zbatimin e reformave të nevojshme për rrugën drejt anëtarësimit në familjen e madhe evropiane. Mickoski në Bruksel ka takuar edhe eurodeputetët “Miq të Maqedonisë në Parlamentin Evropian” Ivo Vajgëll, Eduard Kukan, Marijana Petir dhe Alojz Peterle.

