02 Shkurt
Amir Dalipi është emri i qe do udhëheq me Sektorit të Punëve të Brendshme të Tetovës. Përveç kushteve formale, për herë të parë në mënyrë faktike është zbatuar edhe mekanizmi i Vetingut, i cili nxori Dalipin si personin më adekuat për kryeshef të policisë në Tetovë, nga gjithsej 30 persona sa kandiduan në këtë konkurs. Zv/ministri i Punëve të Brendshme Agim Nuhiu thotë se me procedurë të njëjtë do të zgjidhet edhe kryeshefi i krimit të organizuar në Tetovë. Nuhiu paralajmëron gjithashtu ndryshime të udhëheqëse të uniformave blu, edhe në rajone tjera ky dominon shumica shqiptare.
Ata të cilët i kanë plotësuar kushtet formale sipas aktit për sistematizim të vendeve të punës dhe akteve të tjera të MPB-së i janë nënshtruar edhe kritereve të tjera sipas të ashtuquajturës, mekanizmi të Vetingut, që i referohet kredibilitetit, profesional dhe moral si dhe aftësisë menaxhuese dhe gatishmërisë për të ruajtur qoftë parimin e hierarkisë po ashtu edhe të konspiracionit në kuadër të MPB-së, për këtë kemi zgjedhur kolegun Amir Dalipi për kryeshef të SPB-së në Tetovë – deklaroi Agim Nuhiu, zv/ministër i Punëve të Brendshme.
Alsat M

