Author: almakos

Për më shumë se katër orë po zgjat takimi mes ministrit të Jashtëm Nikolla Dimitrov, homologut të tij grek Nikos Kocias dhe ndërmjetësit të OKB-së për çështjen e emrit Metju Nimic. Nuk dihet nëse palët do të prononcohen pas këtij takimi që mbahet në Vjenë. Në kryeqytetin e Austrisë, Dimitrov dhe Kocias u takuan edhe një natë më parë për të sqaruar pozicionet para takimit me Nimicin. Mediat greke shkruajnë se vendi i tyre ka përpiluar një pjesë të draft-marrëveshjes e cila do të jetë bazë e bisedimeve të Vjenës. Bisedimet mund të vazhdojnë edhe në takimin joformal të ministrave…

Lexo më Shumë

Prokuroria Speciale Publike (PSP) do të mbaj duart larg përfaqësimit të aktakuzës në rastin “Monstra” deri sa nuk miratohen ndryshimet në Ligjin për dëshmitarët e mbrojtur. Nga Specialja njoftuan shkurt se ka procedurë para-hetimore por çdo gjë tjetër mbetet besueshmëri e hetimit. Për mbrojtjen ishte e pa pritshme akuza e njëjtë por u shprehen optimist se deri në seancën e radhës nuk përjashtohet mundësia që në proces të kyçet edhe PSP-ja. Ekspertët komentojnë nevojën e kyçjes së ekipit të Katica Janevas në rigjykim. Juristja Arta Zendeli vlerëson se Specialja duhet të përfshihet në këtë rast pasi që provat dhe dëshmitarët…

Lexo më Shumë

Kisha Ortodokse Maqedonase (KOM) distancohet nga qëndrimet e peshkopit Agatangel i cili në një kolumnë të publikuar nëpër portale të internetit ka dhënë vlerësimin e tij për bisedimet rreth emrit me Greqinë. Zëdhënësi i KOM-it, peshkopi Timotej për Alsat- M thonë se kisha respekton mendimet individuale, por megjithatë qëndron anash nga politika. Nuk është qëndrim i Sinodit të shenjtë dhe i Kishës. Kisha nuk është pozicionuar për të zgjidhur çështje politike, por që të kujdeset për jetën shpirtërore të ortodoksëve. Politika të lihet anash, nuk duhet të merremi me çështje ditore politike- deklaroi Peshkopi Timotej, zëdhënës i KOM-it, Dioqeza e Ohrit.…

Lexo më Shumë

Përplasen sërish kreu i komunës së Gostivarit Arben Taravari dhe ish kryetari i komunës Nevzat Bejta. Taravari e ka akuzuar Bejtën se bllokon punën e këshillit të komunës, me ç`rast, pamundëson investimet në projekte kapitale. Ai këto komente i bëri gjatë prezantimit të të arriturave për 100 ditët e para të pushtetit lokal. Nuk është puna se unë nuk pajtohem me plotësimet apo ndryshimet e buxhetit. Sipas ligjit për vetëqeverisje lokale, kryetari e propozon buxhetin dhe këshilli duhet ta diskutojë dhe imagjinoni nuk është fut as në rend dite buxheti. Financimi i përkohshëm vjen kur nuk arrihet marrëveshje mes kryetarit…

Lexo më Shumë

Këshilli gjyqësor i refuzoi të gjithë ankesat e mbrojtjes në rastin “Tanku”, në të cilin të akuzuar janë ish-kryeministri Nikolla Gruevski, ish-ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankulloska dhe ish-ndihmës ministri i MPB-së, Gjoko Popovski, për furnizimin e “Mercedesit” luksoz prej 600 mijë eurosh. Të akuzuarit nuk do t’i marrin materialet e përgjuara në audio formë dhe ato në këtë lëndë do të përdoren si dëshmi. Është refuzuar një ankesë e avokates Sanja Aleksiq, e cila i kontestoi të dy ekspertizat e propozuara nga PSP, ndërsa janë në listën e tyre të dëshmive, me elaborim se ekspertët nuk kanë pasur…

Lexo më Shumë

Shoqata e mjekëve privat të Maqedonisë ripërsëritën kërkesën e tyre disavjeçare që pacientët të mos udhëhiqen nga mjeku amë por nga ambulanca amë. Një gjë e tillë nënkupton që nëse mjeku amë i ndonjërit pacient lëshon vendin e punës apo del në pension atëherë pacienti të vazhdojë të jetë i regjistruar në atë ambulancë dhe t’i kryej kontrollet e tij në po atë shtëpi të shëndetit. Mjekët thonë se me ikjen e ndonjërit prej mjekëve amë, shtëpitë e shëndetit dëmtohen së tepërmi financiarisht marrë parasysh se me ikjen e tyre, fshihen të gjithë pacientët e regjistruar tek mjeku i caktuar.…

Lexo më Shumë

Gjatë qëndrimit në Turqi, kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev tha se përskaj asaj që Turqia renditet në vendin e 6 për nga numri i investimeve në vend, do të krijohen kushte për investime edhe më të mëdha. Sipas tij, ka mjaftë interesim nga kompanitë turke. Zaev nga Ankara zyrtare gjithashtu kërkoi që të vazhdojë mbështetjen për anëtarsimin e Maqedonisë në Nato, por edhe në BE. Investimet dhe anëtarsimi i Republikës së Maqedonisë në NATO janë të rëndësishme për zhvillimin ekonomik të shtetit tonë, si dhe për përmbushjen e qëllimeve tona strategjike. Dhe çdo mik i sinqertë i Maqedonisë është i…

Lexo më Shumë

Lehtësimi i punës së mjekëve dhe qasja e pacientëve te shëndetësia primare, të cilët tashmë nuk do të duhet të kenë kujdes nëse mjeku i tyre amë apo zëvendësi i tij është në turn dhe në çdo kohë të mund të shkojnë në mjek, është qëllimi i propozimit nga mjekët amë, i cili po shqyrtohet në Ministrinë e Shëndetësi. “Momentalisht shqyrtohen të gjitha propozimet e deritanishme nga mjekët amë. Bëhet fjalë për më shumë propozime, mes të cilëve shqyrtohet edhe mundësia që licenca për punë të jetë në emër të institucionit shëndetësor privat, ndërsa pacientët gjatë përzgjedhjes së mjekut amë…

Lexo më Shumë

Policia e Tetovës ka gjetur gjysmë kilogramë marihuanë dhe një peshore për matjen e saj gjatë bastisjes në shtëpinë e shtetasit A.R. vjeç në Tetovë. Ai është arrestuar në flagrancë dhe kundër tij do të ngrihet padi penale. “Më 10 shkurt me urdhër të Gjykatës Themelore Tetovë, zyrtarët policorë nga Sektori i Punëve të Brendshme Tetovë kanë kryer bastisje  në shtëpinë dhe hapësirën ndihmëse të A.R.(30) në rrugën “Braqa Milladinovi” në Tetovë. Gjatë bastisjes, në shumë vende në shtëpi është gjetur drogë narkotike marihuanë  me masë të tërësishme  prej rreth 500 gr, si dhe një peshore me mbetje  të marihuanës.…

Lexo më Shumë

Një e moshuar ka humbur jetën nga një zjarr që përfshiu sot në mëngjes banesën e saj në rrugën “Turistiçka” në Ohër.  Zjarri është raportuar nga fqinjët e saj në orën 7:05 minuta.  Zjarrfikësit kanë intervenuar menjëherë dhe kanë lokalizuar zjarrin të penguar përhapjen e tij në banesa të tjera të pallatit. Por për të moshuarën nuk kanë mundur të bëjnë asgjë.  Gruaja është dërguar menjëherë në spitalin e Ohrit, ku është konstatua vetëm vdekja e saj. Informacionet e para tregojnë se bëhet fjalë për një rast aksidental dhe zjarri mund të jetës shkaktuar nga një cigare e pashuar.

Lexo më Shumë

Numri i zjarreve të shkaktuara në vend, qoftë në objekte banimi ose objekte të tjera ka shënuar rritje të madhe që në muajt e parë të vitit. Nga njësia e zjarrfikësve në Shkup thonë se vetëm gjatë muajit janar janë kryer 107 intervenime Xvonko Tomevski, komandant i njësisë në Shkup tha për Alsat se për të depërtuar në vendet e zjarrit ballafaqohen me probleme të mëdha, posaçërisht për shkak të bllokimit të rrugëve nga numri i madh i makinave. Gjatë periudhës së dimrit vështirësitë më të mëdha janë moti më lagështi, vështirësitë që kemi gjatë gjithë vitit janë depërtimi i…

Lexo më Shumë

Intervenimi në Kushtetutë për momentin është i pamundur dhe këtë Greqia e din shumë mirë, konsideron profesori universitar, Nano Ruzhin. Sipas tij, për Athinën nuk mund të ketë garanci se eventualisht ndonjë Qeveri tjetër e cila do të vinte në pushtet pas një periudhe, nuk do ta ndryshojë vendimin e këtillë kushtetues. Paralajmërimet e fuqishme nga pala greke se problemi me emrin mund të zgjidhet vetëm me ndryshimin e Kushtetutës, sipas Ruzhin janë për përdorim të brendshëm dhe për t’i kënaqur kërkesat e opinionit në Greqi. Alternativa më e mirë dhe gjëja më e garantuar mund të jetë një marrëveshje…

Lexo më Shumë