04 Shkurt Qytetarët e Hasanbegut janë të revoltuar nga problemi shumëvjeçar me kanalizimin. Ata thonë se vendbanimi i tyre, edhe pse është nga më të banuarit, nuk merr kujdesin e nevojshëm nga autoritetet. Problemi që kanë me mungesën e kanalizimit të mirëfilltë, bëhet edhe më i rrezikshëm për ta në rastet kur bie shumë shi. Si shembull, marrin vërshimet e para një viti e gjysmë. Nuk punohet, kanë punuar pak në një vend. Për kanalizimin momentalisht thonë se do fillojnë në pranverë me kanalizimin atmosferik. Nëse kjo nuk bëhet t’u them sinqerisht kjo lagje do kundërmojnë dhe kjo është shumë…
Author: almakos
04 Shkurt Mediat greke nuk përjashtojnë mundësinë e një takimi të ri mes kryeministrit të Maqedonisë Zoran Zaev dhe atij grek Aleksis Tsipras. “Huffingtonpost” duke u thirrur në burime diplomatike, paralajmëron intensifikim të bisedimeve duke mos përjashtuar që deri ne mesin e muajit shkurt të përpilohet edhe draft marrëveshja ndërkombëtare rreth zgjidhjes së kontestit për emrin e Maqedonisë. Sipas Huffingtonpost, fillimi i muajit mars mund të jetë vendimtar, kur edhe pritet të dihen rezultatet e negociatave për emrin. Duke u thirru në burime diplomatike, mediat greke raportojnë se Qeveria greke është për propozimin “Gorna Makedonija” ndërsa ajo maqedonase për “Nova…
04 Shkurt Nga Qendra e Menaxhim të Krizave kanë informuar se si rezultat i reshjeve të rrëmbyeshme të shiut, në Kërçovë lumi Temnica ka dalë nga shtrati dhe si ka përmbytur rreth 50 shtëpi në rrugën “Prilepska” të qytetit.Nga QMK- ja shtojnë se gjatë mbrëmjes janë evakuuar një grua dhe një fëmijë, ndërsa për situatën e krijuar janë njoftuar autoritetet kompetente.Ndërsa në komunën e Ohrit ka dalë nga shtrati lumi Koselska edhe aty janë përmbytur disa shtëpi, ndërsa në fshatin Kosel tokat bujqësore ndodhen nën ujë.
04 Shkurt Në Maqedoni sot do jetë mot i ndryshueshëm me vranësira, paradite me reshje lokale të shiut, veçanërisht në pjesët jugore të vendit, ndërsa në pjesët malore reshje të borës. Do të fryjë erë e mesme me drejtim perëndimor. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë nga 3 deri më 8 gradë Celsius, ndërsa temperatura e ditës nga 8 deri më 15 gradë Celsius.Në Shkup dhe rrethinë do të mbajë mot i ndyshueshëm me vranësira, me erë të mesme veri-perëndimore. Temperatura do të lëvizë nga 4 deri më 12 gradë Celsius.
03 Shkurt Liqeni Treska në një të ardhme të shpejtë pritet të shpallet zonë e lirë turistike dhe aty të bëhen investime ndër më të bukurat në rajon. Këtë e premtoi kreu i Sarajit, Blerim Bexheti, duke shtuar se tashmë kanë marrë përgjigje pozitive nga Agjencia për Turizëm. Ministria e Ekonomisë, kërkesën për zonë të lirë turistike duhet ta propozojë në seancat e ardhshme qeveritare. Sipas Bexhetit, interesimi është shumë i lartë për të investuar në këtë vend, sikurse nga investitor vendas ashtu edhe të huajt. Nëse kalon kjo, unë jam më se i sigurt se do të jetë projekt…
03 Shkurt Kryetari i Shkupit Petre Shilegov u lëvdua se në 100 ditët e mandatit të tij ka punuar me përkushtim, përgjegjësi dhe ndershmëri duke ndjekur nevojat dhe interesat e qytetarëve të Shkupit dhe e ka hapur qytetin për të gjithë. Shilegov tha se për tre herë është rritur buxheti për ambientin jetësor. Paratë në vend që për fasada baroku do të ridestinohen për efikasitet energjetik për shkollat me çka fëmijët do kenë kushte më të mira për mësim. Shilegov u lëvdua edhe për zbatimin e orarit në dy turne të nëpunësve të tij dhe tani qytetarët më lehtë mund…
03 Shkurt Në gjysmën e gjithsej 80 komunave në Maqedoni nuk ka inspektorë të mjedisit jetësor. Nga Inspektorati Shtetëror i Mjedisit Jetësor thonë se heqin të zitë e ullirit me numrin e vogël të inspektorëve që i vëzhgojnë ndotësit që kontribuojnë për përqendrime të larta të PM-grimcave në ajër. Drejtorja e këtij institucioni Miroslava Bogdanovska i bëri thirrje qeverisë dhe kryetarëve të komunave ta zgjidhin problemin me numrin e pamjaftueshëm të inspektorëve. Këtë çështje duhet ta zgjidhin kryetarët e komunave edhe atë sa më shpejt që të jetë e mundur. Ky është rekomandimi im, sepse në nivel lokal qytetarët i…
03 Shkurt Strategjia në arsim për periudhën 2018-2025 pritet që më në fund të sjellë afrimin e të gjitha komuniteteve në Maqedoni. Sipas profesorit Avzi Mustafa kjo duhej të bëhej shumë më herët dhe shkollës t’i kthehet detyra parësore, me plan-programe mësimore cilësore pa paragjykime dhe stereotipe. Mustafa shprehet optimist për realizimin e kësaj strategjie, por vetëm nëse politika mban duart larg fushës së arsimit. Prandaj unë mbetem me shpresë se kjo tani që ka filluar do të sjellë prishjen e asaj linje që i ndan komunitetet që jetojnë në Maqedoni por kjo do të bëhet nëse politika rrinë jashtë…
03 Shkurt Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski priti në takim homologun e tij nga Shqipëria Fatmir Xhafaj. Dy ministrat e Brendshëm ranë dakort për forcimin e bashkëpunimit mes dy policive si dhe shtimin e kontrolleve kufitare mes dyja vendeve me qëllim parandalimin e migrimit ilegal dhe tregëtisë së drogës. Spasovski dhe Xhafaj biseduan edhe për përforconim e bashkëpunimit në luftën kundër terrorizmit dhe financimit tij. Biseduam mbi përforcimin e bashkëpunimit kundër tregtisë së drogës, armë dhe njerëz. Bashkërisht dërgojmë mesazhin për luftë jo selektive ndaj kësaj të keqeje. Biseduam edhe për iniciativën e ministrisë së Brendshme të Shqipërisë mbi formimin…
03 Shkurt Mospajtimet mes partnerëve të koalicionit qeveritarë rreth mbajtjes eventuale të referendumit për emrin është politikë ditore, analizon profesori universitarë, Marjan Gjurovski. Ai vlerëson se pyetja nëse duhet të shkohet në referendum apo jo, vetëm se e zhvendos vëmendjen nga ajo se çfarë në fakt po ndodhë me negociatat. Vlerësoj se nëse negociatat mes Athinës dhe Shkupit përfundojnë pozitivisht, e që për momentin janë larg çdo zgjidhjeje, pasi mendoj se ende janë në anë të kundërta, do të vijë deri te bashkimi i dy çështjeve, nëse Maqedonia është për anëtarësim në NATO dhe ndryshimin e referencës IJRM. Por ne…
03 Shkurt Procedura e përkthimit të amendamenteve të VMRO-DPMNE-së mbi ligjin për përdorimin e gjuhëve akoma nuk ka përfunduar. Derisa Kuvendi nuk jep detaje rreth numrit të amendamenteve të përkthyera, nuk dihet edhe kur do të vendoset në rend dite shqyrtimi i tyre. Ekspertët vlerësojnë se 35 mijë amendamentet e VMRO-DPMNE-së bëhen me qëllim bllokimin e ligjit. Ish deputeti, Naser Zyberi thekson se në këtë fazë nuk mund të hapet debat për amendamente. Kemi të bëjmë me procesin e shpalljes së ligjit, nuk kemi të kemi të bëjmë me procedurën e miratimit që ne të hapim debat amendamentesh rreth arsyes…
03 Shkurt Kryetari i Komisionit Evropian, Zhan Klod Junker vjen në Maqedoni nga fundi i shkurtit, konfirmoi zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani në pjesëmarrjen e mbrëmshme në emisionin debatues “Top tema” në televizionin Telma. Osmani beson se kjo do të jetë vizitë për nxitjen e reformave pasi që është i bindur se Maqedonia do të jetë pjesë e dokumentit strategjik të KE-së për zgjerim drejt Ballkanit Perëndimor, që javën e ardhshme duhet të publikohet në Bruksel. Parashikimet e Osmanit janë se Maqedonia në Samitin në qershor do të marrë datë për fillimin e negociatave për anëtarësim.

