31 Janar
Zjarri ka përfshirë një shtëpi në lagjen Seravë të Shkupit. Rreth orës 9 të mëngjesit, zjarri ka djegur kulmin e shtëpisë dhe ka shkaktuar dëme materiale por fatmirësisht nuk ka pasoja në njerëz. Banorët thonë se zjarrfikësit kanë reaguar në kohë por problem dhe pengesë e madhe për arritjen e tyre në vendngjarje janë rrugët e ngushta dhe parkimi i veturave kudo. Shkaktarët e zjarrit akoma nuk janë konfirmuar.
Kjo ka ndodhur për arsye të rrymës. Një herë e ndalin një fazë ndonjëherë e lëshojnë dhe kur vjen, vjen me forcë të madhe dhe i nxeh të gjithë telat. Prapë zjarri e ka bërë të veten, e ka djegur kulmin tërësisht, ka shkatërruar komplet sistemin e rrymës dhe të gjithë që ka pasur janë shkatërruar, janë djegur “, u shpreh Xhevat Nuhiu, pronari i shtëpisë.

