2 March 2018 / 16:17 “Kryesi e re, me bindje të njëjta”. Kështu e komentojnë partitë shqiptare qëndrimin e kreut të VMRO-DPMNE-së Hristjan Mickovcki, se 35 mijë amendamentet kundër miratimit të ligjit për gjuhën, mund të tërhiqen vetëm me ri përpilimin e të njëjtit. Nga BDI-ja thonë se VMRO-DPMNE-ja ka qenë e gatshme që të pranoj ligj për gjuhët edhe me të avancuar se ky aktual, në kohën kur bisedohej për koalicione ndërsa deklaratat diametralisht të kundërta në lidhje me gjuhët i quajnë politika ditore. Megjithatë, partia shqiptare në pushtet beson se do e gjejnë formulën e miratimit të ligjit…
Author: almakos
2 March 2018 / 16:06 Derisa skandali për keqpërdorimin e parave dridh komisionin kundër Korrupsionit, kryetari i këtij institucioni Igor Tanturovski sot ishte në rendin e parë të mbledhjes së Komisionit për sistem politik. Ai dëgjonte si institucionet dorëzojnë raporte transparente në Kuvend dhe para publikut. Edhe pse shumica parlamentare kërkon shkarkimin e të gjithë anëtarëve të komisionit antikorrupsion, ai këmbëngul në qëndrimin, se nuk do të japë dorëheqje pasi sipas tij bëhet fjalë për fushatë politike kundër tij. Ai vlerëson se nuk ka arsye që të shkarkohet nga Kuvendi sepse të dhënat e raportit të revizorëve janë nxjerrë nga…
2 March 2018 / 15:58 Derisa qeveria lavdërohet për transparencë dhe llogaridhënie, organizatat joqeveritare dhe gazetarët me vërejtje për punën e partisë në pushtet. Kryetari i shoqatës së gazetarëve, Naser Selmani u ankua se ministrat e BDI-së nuk janë transparent dhe nuk u përgjigjen gazetarëve të mediave shqipe. Ministri për komunikime, Robert Popovski thotë se këtë çështje do ta hap në njërën nga seancat e ardhshme të Qeverisë. Unë këtë çështje do ta hap në nivel më të lartë, edhe atë jo vetëm për ministrat dhe funksionarët e një partie, por për të gjithë – ministëri i Komunikacioni Robert Popovski. Risi është…
2 March 2018 / 15:41 Gjashtë agjentët e DSK-së Robert Ivanovski, Boban Stojanovski, Ilija Smilevski, Mile Vellkovski, Marjan Nikollovski, Mile Andonovski dëshmuan në seancën e sotme në Gjykatën e Apelit për rastin e Sopotit. Me kërkesën e tyre seanca u mbajt me dyer të mbyllura për shkak të informatave të klasifikuara. Pala mbrojtëse thotë se këta dëshmitarë të propozuar nga Prokuroria Speciale kanë rëndësi të madhe për vërtetimin e gjendjes faktike dhe lirimin e të dyshuarve. Nuk kuptojmë se si ka mundësi me gjithë këto veprime që ka marrë ministria e punëve të brendshme me asnjë dëshmi konkrete relevante verbale apo…
2 March 2018 / 15:21 Gjykata penale seancat gjyqësore do t’i regjistrojë me 16 kamera full HD, ndërsa fjalimet e të akuzuarve dhe avokatëve do t’i regjistrojë me 40 mikrofonë. Pajisjet për gjykatën Shkupi 1 kushtojnë diku rreth 140 mijë euro pa TVSH. Ministria e drejtësisë tashmë e ka shpallur tenderin. Përveç kamerave dhe mikrofonave do të blihen edhe 8 altoparlantë, 8 rafte për mbajtjen e pajisjeve si dhe 8 audio mikserë. Sipas specifikimit të tenderit, kërkohet edhe aplikacion serveri. Me këtë duhet të mundësohet sigurim i materialeve të regjistruara, por edhe të bëjë kopje rezervë nga gjykimi i regjistruar.…
2 March 2018 / 14:54 Vazhdojnë përplasjet në Kuvendin e Kosovës mes deputetëve të Vetëvendosjes dhe kryeparlamentarit të Kosovës Kadri Veseli. Situata u tensionua kur deputeti i Vetëvendosjes Frashër Krasniqi mori fjalën dhe iu drejtua deputetëve të PDK-së dhe LDK-së, ndërkaq kryeparlamentari Veseli kërkoi nga shërbimet e Kuvendit që deputetit Krasniqi t’i ndërpritet fjala. “Siç mund ta dini të hënën që shkoj gjykata i liroi katër aktivistët e VV-sw nga rasti i montuar që na kanë hyp mbi qafë tash e dy vite. Sot kam dal këtu veç për me ia pa fytyrat juve deputetëve të PDk-së e disa prej…
2 March 2018 / 14:42 Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se “luftërat tregtare janë të mira”. Ai i bëri komentet pasi vendimi i tij për të vënë tarifa mbi importet e çelikut dhe aluminit ka shkaktuar reagime. Trump, në një postim në Twitter, tha se SHBA-ja “ka humbur miliarda dollarë në tregti” dhe se luftën tregtare mund “ta fitojë lehtë”. Të enjten, ai tha se importet e çelikut do të përballen me tarifa prej 25%, ndërsa ato të aluminit 10%. Kanadaja dhe Bashkimi Evropian thanë se do të ndërmarrin kundërmasa. Meksika, Kina dhe Brazili thanë po ashtu…
2 March 2018 / 13:39 Kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe presidenti amerikan, Donald Trump kanë shprehur shqetësimet e tyre pas njoftimeve të presidentit rus, Vladimir Putin se shteti i tij ka pozicionuar apo është duke zhvilluar armë të reja bërthamore. Merkel dhe Trump kanë thënë se armët do të kenë një ndikim negativ në “përpjekjet ndërkombëtare për kontrollin e armëve”, është thënë në një deklaratë të qeverisë gjermane gjatë ditës së sotme. Në fjalimin e tij të parë para kombit më 1 mars, Putin ka thënë se Rusia ka zhvilluar armë të reja, duke pretenduar se disa prej tyre kanë…
2 March 2018 / 13:23 Dhjetëra qytetarë sot kanë protestuar para Prokurorisë Themelore duke kërkuar drejtësi për vrasjen e vogëlushit katër vjeçar Almir Aliu. “Vrasja nuk është aksident”, “Drejtësi për Almiri” dhe tjera, janë vetëm disa nga mbishkrimet e pankartave të cilat protestuesit i mbanin në duar. Drejtpërdrejt nga protesta “Drejtësi për Almirin” Posted by Alsat-M.TV on Friday, 2 March 2018
2 March 2018 / 13:15 Në Iran me kërkesë zyrtare të Bankës Qendrore hyn në fuqi ndalesa për përdorimin e valutës amerikane në procedurat importuese. “Kjo nuk do të shkaktojë probleme të mëdha me tregtarët, sepse është e vogël hyrja e dollarëve në aktivitetet tregtare të Iranit. Tashmë një kohë të gjatë sektori bankar në Iran nuk mund ta përdorë dollarin për shkak të sanksioneve”, theksoi drejtori i Bankës Qendrore të Iranit për punë me devizat, Mehdi Kasreipour. Si pjesë e embargos tregtare bankave amerikane u është ndaluar bashkëpunimi me Iranin. “Duke marrë parasysh se përdorimi i dollarit është i…
2 March 2018 / 12:50 Një bombë e improvizuar ka shpërthyer sot në mëngjes jashtë zyrave të Ministrisë së Kulturës, në sheshin ”Karytsi”, në qendër të Athinës. Shpërthimi ka shkaktuar dëme të shumta në fasadën e ndërtesës. Aktualisht, policia është duke kryer hetime lidhur me këtë çështje .
2 March 2018 / 12:25 Të ballafaquar me indinjatën e publikut pas masakrës me armë zjarri që shkaktoi 17 të vdekur në një shkollë të mesme në Florida, prodhuesit amerikanë të armëve, tashmë në një situatë të vështirë, po gjenden nën mosbesimin e kompanive të mëdha, që kanë filluar të distancohen. Nën presionin popullor, të shprehur nga ana e ndjekësve në internet, kompanitë e makinave me qera ”Hetz”, kompania ”Alamo National”, kompanitë e sigurimit ”Metlife” dhe ”Chubb” dhe shoqëria e sigurisë informatike ”Symantec” nuk duan të bashkëpunojnë me NRA, lobin më të fuqishëm të armëve. Këto kompani, njëra pas tjetrës,…

