04 Shkurt
Qytetarët e Hasanbegut janë të revoltuar nga problemi shumëvjeçar me kanalizimin. Ata thonë se vendbanimi i tyre, edhe pse është nga më të banuarit, nuk merr kujdesin e nevojshëm nga autoritetet. Problemi që kanë me mungesën e kanalizimit të mirëfilltë, bëhet edhe më i rrezikshëm për ta në rastet kur bie shumë shi. Si shembull, marrin vërshimet e para një viti e gjysmë.
Nuk punohet, kanë punuar pak në një vend. Për kanalizimin momentalisht thonë se do fillojnë në pranverë me kanalizimin atmosferik. Nëse kjo nuk bëhet t’u them sinqerisht kjo lagje do kundërmojnë dhe kjo është shumë keq për popullin. Tash 30-50 kemi kanalizim e në fakt nuk kemi, çdo herë që bie shi njerëzit nuk mund të flenë, nuk dinë çfarë të bëjnë.”
Kur bie shi kemi problem, edhe gjuajnë gjithçka këtu nëpër kanalizime, nëpër shakte.
Në lagjen Popovska aty ka shumë probleme, ato i kanë ngrit lartë gypat por prapë nuk munden të kyçen në sistem të kanalizimit. Këtu gjithmonë kemi pasur problem dhe ka për të pasur kur bie shumë shi sepse gypat janë shumë të ngushta.
Momentalisht kemi problem, në rast se ka mundësi komuna të financojë, duhet bërë se tani vjen vera dhe era e keqe nuk largohet. Kanë filluar me pastrimin diku, këtu nëpër shtëpitë nuk kanë filluar.
Ka problem kur bie shumë shi dhe era e keqe kthehet pas.
Kanalizimi nuk bën këtu, duhet të rregullohet sa më shpejtë.
Prej në fillim këtu ishte problem, se i kanë vendosur gypat e vegjël, është dashur më të mëdhenj të vendosen. Nuk munden me mbërri këto gypa për krejt fshatin.
Ne jemi tashmë 50 vjet këtu nuk kemi as kanalizim as asgjë tjetër. Nuk na dëgjon askush, nuk merr përgjegjësi askush, sikur me qenë para 500 vjetëve – thonë banorët e Hasanbegut.
Qytetarët madje thonë se shpeshherë ka raste kur ata detyrohen me vet-financim të ndërmarrin aksione për pastrimin e kanaleve që kalojnë nëpër shtëpitë dhe lagjet e tyre sepse era e keqe kundërmon gjithandej.
Këtu kanalet i kemi bërë vetë, vet kemi paguar, Vetë ne kemi mbledhur të holla por askush nuk ka ardhur për të na pyetur a doni kanalizim. 08:34-08:37 Këtu nuk ka komunë, vetë e kemi pastruar kur është bllokuar kanalizimi – thotë një tjetër qytetar.
Banorët kërkojnë që komuna të interesohet dhe tua zgjidh këtë problem me të cilin ata përballen çdo ditë. Nga Komuna e Gazi Babës, edhe përskaj tentimeve, ishin të pakapshëm për të sqaruar planet dhe dilemat rreth kanalizimit në Hasanbeg. Si pasojë e vërshimeve dhe mungesës së infrastrukturës, përfshirë edhe kanalizimin, kjo lagje ishte ndër më të prekurat nga vërshimet e 6 gushtit të vitit 2015 ku pati edhe viktima në njerëz.
Elmedina Aliji

