02 Shkurt Në vendin tonë sot janë ndjerë dy tërmete, një në Shkup dhe një tjetër në Ohër. Observatori sizmologjik pranë Fakultetit Matematiko-Natyror njoftoi se tërmeti në Ohër ishte me magnitudë prej 2,1 ballësh sipas Rihterit dhe është ndjerë në orën 02:26 minuta të mëngjesit të sotëm. Tërmeti ishte me epiqendër 10 kilometra në lindje nga Ohri. Sipas Observatorit sizmologjik në Shkup sot në mëngjes në orën 08:03 u regjistrua një tjetër tërmet me epiqendër në vetëm disa kilometra në lindje të rajonit qendror. Tërmeti ishte me magnitudë prej 2,4 ballësh sipas Rihterit dhe është ndjerë nga popullata në Shkup…
Author: almakos
02 Shkurt Kryeministri Zoran Zaev pret që deri nga mesi i vitit të gjendet zgjidhje për kontestin 25-vjeçar për emrin me Greqinë dhe në Samitin e NATO-s në qershor të aktivizohet ftesa zyrtare për anëtarësim . Në një deklaratë për televizionin bullgar “Nova”, Zaev thotë se zgjidhja eventuale do të duhet të miratohet në referendum. “Referendumi duhet të jetë garancë shtesë edhe për miqtë tanë nga Republika e Greqisë, pasi me këtë definitivisht do të hiqen të gjitha dyshimet, ndërsa populli do të qëndrojë pas zgjidhjes, e cila do të pranohet. Jam i bindur se maqedonasit janë të gatshëm për…
01 Shkurt Disa të rinj nga Hasanbegu kanë qenë cak i sulmit fizik nga disa huliganë . Raportohet se gjatë incidentit janë përdorur edhe shufra hekuri.Ngjarja ka ndodhur në autobusin me numër 65b. Incidenti është konfirmuar edhe nga MPB-ja nga ku theksojnë se sot rreth orës 19:35 në Rrugën Alija Avdoviç ka ndodhur një rrahje mes dy grupeve, njëri grup ka gjuajtur me gurë autobusin 65b që lëviz në linjën Qendra Transportuese –Bërnjarci, me ç’rast I janë thyer disa dritare. Janë arrestuar 15 persona nga të dyja grupet dhe janë dërguar në stacionin policorë të Gazi Babës.
01 Shkurt Pesë ish anëtarë të KSHZ-së kanë parashtruar kërkesë deri në Kuvendin e Maqedonisë për apanazh. Kërkesë për apanazhë kanë bërë ish kryetari i KSHZ-së Aleksandar Çicakovski i cili ishte nga radhët e ekspertëve, si dhe anëtarët Igor Milev, Violeta Duma, Subhi Jakupi dhe Silvana Boneva. Kompensimi për apanazh duhet të jetë një vit, marrë parasysh se mandati i kësaj përbërjejeje ishte më shumë se dy vite. Në vendin e mëhershëm të punës është kthyer ish anëtari i KSHZ-së Rexhep Prekopuca si nëpunës në Kuvend, Atanas Urumov në njësinë rajonale të KSHZ-së në Gjevgjeli dhe Sasho Sërcev si këshilltar…
01 Shkurt Negociatori për çështjen e emrit, Metju Nimic gjatë qëndrimit të tij në Shkup takoi edhe kreun e integristëve Ali Ahmeti. Gjatë takimit është biseduardhjes së çështjes së emrit, megjithatë nuk janë dhënë detaje nën arsyetimin që të mos dëmtojnë procesin. [embedded content]
01 Shkurt Ndërmjetësi i OKB-së për çështjen e emrit Methju Nimic, pas takimeve me krerët e shtetit u shpreh optimist për zgjidhjen e kontestit mes Maqedonisë dhe Greqisë. Ai tha se askush në Greqi nuk flet për çështjen e identitetit. Nimic takoi presidentin Ivanov, kryeministrin Zaev, shefin e diplomacisë Dimitrov dhe kreun e VMRO-së Mickovski dhe atë të BDI-së Ahmeti. Dimitrov: Vijat e kuqe nënkuptojnë fund i bisedimeve “Sa më shumë që flasim publikisht për linjat e kuqe aq më pak ka hapësirë për bisedë dhe zvogëlohet mundësia të gjejmë zgjidhje që do të ishte e pranueshme për qytetarët e…
01 Shkurt Prokuroria Themelore në Shkup ka marrë lëndën lidhur me vdekjen e lehonës nga Kërçova në spitalin privat “Sante Plus”. Prokurori i përgjithshëm kompetent nga Prokuroria themelore e Shkupit ka sjellë urdhër për mbledhjen e të dhënave dhe dokumenteve të nevojshme. Pas shqyrtimit dhe analizimit të materialit dhe pas marrjes së protokollit nga Instituti i mjekësisë ligjore, kriminalistikës dhe mjekësisë deontologjike, do të ndërmerret një vendim.
01 Shkurt Mbi një mijë raste të reja me grip janë shënuar gjatë javës së fundit të janarit. Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik ky numër është 70% më i lartë krahasuar me javën e tretë të muajit janar ku numri i personave të prekur me grip ka qenë 637. Grupmoshat më të prekura kanë qenë nga 15-64 vjeç, ndërkaq Gostivari dhe Tetova kanë qenë qytetet në të cilët janë regjistruar shumica e rasteve. Rastet e regjistruara me grip dhe sëmundje të ngjashme me gripin për herë të parë gjatë këtij sezoni kanë tejkaluar kufirin javor që nënkupton…
01 Shkurt Deponia “Drislla” e cila nga ambientalistët konsiderohej si një ndër ndotësit më të madh të ajrit në vend, për minisitrin i Ambientit dhe Planifikimit Jetësor, Sadulla Duraku është ndër deponitë me kushte më të mira. Duraku më tej premton aksion për mbylljen e deponive të egra në të gjithë territorin. Neve me deponitë e egra kemi probleme në tërë territorin e Maqedonisë, kurse Drislla është njëra prej më të avancuarave nga deponitë tjera. Ministria e Ambientit Jetësor është duke punuar me një dinamik shumë të madhe që ne të fillojmë dhe të realizojmë projekte për mbyllje e deponive…
01 Shkurt Grupet e punës së VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së së shpejti do të fillojnë me takime për gjetjen e gjuhës së përbashkët rreth votimit të ligjeve reformuese. Siç bëjnë të ditur burime nga të dy subjektet, grupet do të përbëhen nga deputetët ndërsa takimet do të mbahen në përputhje me agjendën e Kuvendit. Duke u thirrur në deklaratat e kryetarit të tyre, nga VMRO-DPMNE konfirmojnë pjesëmarrjen. Nevojitet ndërhyrja e të gjitha strukturave dhe faktorëve relevant të shtetit. Dua të përsëris, besimi nuk mund të ndërtohet dhe të shkojë vetëm në një drejtim, por duhet besim i ndërsjellët pra besimi nga…
01 Shkurt Kuvendi akoma nuk ka përkthyer 35 mijë amendamentet e VMRO-DPMNE-së ndaj Ligjit për përdorimin e gjuhëve. Burime nga ligjvënësi njoftojnë shkurt se pas përkthimit të tyre, Kryetari i Kuvendit do të njoftojë shtesë për datën e shqyrtimit të tyre. Pavarësisht se amendamentet janë pranë përfundimit, partitë e shumicës parlamentare akoma nuk kanë përcaktuar strategjinë për tejkalimin 35 mijë amendamenteve në afat të shkurtër kohorë. Burime nga shumica parlamentare bëjnë të ditur se Kuvendi mund të thirret në nenin 164 të rregullores së Kuvendit, që ndërlidhet me nenin 153 e që ka të bëj me diskutimin njëherësh të amendamenteve…
01 Shkurt Në lagjen Dardania është krijuar një deponi tjetër për të cilin nga komuna thonë se deri tani nuk kanë pasur njohuri. Ata premtojnë se pas inspektimit të terrenit nga inspektorët komunal, do të fillojë pastrimi i saj. Kjo deponi është krijuar vetëm disa muaj pas pastrimit të deponisë në hyrje të qytetit. “Pas eliminimit të deponisë së madhe që ishte në hyrje të qytetit të Tetovës, një rrezik tjetër tanimë i kanoset ambientit në Tetovë. Në vetëm disa metra nga rruga Industriale po krijohet një deponi gjigante tek e cila mund të gjesh, nga teknika e bardhë, mobilet…

