Author: almakos

2 March 2018 / 12:17 Ushtria ruse sot kumtoi se në Gutën Lindore, periferi e Damaskut, ka filluar armëpushim pesorësh. Mediat ruse, duke iu referuar deklaratës së një funksionari rus në qendrën për mbikëqyrje të ndërprerjes së zjarrit  në Siri, lajmëruan se kjo është pauza e katërt humanitare në ditët e fundit. Ushtria ruse mbrëmë i akuzoi kryengritësit sirianë se e granatojnë korridorin humanitar, i vendosur nga Moska dhe Qeveria siriane. Gjenerali Vlladimir Zollotuhin deklaroi se ekstremistët të cilët e kontrollojnë Gutën Lindore e granatojnë   korridorin dhe e pengojnë evakuimin e popullsisë nga periferia lindore e Damaskut. Rusia i akuzon…

Lexo më Shumë

2 March 2018 / 11:18 ”Bisha nga Lindja”, siç është ashtuquajtur vala e motit të keq, shoqëruar me dëborë dhe temperatura ekstreme minimale në të gjithë Europën, ka shkaktuar deri tani 55 të vdekur, njoftoi sot BBC-ja. Situata më e rëndë paraqitet në Poloni, ku numri i viktimave, shumica të pastrehë, ka arritur në 21. ”Shtatë të tjerë janë regjistruar në Sllovaki dhe gjashtë në Republikën Çeke”, shtoi BBC-ja. ”Ndërmjet viktimave janë edhe tre në Spanjë, pesë në Lituani, katër Francë dhe dy në Serbi, Itali, Slloveni dhe Rumani. Në Britaninë e Madhe ka vdekur një person”, përfudnon BBC.

Lexo më Shumë

2 March 2018 / 10:22 Fjalimi i zellshëm i Vladimir Putin rikthen hijet e Luftës së Ftohtë. Shumica e analistëve ndërkombëtarë besojnë se prezantimi i raketës së re të pakapshme nga radarët dhe sistemet mbrojtëse dhe në gjendje që të transportojë mbushje bërthamore, nëse është e vërtetë, atëherë do të ndryshojë rregullat e lojës. “Rusia gjithmonë ka qenë një fuqi bërthamore, por nuk na kanë dëgjuar. Të na dëgjojnë tani!”, u shpreh ndër të tjera shefi i Kremlinit. Por, ky fjalim u mbajt pak më shumë se dy javë nga zgjedhjet presidenciale të 18 marsit, të cilat Putin pritet t’i…

Lexo më Shumë

2 March 2018 / 9:59 Deputetët e LSDM-së dhe BDI-së kërkuan nga anëtarët e Komisionit shtetëror për parandalim të korrupsionit (KSHPK) që të parashtrojnë dorëheqje të parevokueshme për shkak të keqpërdorimeve të konstatuara në raportin e revizionit, e nëse nuk e bëjnë këtë paralajmëruan se do të ngrenë procedurë parlamentare për revokimin e tyre. “Anëtarët e KSHPK-së nuk kanë më kredibilitet profesional dhe etik që ta kryejnë këtë funksion as edhe një ditë më shumë. Nga këto shkaqe nesë ata nuk japin dorëheqje urgjente dhe të parevokueshme, Parlamenti si organ i obliguar për zgjedhjen e anëtarëve të këtij komisioni do…

Lexo më Shumë

 Ish-shefi i DSK-së Goran Grujevski dhe kolegu i tij Nikolla Boshkovski, sot kanë ardhur në seancën gjyqësore në Gjykatën Supreme në Athinë, ku do të vendoset për ankesën e tyre për vendimin për ekstradim të gjykatës në Selanik, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Athina. Sipas programit të Gjykatës, së bashku me Grujevskin dhe Boshkovskin sot ka gjykim për edhe 18 raste të tjera. Seanca e kaluar gjyqësore që u mbajt më 16 shkurt, u shty për shkak të periudhës së shkurtër që e kanë pasur avokatët për shqyrtimin e lëndës dhe pasi nuk ishte siguruar përkthyes në gjuhën maqedonase. Gjashtë…

Lexo më Shumë

1 March 2018 / 23:57 Rastësisht, 31 punëtorë të rafinerisë fituan një prej jackpoteve më të mëdha në historinë kanadeze. Çmimi prej 60 milionë dollarësh (rreth 46.7 milionë dollarë amerikanë) është më i madhi i dhënë ndonjëherë nga Atlantic Lottery. Milionerët e menjëhershëm u shfaqën në një ceremoni të mërkurën dhe sigurisht të qeshur. Si anëtarë të bashkimit lokal të Boilermakers 203, ata të gjithë punojnë së bashku në rafinerinë e naftës “Come By Chance”, e vendosur në një qytet me një popullsi prej 228 banorësh në Newfoundland dhe Labrador. Për tre muaj, grupi kishte blerë bileta e lotarisë. “Ne…

Lexo më Shumë

Pas publikimit të programit vjetor të Ministrisë së kulturës pasuan reagime të shumta rreth ndarjes së mjeteve. Nga Shtëpia Botuese “ Shkupi” kanë dërguar letër publike në adresë të Ministrit të kulturës Robert Allagjozovski, duke akuzuar se mjetet për veprimtari botuese nuk janë ndarë në mënyrë transparente dhe janë bërë shkelje të kritereve të vendosura nga vet Ministria. Mjete për botim u janë dhënë disa shoqatave tregtare dhe prodhuese, shtypshkronjave, shoqatave për shërbime të ndryshme, madje ndonjë prej tyre është përkrahur për të botuar 9-10 tituj. Kërkojmë që Komisioni për botime, Këshilli për kulturë dhe palët e interesuara të hapin…

Lexo më Shumë

Takimi i mbrëmshëm i ministrave të jashtëm të Maqedonisë e Greqisë me ndërmjetësuesin e OKB-së, Nimic shënon fillimin e vërtetë të negociatave, kështu deklaroi kryeministri Zoran Zaev. Pa dashur të zbulojë detaje që sipas tij mund ta dëmtonin procesin negociues, Zaev megjithatë përmendi se thelbi i negociatave qëndron tek ndryshimi ose jo i kushtetutës.  Gjithsesi pozitat esenciale janë shumë të rëndësishme, emri, Kushtetuta nëse do të ndryshojë ose jo, gjuha dhe çështje të tjera që përmenden. Gjithsesi ajo është esenca e gjithë procesit negociues dhe mundësisë së gjetjes së zgjidhjes. Besoj se dy palët do të jemi pragmatik. Dinjiteti është…

Lexo më Shumë

Në Gjykatën Penale vazhdon gjykimi për lëndën “Trajektorja” në të cilën të akuzuar janë ish-kryeministri Nikolla Gruevski, ish-zëvendëskryeministri Vlladimir Peshevski, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakievski dhe ish-drejtori i Agjencisë për Rrugë Shtetërore, Lupço Georgievski. Të akuzuarit marrin pjesë në seancën e sotme që e zhvillon gjykatësi Goran Boshevski. Në fillim, gjykatësi Boshevski i refuzoi propozimet e mbrojtjes nga seanca paraprake që t’ju dorëzohen dëshmitë në CD ose në formë të shkruar, si dhe audio incizimet të refuzohen si dëshmi materiale në procedurë. Në lidhje me audio incizimet, Boshevski tha se pavarësisht se ato janë krijuar në mënyrë të paligjshme,…

Lexo më Shumë

Është vrarë një vajzë kumanovare në Siri e cila bënte pjesë në grupin e ISIS-it. Lajmi i është kumtuar njerëzve të afërm të saj, ndërsa ditëve të fundit u dhanë lajme edhe për vdekjen e dy shqiptarëve të tjerë, si pasojë e luftimeve në Siri. Vajza kumanovare para katër viteve ishte arratisur nga shtëpia e saj duke mësuar më vonë se gjendet në Siri në radhët e ushtrisë e SHI-së. Ajo për katër vite në rrethana të panjohura ka qëndruar në Siri dhe Irak dhe se nuk ishin dhënë lajme apo senzacione mediale rreth fatit të saj. Deri më tani, në…

Lexo më Shumë

Makina dhe mauna të bllokuar, kolona të gjata të automjeteve, kjo ishte pamja e sotme në qafën Bukovo. Të reshurat e dendura të borës që u intensifikuan në orët e pasditës tërësisht e bllokuan qarkullimin në rrugën Ohër- Resnjë. Udhëtarët që u bllokuan me automjetet e tyre, të revoltuar nga gjendja e rrugëve, na dërguan video incizime dhe fotografi ku shihet se “Rrugët e Maqedonisë” aspak nuk ka intervenuar në këtë pjesë. Sipas informatave të fundit nga policia, qarkullimi është normalizuar, por ende në fuqi është ndalesa për qarkullimin e automjeteve të rënda transportuese në këtë aks. Bora e ka…

Lexo më Shumë

Në qafën malore “Bukovo” është ndaluar qarkullimi për automjetet e tonazheve të rënda, ndërsa për shkak të reshjeve të mëdha të borës MPB-ja apelon që të evitohet qarkullimi në rrugën magjistrale Ohër-Kërçovë dhe Ohër-Resnjë. SPB-ja Ohër ka ndërmarrë masa të përforcuara për siguri dhe kontroll të komunikacionit dhe implementon masa për ndalesë të lëvizjes së automjeteve të rënda transportuese drejt vendkalimeve malore “Presekë”, “Bukovë” dhe drejt vendkalimit kufitar “Qafëthanë”. Janë vendosur gjithashtu, pika kontrolli të komunikacionit në “Podmolje” në rrugën magjistrale Ohër-Kërçovë dhe te”Emo” në afërsi të fshatit Kosel në rrugën magjistrale Ohër-Resnjë. “Në ato akse rrugore nuk lejohet lëvizje…

Lexo më Shumë