Author: almakos

Bllokimi i ligjit për gjuhët dhe ligjet tjera reformuese, kanë shtyrë kryeparlamentarin Xhaferi bashkë me opozitën dhe shumicën parlamentare, që nëpërmjet takimeve larg opinionit, të kërkojnë zgjidhje për amendamentet e opozitës. Zv. kryeministri bujar Osmani pranon se partnerët e koalicionit akoma nuk kanë gjetur formulën e miratimit të ligjit. Unë mendoj se ende ka hapësirë që opozita të jetë më e arsyeshme në lidhje me Ligjin për përdorimin e gjuhëve sepse ai është proces ireverzibil, nuk ka kthim prapa në këtë proces i cili ka marrë besimin e 69 deputetëve. Mendoj se opozita ka pasur mundësi historike që ta ndryshojë…

Lexo më Shumë

Ministri i shëndetësisë Venko Filipçe arsyetoi vendimin e tre dite më parë për transferimin e fëmijëve me sëmundje të rënda, nga reparti hematologjik, në reparte tjera, në mungesë të infermiereve. Më mirë është që të vendosen të gjithë fëmijët në një vend ku ka numër të mjaftueshëm infermierësh se sa të jenë në një repart ku nuk mund të ju jepet kujdesi adekuat për diagnozën e caktuar – deklaroi ministëri i Shëndetësisë, Venko Filipçe. Për zgjidhjen e problemit në repartin hematologjik, Filipçe tha se janë siguruar mjetet financiare për punësimin e 20 infermiereve. Ai tha se me Ministrinë e Punës…

Lexo më Shumë

Nga java e ardhshme, Maqedonia do të hy në procesin serioz të negociatave të intensifikuara për çështjen e emrit, duke qenë se deri tani, bisedimet kanë qenë me qëllim të afrimit të pozicioneve, njoftojnë burime nga Qeveria. Në pajtim me këtë, më 15 dhe 16 shkurt mund të pritet një takim tjetër mes dy ministrave të jashtëm Nikolla Dimitrov dhe Nikos Kocijas në Sofje, në kuadër të takimeve joformale mes shefave të diplomacisë të vendeve anëtare të BE-së dhe vendeve aspirante. Nga Ministria e Jashtme nuk konfirmojnë takimin por thonë që janë në koordinim me dikasterin e jashtëm grek. Deri…

Lexo më Shumë

Gjykata Penale sot duhet të mbajë seancë për lëndën “Trust” të PSP-së, në të cilën i dyshuar i parë është biznesmeni Sead Koçan si edhe dy persona fizik dhe tre persona juridik, në mesin e të cilëve edhe drejtuesit e firmës Transmet”, “Sileks” dhe “Vato” SHPKNJP, për pjesëmarrje në tenderin e Elektranave të Maqedonisë. Seanca e kaluar ishte anuluar për shkak të pushimit mjekësor të gjyqtares, Lidia Zimbovska. Prokurorët e PSP-së deri më tani i kanë nxjerrë para gjyqit të gjitha dëshmitë. Në radhë janë dëshmitë e mbrojtjes, pas çka priten fjalët përfundimtare dhe aktgjykimi. Sipas aktakuzës, të dyshuarit me…

Lexo më Shumë

Ministrat e Punëve të Jashtme të Maqedonisë dhe të Greqisë, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Koxias, do të takohen në Sofje me datë 15 dhe 16 shkurt, në margjina të takimit joformal të shefave të diplomacive të vendeve nga BE-ja dhe shteteve kandidate për anëtarësim, publikoi Agjencia e Pavarur Ballkanike e Lajmeve – IBNA. Pritet që Dimitrov dhe Koxias të bisedojnë për hapat e ardhshëm në procesin e zgjidhjes së kontestit me ermin mes dy vendeve. Dje kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev, paralajmëroi se javën e ardhshme duhet të mbahet takim i ri i shefave të diplomacive të Maqedonisë dhe Greqisë,…

Lexo më Shumë

Anëtarësimi i Republikës së Maqedonisë në NATO është tema  në të cilën sot  në panel debat do të flasin ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska, ambasadorja e Republikës së Kroacisë Danijella Barishiq, koordinuesi nacional për NATO-n Stevo Pendarovski dhe analisti politik Sasho Ordanoski. Pyetjet në të cilat do të përgjigjen panelistët kanë të bëjnë edhe me atë  nëse zbatimi i aktiviteteve në kornizat e procesit garantojnë transparencë të institucioneve dhe respektim  të të drejtave dhe lirive të njeriut, si dhe në sfidat dhe mundësitë  të cilat hapen në këtë proces. Panel diskutimi është në organizim të CIVIL Media, si pjesë e…

Lexo më Shumë

Edhe katër ditë pas vërshimeve, rruga Poroj – Xhermë vazhdon të mbetet e bllokuar, e me këtë, edhe hyrja për në shtëpinë e familjes Bajrami, e cila është bllokuar për pasojë të rrëshqitjes së dheut. Rruga këtu vazhdon të jetë për të katërtën ditë me radhë e bllokuar, ndërkohë që vazhdon edhe më tej të rrëshqasë dheu dhe të rrezikojë si këtë kasolle, po ashtu edhe shtëpinë që shihni pas meje”. Banorët e Porojit, pas vërshimeve të katër dite më parë, vazhdojnë të përballen edhe me mungesën e ujit për pije. Sasia e madhe e ujit që ka sjell lumi…

Lexo më Shumë

‘Shpresojmë se kjo do të thotë hapje e një kapitulli të ri në marrëdhëniet mes dy vendeve dhe dy popujve’, thuhet në raportin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Greqisë, gjithashtu në kumtesë thuhet se përshëndesin vendimin e Qeverisë së Maqedonisë për riemërtimin e aeroportit të Shkupit dhe autostradën me të njëjtin emër që lidh dy vendet. “Përshëndesim vendimin e sotëm (dje) të Qeverisë së ish-Jugosllavisë së Republikës së Maqedonisë ta riemërojë aeroportin në Shkup në ‘Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit’, si dhe autostradën që lidh Shkupin me kufirin grek në ‘Autostrada e Miqësisë’. Vendimi i sotëm është hap pozitiv…

Lexo më Shumë

VMRO-DPMNE thotë se grupimi në bazë të neneve i 36 mijë amendamenteve kundër ligjit për gjuhët, mund ta shkurtojë procedurën, mirëpo sipas tyre, përsëri do duheshin më shumë se 5 muaj deri në shterjen e plotë të debatit. Ata mohojnë të ketë ndonjë marrëveshje politike me pushtetin për tërheqjen eventuale të amendamenteve. Burime nga brenda partisë opozitare maqedonase thonë se në rast se nuk pranohet asnjë amendament dhe ligji miratohet kështu siç është, do dorëzojnë iniciativë në Gjykatën Kushtetuese. Ndërkaq Petre Shilegov nga radhët e LSDM-së mbron Ligjin për përdorimin e gjuhëve, pasi sipas tij ky ligj vetëm rregullon mënyrën e…

Lexo më Shumë

Lëvizja Besa në Shkup (krahu i Bilall Kasamit), sot para mediave publikoi vendimi e Gjykatës Themelore Shkupi 2, në të cilën është refuzuar ankesa për shkarkimin e kryetarit të Lëzisjes Besa, Bilall Kasami dhe vendosja e Nexhbedin Karemanit si kryetar i përkohshme i kësaj partie. Nga Lëvizja Besa u bëjnë thirrje të gjithë atyre anëtarëve, që sipas tyre, mund të jenë të manipuluar dhe të hutuar nga dezinformatat në opinion të kyçen në strukturat e partisë të cilat janë në formim e sipër në prag të mbajtjes së Kongresit te partisë, i cili do të mbahet me 24 Shkurt ne…

Lexo më Shumë

Temperaturat pranverore në këtë periudhë të vitit vazhdojnë të mbushin me pacientë ambulancat dhe klinikat në Shkup. Qytetarët që anketuam në hyrje dhe dalje të institucioneve në fjalë ankohen për temperaturë të lartë dhe ethe. Siç thonë të njëjtit, kjo valë e viruseve vjen si rezultat I motit të ngrohtë në këtë sezon të dimrit. “Po, me temperaturë e kam vajzën. Për çka tjetër ankohet? Më shumë temperaturë, deri 38.5, tash po sjell për kontrolle”. “Kollitje, ethe, temperaturë, më shumë po na japin Amoksikllav, çaj të pimë. Mendoj se koha shumë e nxehtë për kohën që është, duhet të jetë…

Lexo më Shumë

Në mbledhje, si para pika do të shqyrtohen gjendjet dhe përparimi në procesin e integrimit evropian, shfrytëzimi dhe implementimi i fondeve nga BE-ja, Statusi i realizimit të prioriteteve të RM-së për hyrje në NATO dhe Statusi i realizimit të Marrëveshjes kornizë. Para anëtarëve të Qeverisë do të gjenden edhe Programi vjetor investues i NP HC “Zletovica” Probishtip për vitin 2018, me Propozim-vendim, Plani financiar dhe Programi vjetor për punë i Agjencisë për Nxitje të Zhvillimit të Bujqësisë për vitin 2018, me Propozim-vendim, Programi për punë dhe plan financiar të Agjencisë për Investime të Huaja dhe Promovim të Eksportit të Republikës…

Lexo më Shumë