Author: almakos

Arkivi shtetëror do të kalojë në ndërtesë të re, por për momentin nuk dihet në cilën. Përmbytja pas çdo reshje shiu, është shkaku që ky institucion nuk do vazhdojë të funksionojë në kuadër të Muzeut Arkeologjik që ka kushtuar 42 milionë euro në bregun e lumit Vardar, që u ndërtua në kuadër të projektit “Shkupi 2014”. Ministri i kulturës Robert Alagjozovski, paralajmëroi se tashmë po kërkohet hapësirë e re për Arkivin dhe akuzoi për joprofesionalizëm gjatë ndërtimit të ndërtesës së re. Uji i ka rrezikuar edhe dokumentet që i ruan Arkivi shtetëror. Alsat-M

Lexo më Shumë

Shërbimet e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë kanë përkthyer të gjitha amendamentet e VMRO-DPMNE-së për Ligjin për përdorimin e gjuhëve. Nga kabineti i kreut të Kuvendit, Talat Xhaferi, njoftojnë se “pjesa e përkthimit tashmë ka përfunduar dhe se punohet në përfundimin e procedurave të tjera dhe krijimin e kushteve që diskutimi për këtë Ligj të filloj sa më shpejtë në lexim të tretë në seancë plenare”. Nga kabineti i kryetarit të Kuvendit po ashtu theksojnë se në momentin që të gjitha procedurat të jenë gati, përmes web faqes së Kuvendit, opinioni do të njoftohet menjëherë për caktimin e seancës ku…

Lexo më Shumë

Një tërmet prej 3,8 ballësh sipas shkallës së Rihterit është regjistruar paradite në orën 10:13 me epiqendër në rajonin e Dojranit. Observatori sizmologjik pranë Fakultetit matematiko-natyror në Shkup njoftoi se epiqendra ka qenë 15 kilometra në lindje të Dojranit, në Greqinë fqinje. Tërmeti është ndjerë nga banorët në Dojran, Vallandovë dhe Strumicë, me intensitet prej tre deri në pesë ballë sipas Shkallës makrosizmike evropiane.

Lexo më Shumë

Nivelet e ujit të të gjithë lumenjve në Maqedoni sot janë më të larta nga mesatarja shumëvjeçare për muajin shkurt, por tek një pjesë e tyre zvogëlohen në krahasim me dje, tregojnë të dhënat më të reja nga matjet që i bën Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM). Nivel më të lartë se dje kanë Treska tek Makedonski Brodi, Vardari tek Velesi dhe Demir Kapia, Pçinja tek Banja e Katllanovës, Bregallnica tek Berova, Susheva tek Strumica dhe Cërna Reka tek Novaci. Nivelet e liqeneve natyrore janë në kuadër të mesatares për këtë muaj.

Lexo më Shumë

Gazeta gjermane Shpigel po përpiqet ta shpjegojë konfliktin midis Athinës dhe Shkupit, duke cituar një deklaratë të Shtefan Trebst, profesor i historisë për Evropën Lindore. I pyetur nëse ka arsye të qarta që e pengojnë Shkupin të përdorë emrin Maqedoni, ai përgjigjet: “Nga pikëpamja greke, emri i vendit fqinj i cili është si i provincës greke me këtë emër, fsheh rrezik për shtetin. Kjo është absurde, sepse me dekada Greqia është anëtare e NATO-s dhe Bashkimit Evropian dhe ka armatë e cila është dukshëm më e madhe se ajo e shtetit mikroskopik Maqedonia. Prandaj mendon se pohimet greke për siguri,…

Lexo më Shumë

Në Gjykatën Penale Shkup 1 sot fillon gjykimi për lëndën e Prokurorisë Publike Speciale (PPS) “Thesari” për furnizimin e pajisjeve për spiunim në të cilën i akuzuar i parë është ish-drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov. Sipas sistemimit të ri të gjykatësve në Gjykatën Penale, lëndën e udhëheq gjykatësja, Xhaneta Begtoviq. Krahas Mijallkov në këtë rast akuzohen edhe ish-shefi i kabinetit të tij Toni Jakimovski, ish-ndihmësministri i MPB-së, Nebojsha Stajkoviq dhe ish-shef i Drejtorisë së pestë në MPB, Goran Grujevski, i cili është në arrati në Selanik. Ata ngarkohen për keqpërdorimin e pozitës zyrtare dhe autorizimin dhe shkaktimin e dëmit në…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Bujar Osmani do të ketë mëngjes pune me ambasadorët e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Republikën e Maqedonisë. Në takim, informojnë nga Sekretariati për Çështje Evropiane (SÇE), janë ftuar ambasadorët e Republikës së Shqipërisë, Bosnjë dhe Hercegovinës, Republikës së Kosovës, Republikës së Malit të Zi dhe Republikës së Serbisë. “Takimi mbahet vetëm një ditë para daljes së Strategjisë së Komisionit Evropian për zgjerim me vendet e Ballkanit Perëndimor, e cila do të jetë edhe tema kryesore e takimit, ku pritet të hapen edhe tema të tjera të interesit rajonal, siç janë: cikli i radhës i Raportit…

Lexo më Shumë

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa ndalesa nëpër disa vende të lagështa. Dukshmëri të zvogëluar prej 30 deri në 50 metra për shkak mjegullës ka në Dellçevë dhe Smojmirovë, informon Lidhja Auto-moto e Maqedonisë (LAMM) në raportin e mëngjesit për gjendjen e rrugëve. LAMM rekomandon lëvizje të kujdesshme, shpejtësi të përshtatur të lëvizjes dhe respektim të sinjalizimit të vendosur të komunikacionit. Në grykat është e mundur rrëshqitje e tokës, sidomos në rrugët: Koçan – Makedonska Kamenicë – Dellçevë, Vinicë – Berovë, Gostivar – Strazhë, Mavrovë – Dibër – Strugë, Demir Kapi – Udovë, Katllanovë – Veles, Krushevë – Demir…

Lexo më Shumë

04 Shkurt Shtëpi të përmbytura, rrugë të bllokuara, rrëshqitje të dheut dhe derdhje të shtretërve të lumenjve – ky është bilanci i reshjeve të dendura që të shtunën e përfshinë Maqedoninë. Qendra për menaxhimin me kriza njofton se nga reshjet janë vërshuar 50 shtëpi në Kërçovë, ndërsa në njërin prej objekteve është evakuuar një grua dhe një fëmijë. Shtëpi të përmbytura ka edhe në Makedonski Brod. Niveli i shtretërve është rritur në tërë vendin, ndërsa më kritike është pjesa e epërme e Vardarit dhe rrjedha e tij në fushën e Pollogut. Banorët e Brodecit shprehen se shtretërit e papastruar të…

Lexo më Shumë

04 Shkurt Temperaturat pranverore në mes të dimrit, para kohe i kanë çelur frutat. Meteorologët bujqësor paralajmëruan se në pjesë të vendit, pjeshkat, bajamet dhe kajsitë kanë filluar të rriten. Agronomët dhe bujqit druajnë se nëse vazhdon moti i tillë, është e mundur që këto fruta të çelin. Ata gjithashtu paralajmërojnë se nëse në këtë apo në ndonjë fazë më të vonshme të zhvillimit të drunjve të këtyre frutave, ka temperatura të ulëta, këto të mbjella mund edhe të ngrinë. Nëse vazhdojnë kushtet e këtilla të motit, ndërsa sipas paralajmërimeve do të vazhdojnë, edhe pse temperaturat ditore do të jenë…

Lexo më Shumë

04 Shkurt Vdekja e foshnjave dhe nënave gjatë dhe pas lindjes, në të shumtën e rasteve është si pasojë e kontrolleve jo të rregullta shëndetësore të grave gjatë shtatzënisë. Kështu deklaroi ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe duke u bazuar në të dhënat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë të cilat thonë se kontrollet e rregullta dhe të duhura gjinekologjike akoma vazhdojnë të mbeten tabu temë te gratë. Përqindja më e madhe e foshnjave janë lindur para kohe, pesha e vogël e tyre dhe zhvillimi jo i duhur i organeve vitale, mushkëritë e zeza dhe të bardha si dhe sistemi nervor sjellin…

Lexo më Shumë

04 Shkurt Shënon rritje numri i delikuencave të të miturve në Tetovë, në krahasim me vitin e shkuar. Nga SPB e Tetovës njoftojnë se, përveç rritjes së numrit të të rinjve që kryejnë vepra penale, ka edhe përsëritës rishtazi të këtyre veprave. Gjithsej janë shënuar 65 vepra penale në sferën e delikuencave të të miturve ose 14 më shumë në krahasim me vitin 2016. Në këto vepra penale sipas analizave tona gjithsej janë përfshirë 90 kryerës apo të mitur e që numri më i madh janë përsëritës që kanë kryer më së tepërmi vjedhje të rënda dhe vjedhje që shpesh…

Lexo më Shumë