2 March 2018 / 15:58
Derisa qeveria lavdërohet për transparencë dhe llogaridhënie, organizatat joqeveritare dhe gazetarët me vërejtje për punën e partisë në pushtet. Kryetari i shoqatës së gazetarëve, Naser Selmani u ankua se ministrat e BDI-së nuk janë transparent dhe nuk u përgjigjen gazetarëve të mediave shqipe. Ministri për komunikime, Robert Popovski thotë se këtë çështje do ta hap në njërën nga seancat e ardhshme të Qeverisë.
Unë këtë çështje do ta hap në nivel më të lartë, edhe atë jo vetëm për ministrat dhe funksionarët e një partie, por për të gjithë – ministëri i Komunikacioni Robert Popovski.
Risi është edhe ajo që në periudhën e ardhshme do të deklasifikohen të gjitha dokumentet që mund të jenë të deklafisikuara dhe që nuk përmbajnë sekrete shtetërore ose të sigurisë. Të pyetur nëse Qeveria ka frikë se me deklasifikimin e dokumenteve mund të zbulohet edhe ndonjë korrupsion i mundshëm, Popovski ishte i prerë.
Puna e parë është t’i deklasifikojmë dhe të shohim çfarë ka aty. Filluam, procedurat më të mëdha të tenderëve po hapen, por do të shohim deri në fund çfarë do të bëhet. Absolutisht mund të ngriten padi penale, por kjo do të mund të bëhet edhe pas informacionit dhe do të mund të veprohet, që të mos jetë puna se vetëm qeveria bën diçka – tha Robert Popovski.
Popovski paralajmëroi se së shpejti të gjithë ministrat patjetër të përgjigjen sa dhe për çka i kanë shpenzuar paratë. Organizatat civile pyetën nëse në llogaridhënien do të përfshihen edhe komunat, sepse sipas tyre, komunat janë të mbyllura dhe nuk janë informata të karakterit publik. Popovski shtoi se në të ardhmen edhe ato patjetër do të duhet të hapen dhe të jenë transparent ndaj qytetarëve. Nga Qeveria paralajmërojnë se nuk do të ketë tolerancë ndaj atyre operatorëve kabllorë që nuk kanë kontrata autoriale për transmetimin e përmbajtjeve të caktuara.
Verica Pavlovska


