Author: almakos

02 Shkurt Shkup sot është goditur nga disa tërmete me fuqi të vogël të shkallës së Rihterit. Lëkundjet e fundit janë regjistruar para gjysmë ore me fuqi prej 2,5 shkallë sipas Rihterit. Sipas qendrës Evropiane sizmologjike epiqendra ka qenë në Sopishtë afër Shkupit ndërkaq është ndjerë në thuajse gjithë kryeqytetin. Një tërmet është regjistruar edhe në orët e paraditës, më saktësisht në orës 8:30 në të njejtën epiqendër, me fuqi prej 2,6 ballësh sipas Rihterit. Sipas Sizmologëve nuk ka hapësirë për panikë, meqë bëhet fjalë për dukuri të rëndomta në Shkup.

Lexo më Shumë

02 Shkurt Një ditë pas vizitës së negociatorit për çështjen e emrit Metju Nimic, ZV kryeministri Bujar Osmani porosit që negociatat rreth zgjidhjes së këtij kontesti shumëvjeçar mes Maqedonisë dhe Greqisë të udhëhiqet pa emocione. Sipas tij detyrë e lidershipit është që të punojnë për të ardhëm e shtetit dhe gjeneratave të reja, ndërkohë që zgjidhjen e çështje së emrit hap rrugën drejt familjes së madhe evropiane dhe anëtarësimit në NATO. Përgjegjësia jonë si politikanë është ta garantojmë të ardhmen e shtetit dhe gjeneratave të ardhshme. Të mos udhëhiqemi nga emocione të ditës, por ta çojmë shtetin përpara. është absolutisht…

Lexo më Shumë

02 Shkurt LSDM-ja dhe VMRO-DPMNE-ja nuk japin detaje nëse grupet e punës së dy subjekteve kanë filluar takimet për gjetjen e konsensusit politik rreth ligjeve reformuese. Ndonëse për mbrëmë ishte paralajmëruar takim i mundshëm, burime nga dy subjektet e bllokut politik maqedonas bëjnë të ditur se një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Subjektet madje mbajë të izoluar edhe agjendën e mundshme e cila sipas burimeve të Alsat M, do jetë detyrë e opozitës të përcaktojë primatin e ligjeve. Të pyetur zyrtarisht edhe nga LSDM por edhe nga VMRO-DPMNE njoftojnë se deri në fillimin e takimeve, nuk do të jepen…

Lexo më Shumë

02 Shkurt “Maqedonia është e ndarë thellë në fushën e përfaqësimit të barabartë të etniteteve brenda shtetit”. Ky është vlerësimi i Komisionarit të Këshillit të Evropës për të drejtat e njeriut Nils Muizhneiks, i cili vendosi theks të veçantë në përdorimin e gjuhëve të grupeve shoqërore. Sipas tij, tani është koha e fundit që Maqedonia t’i kalojë këto ndarje etnike. Përfaqësuesi i lartë i Këshillit Evropian për të drejtat e njeriut, bën thirrje për integrim dhe vlerësim të barabartë të etnive jo-maqedonase brenda shtetit. Shoqëria maqedonase mbetet thellësisht e ndarë përgjatë vijave etnike dhe gjuhësore dhe është koha e fundit…

Lexo më Shumë

02 Shkurt Prokurori i ri publik, Lubomir Joveski ka hapur procedurë parahetimore për abuzim të mundshëm të sistemit elektronik AKMIS. Dyshimet janë të njëjtat sikur të Ministrisë së Drejtësisë- gjegjësisht se në vend që në mënyrë kompjuterike, disa lëndë pranë gjykatësve janë shpërndarë në dorë. Këtë, muajt e kaluar tashmë e konstatoi grupi i ekspertëve pranë kësaj Ministrie, i cili raportin e dorëzoi në Prokurorinë Publike. Në të janë nënvizuar abuzime nga persona udhëheqës. Dyshimet janë se disa lëndë të caktuara janë dhënë në dorë tek gjykatësit e “preferuar”. Kontrollet janë realizuar në Gjykatën Supreme, në Gjykatën Penale si dhe…

Lexo më Shumë

02 Shkurt Ish kryeministri Nikola Gruevski nuk e ka kuptuar në tërësi aktakuzën për “shuplakat e porositura” ndaj ish kryetarit të Komunës Qendër, Andrej Zhernovski. Shembullin e tij sot e ndoqën edhe të akuzuarit e tjerë, përveç deputetes Daniela Rangelova, e cila tha se e din saktë për çfarë ndiqet nga Specialja. Ndaj qëndrimit të këtillë reaguan Prokurorët special. Ndryshe Fatime Fetai kërkoi ekspertizë psikiatrike për të gjithë ata që nuk e kuptojnë aktakuzën. Reagoi edhe gjykatësi, që ndaj vendimit që Gruevski të kërkojë me shkrim që Specialja t’ia dorëzojë aktakuzën me ndryshimet teknike, me të cilat dy të akuzuar…

Lexo më Shumë

02 Shkurt Amir Dalipi është emri i qe do udhëheq me Sektorit të Punëve të Brendshme të Tetovës. Përveç kushteve formale, për herë të parë në mënyrë faktike është zbatuar edhe mekanizmi i Vetingut, i cili nxori Dalipin si personin më adekuat për kryeshef të policisë në Tetovë, nga gjithsej 30 persona sa kandiduan në këtë konkurs. Zv/ministri i Punëve të Brendshme Agim Nuhiu thotë se me procedurë të njëjtë do të zgjidhet edhe kryeshefi i krimit të organizuar në Tetovë. Nuhiu paralajmëron gjithashtu ndryshime të udhëheqëse të uniformave blu, edhe në rajone tjera ky dominon shumica shqiptare. Ata të…

Lexo më Shumë

02 Shkurt Ministria e Brendshme ka ndaluar 20 persona si të dyshuar dhe pjesëmarrës në incidentin që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Lagjen Hasanbeg të Shkupit. Gjatë incidentit ka mbetur i lënduar një 15 vjeçar nga fshati Stajkovc. Nga ky aksident ka pësuar edhe autobusi me numër 65 b i cili qarkullon nga Qendra Transportuese në drejtim të fshatit Bërnjarci, të cilit i janë thyer disa xhama. MPB-ja nuk jep informata të detajuara, por theksojnë se janë duke punuar në zbardhjen e plotë të rastit. Nga ky dikaster madje nuk tregojnë as arsyet të cilat sollën deri tek përleshja mes…

Lexo më Shumë

02 Shkurt Ndryshimet e motit, ajri i ndotur si dhe mos pranimi i vaksinës në kohë, janë disa nga shkaqet kryesore që kanë sjellë deri në rritjen alarmante të numrit të personave të prekur nga gripi. Mjekët thonë se përhapja më e madhe e gripit bëhet nëpër shkolla dhe çerdhe si pasojë e kontaktit të drejtpërdrejtë mes nxënësve, ndërkaq rekomandojnë që personat me simptome të gripit, si temperaturë e lartë, teshtima e kollitje t’iu shmangen kontakteve me persona të tjerë. Ndryshimi i kohës, temperaturat e larta gjatë ditës, ndërsa në mëngjes temperatura të ulëta, ndikojnë shumë në sistemin e trupit…

Lexo më Shumë

02 Shkurt Kuvendi hapi diskutim publik mbi propozim ligjin për ndjekje të komunikimeve dhe Agjencinë Teknike-Operative. Kritika e ekspertëve u fokusuan kryesisht në Ligjin për ndjekje të komunikimeve. Sipas tyre, ky propozim krijon një mishmash mes ndjekjes së komunikimeve dhe Ligjit për procedurë penale. Eksperti Jove Jovçevski konteston ligjin për ndjekje të komunikimeve në 32 nene dhe 61 akte nënligjore. Neni 17 është problem serioz në aspektin e aparaturës së veçantë sepse humb kuptimi i Agjencisë Teknike-Operative. Humb kuptimi i ATO-së dhe hapet mundësia për keqpërdorim sepse me këtë ligj për ndjekje të komunikimeve, organi që zbaton masat posedon edhe…

Lexo më Shumë

02 Shkurt Ekziston optimizëm i arsyeshëm se pikërisht në vitin 2018 do të tejkalohet problemi që Greqia ka me emrin kushtetues të Republikës së Maqedonisë. Kështu u shpreh sot nga Struga zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani. “Jemi optimistë se yjet janë vendosur ashtu që vetëm viti 2018 jep mundësi për  depërtim konkret. Veç më vitin 2019 do të jetë vit i humbur për shkak të kësaj që ka zgjedhje në BE për Parlamentin Evropian dhe nuk mund të pritet që shtetet evropiane të fokusohen në Ballkan. Krahas kësaj zgjedhje ka edhe në Greqi dhe te ne. Duhet të jemi…

Lexo më Shumë

02 Shkurt Mëngjesin e sotëm në ambientet e Kuvendit po diskutohet për çështjen e lënë pezull të Agjencisë Teknike Operative. Të ftuar janë ekspert, shoqata jo qeveritare, përfaqësueses të operatoreve të telekomunikacionit dhe përfaqësueses te qeverisë.

Lexo më Shumë