04 Shkurt
Shënon rritje numri i delikuencave të të miturve në Tetovë, në krahasim me vitin e shkuar. Nga SPB e Tetovës njoftojnë se, përveç rritjes së numrit të të rinjve që kryejnë vepra penale, ka edhe përsëritës rishtazi të këtyre veprave.
Gjithsej janë shënuar 65 vepra penale në sferën e delikuencave të të miturve ose 14 më shumë në krahasim me vitin 2016. Në këto vepra penale sipas analizave tona gjithsej janë përfshirë 90 kryerës apo të mitur e që numri më i madh janë përsëritës që kanë kryer më së tepërmi vjedhje të rënda dhe vjedhje që shpesh janë angazhuar nga më të rriturit. Kohëve të fundit edhe keqpërdorim të të dhënave nga rrjetet sociale – deklaroi Marjan Josifoski, zëdhënës i SPB-së Tetovë.
Sipas ekspertëve, një nga arsyet e shtimin të numrit të delikuenteve minoren, është pikërisht edhe mungesa e një shtëpie për riedukimin e tyre. Tetova kishte një të atillë, por në vitin 2001 u shkatërrua e më vonë nuk u kthye në gjendje normale shkaku i kontestit pronësor juridik mes BFI-së dhe Ministrisë së Drejtësisë. E njëjta ka rezultuar me atë që të miturit që bëjnë krime të vuajnë dënimin në burg në Shkup ku takohen me të rriturit. Për pasojë, sipas ekspertëve, ata nuk shkojnë për t’u rri edukuar atje por profesionalizohen dhe kthehen në terren për të kryer krimet e tyre”.
Një nga shkaqet bazë në Maqedoni është edhe burgu i Shutkës që ka trend negativ sepse po të ndalemi ta analizojmë në parimin individual do shihni se jo vetëm që është rritur numri anësor si në shkollat e mesme apo edhe në aspekt të terrenit ka plus nga tre katër persona që kryejnë vjedhje të rënda . Këtu del edhe apelimi që sa më shpejt të ndërtohet, sepse ekzistojnë institucionet kanë mundësi të merren me çështjet e pronësisë që të rregullohet. Sëse nuk do ndodh kjo do jetë në rritje recidivizmi në republikën e Maqedonisë – thotë Bashkim Selmani, ekspert i delikuencave të të miturve.
Sipas sociologëve, rol kyç në shtimin e numrit të delikuenteve të mitur ka edhe edikimi familjar, gjegjësisht, mos-kujdesi në masë të nevojshme i prindërve ndaj fëmijëve.
Përgjegjësia e familjes është e pamohueshme. Unë them se diçka që nuk arrin të kompensohet asnjëherë është mos interesimi i çiftit apo prindit për fëmijën. Fëmija i fal gjitha, vetëm mos interesimin nuk e fal, e ky mos interesim përfundon si zakonisht me kyçje në lloje grupesh apo mos të them në thonjëza bandave të vogla, dhe ku injorim i nevojave apo kërkesave që mund t`i ketë një adoleshent ndoshta e detyron atë për ndonjë adresë alternative – shpjegon Sinkron sociologu Musa Musai.
Përndryshe, në Qytetin e Tetovës me rrethinë, deri më tani ka të regjistruar rreth 500 të mitur që kanë kryer vepra të ndryshme penale, kryesisht vjedhje të rënda, vjedhje në makina dhe keqpërdorim si dhe shitje të substancave narkotike.
Bashkim Sulejmani

