02 Shkurt
Një ditë pas vizitës së negociatorit për çështjen e emrit Metju Nimic, ZV kryeministri Bujar Osmani porosit që negociatat rreth zgjidhjes së këtij kontesti shumëvjeçar mes Maqedonisë dhe Greqisë të udhëhiqet pa emocione. Sipas tij detyrë e lidershipit është që të punojnë për të ardhëm e shtetit dhe gjeneratave të reja, ndërkohë që zgjidhjen e çështje së emrit hap rrugën drejt familjes së madhe evropiane dhe anëtarësimit në NATO.
Përgjegjësia jonë si politikanë është ta garantojmë të ardhmen e shtetit dhe gjeneratave të ardhshme. Të mos udhëhiqemi nga emocione të ditës, por ta çojmë shtetin përpara. është absolutisht e vështirë, megjithatë jemi të vetëdijshëm për rrethanat dhe mundësitë që i ofron 2018-ta – deklaroi Bujar Osmani, Zv/kryeministër për Çështje Evropiane.
Nga ana tjetër ekspertët e vlerësojnë pozitivisht epilogun e vizitës së djeshme të ndërmjetësuesit, Nimic. Sipas ish ambasadorit, Nano Ruzhin është shumë mirë që ndërmjetësuesi Nimic siguroi se pala greke nuk pretendon ta cenojë identitetin e popullit maqedonas. Andaj sipas tij, shqetësimi se me ndryshimin e emrit do të ndryshohet identiteti është i pabazë.
Së pari, mendoj se bëhet fjalë për informim të pamjaftueshëm të qytetarëve. Së dyti, mendoj se qarqet nacionaliste gjithashtu luajnë në ndonjë “kartë” për të fituar rejting politik. (5:19-5:57) Mendoj se me cilëndo shtesë para ose pas emrit ne praktikisht nuk humbim asgjë. Identiteti është përkatësi. Ne mund të jemi madje edhe nga bashkësi të ndryshme etnike a religjioze, megjithatë të kemi edhe një ndjenjë të përbashkët të përkatësisë ndaj këtij shteti. Pavarësisht nga ajo se si do të quhej. Momentalisht, për përdorim të jashtëm ne quhemi Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë – u shprehish ambasadoro Nano Ruzhin.
Ndërkaq për ish ambasadorin, Risto Nikovski palës greke i pengon identiteti i popullit dhe jo vetëm emri i shtetit. Andaj sipas tij, është mirë që shefi i diplomacisë sonë, Nikolla Dimitrov dje I tregoi “dhëmbët” se për identitetin nuk mund të negociohet.
Mirë është që pala maqedonase tregoi “dhëmbët”, edhe pse jo aq të ashpër, sërish janë dhëmbë. Sepse marrëveshje me çdo çmim nuk guxon të ketë. Ndërsa secili që e ndjek situatën, kupton se në pyetje I ashtuquajturi “irredentizmi maqedonas” janë maqedonasit. Në këso kushtesh nuk mund të ketë marrëveshje. Dhe askush nuk mund të nënshkruajë marrëveshje të tillë. Sipas kësaj, mendoj se tani kthehemi në fillim të gjithë situatës dhe shihet se marrëveshja që e frustron palën tonë shumë vështirë do të arrihet për kohë të shkurtër, sepse esenca është shumë më e thellë sesa që dikush mund ta mendojë – tha ish ambasador Risto Nikovski.
Në konferencën për media pas takimit me ndërmjetësin Nimic, Dimitrov e porositi homologun e tij grek, Nikos Kocijas që të mos flet publikisht për linjat e kuqe për shkak se kjo gjë dëmton negociatat për emrin. Megjithatë vetë Dimitrov bëri të qartë se identiteti është linja e kuqe e palës maqedonase në kontestin shumëvjeçar.
Anesa Salihu

