Author: almakos

3 March 2018 / 16:28 Më shumë se tetë muaj nuk punën tomografi kompjuterik në spitalin e Ohrit, edhe pse të njëjtin e përdorin jo vetëm pacientë nga Ohri por edhe Struga sepse në spitalin e Strugës nuk ka një aparat të tillë. Është prishur gypi i rëntgenit për shkak të vjetërsisë. Për shkak të kësaj qytetarët dërgohen nëpër vende tjera. Kjo për Ohrin është një hendikep i madh, ndërsa kemi nevojë të madhe për një pajisje të tillë. Ne me anë të kujdesit dytësor i dërgojmë, por kolegët nga kujdesi dytësor janë të detyruar t’i dërgojnë në Tetovë, Shkup,…

Lexo më Shumë

3 March 2018 / 16:22 Komuna e Tearcës nuk ka ndërmarrë ende asnjë hap konkret në drejtim të zgjidhjes së problemit me ujin e pijshëm në fshatin Përshefcë. Sistemi i ujit që u shkatërrua pas ndërtimit të hidrocentraleve, mbeti i pa rregulluar, edhe përkundër faktit se premtime ka pasur si nga komuna po ashtu edhe nga kompania që ndërtoi hidrocentralet.  Nëse duhet apo nuk duhet të jemi në sistem aq më pak duhet t`i përkushtohet komuna kësaj. Komuna duhet të përkushtohet tek ajo se si e ka marr premtimin me hidropauer për rregullimin e rrjetit që vjen prej lumit dhe…

Lexo më Shumë

3 March 2018 / 16:09 Dy orë ka zgjatur takimi i parë publik mes kreut të VMRO-DPMNE-së dhe atij të BDI-së, Hristjan Mickoskit dhe Ali Ahmetit. Ahmeti tha se temë bisede kanë qenë shumë çështje që tangojnë shtetin, duke përfshirë edhe ligjin për gjuhët, mirëpo bërë ndonjë përparim. Sipas tij, VMRO-DPMNE-ja me ndryshimin e kryetarit i ka ndryshuar edhe politikat në aspekt pozitiv. Mickoski gjithashtu i kishte garantuar Ahmetit se do përkrah proceset reformuese. Me ndryshimin e kryesisë së VMRO-DPMNE-së, a kanë ndryshuar edhe politikat e së njëjtës? Unë mendoj se qëndrimet e VMRO-DPMNE-së kanë qenë transparente në kongresin që…

Lexo më Shumë

3 March 2018 / 16:00 Pas kronikës së transmetuar një ditë më parë në ALSAT në të cilën shihen kushtet katastrofale të tualeteve të disa shkollave fillore të komunës së Çairit, kjo e fundit ka planifikuar që të thirr në mbledhje të gjithë drejtorët e shkollave për të kërkuar sqarim nga to përse hapësirat e tualeteve janë lënë në atë gjendje. Zëdhënësi i Çairit tha se pas publikimit të fotografive nëpër shkolla komuna ka planifikuar rikonstruimin e tyre, gjatë periudhës që vjen. Ndërkaq nga komuna e Butelit në territorin e së cilës bien disa nga shkollat që janë evidentuar si…

Lexo më Shumë

3 March 2018 / 14:31 Miliona njerëz për çdo vit e vizitojnë qytetin historik të Venecias. Qyteti nuk ka trafik rrugor e megjithatë turmat e njerëzve nëpër rrugica shkaktojnë një trafik këmbësorësh që është e vështirë të kontrollohet. Për këtë arsye zyrtarët e qytetit kanë filluar testimin e një teknologjie të re laserike për ta kontrolluar trafikun e këmbësore dhe për të ndjek gjendjen e pikave kyçe të qytetit. Ne jemi vendi i vetëm në bëtë që duhet të merremi me trafik këmbësorësh dhe është më e komplikuar se trafiku rrugor. Shoferët i respektojnë shenjat në komunikacion ndërsa këmbësorët gjithmonë…

Lexo më Shumë

3 March 2018 / 14:10 Ambasadori Amerikan në Greqi, Xhefri Pajat tha se SHBA-të janë të interesuar që bisedimet për çështjen e emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë të kenë sukses. Ai shprehi shqetësimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për ndikimin rus në Ballkanin Perëndimor. Por sipas tij, Amerika është e gatshme që të ndihmojë sa më shumë në integrimin e shteteve të rajonit në NATO dhe në Bashkimin Evropian, me qëllim të largimit të ndikimit rus nga Ballkani. Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Xhefri Pajat e tha këtë nga një debat në suaza të Forumin ekonomik, duke…

Lexo më Shumë

3 March 2018 / 13:05 Oreksi europian për lëvizjen populiste do të testohet përsëri këtë të dielë me zgjedhjet e përgjithshme të Italisë nesër, të cilat kërcënojnë ta zhysin në kaos politik ekonominë e tretë më të madhe të Eurozonës. Rezultati i votimit, që pritet të bëhet publik mëngjesin e së hënës, mund ta riktheje Silvio Berluskonin dhe partinë e tij në pozitat e forcës dominuese të politikës vendase. Por ato mund të tregojnë gjithashtu një rritje të mbështetjes për dy partitë populiste të Italisë, lëvizjen 5 yjet dhe Lega Nord-in e ekstremit të djathtë; që të dyja euroskeptike, pro-Kremlinit…

Lexo më Shumë

3 March 2018 / 11:44 Kryetari i VMRO DPMNE-së Hristijan Mickoski sot në orën 13:00 do të takohet me kryetarin e BDI-së Ali Ahmetin. Nga BDI-ja kanë deklaruar se në agjendën e këtij takimi të parë, në rang liderësh, do të jenë çështja e emrit, ligjet reformuese, dialogu pushtet-opozitë, por edhe ligji për përdorimin e gjuhëve. Nga ana tjetër Mickovski, paraprakisht deklaroi se pret që nëkëtë takim të diskutohet për problemet reale dhe situatën politike aktuale dhe ekonomike në vend. Ky është takimi i parë i Ahmetit me Mickovskin, prej kur ky i fundit erdhi në krye të partisë me të…

Lexo më Shumë

3 March 2018 / 11:06 [embedded content] “Loving Vincent”, filmi i parë me metrazh të gjatë i animuar, kryesisht me piktura në vaj, tregon në 65 000 korniza, vizualisht të mahnitshme, historinë e artistit të madh, nëpërmjet një kërkimi për vdekjen e tij për edicionin e 90-të të çmimeve ”Oscar”. Bashkëprodhuesi polako-britanik aspiron titullin për filmin më të mirë të animuar, përballë prodhimeve me buxhete të mëdha amerikane. Ai ka kushtuar të paktën 5,5 milionë dollarë, rreth 30 herë më pak se “Coco” nga Disney, një prej katër konkurrentëve në listë. “Sigurisht është gjithçka ose asgjë, dëshiroj statujën”, theksoi duke…

Lexo më Shumë

Me rastin e vitit jubilar, 20 vjetorit të rënies heroike të Komandantit Legjendarë Adem Jashar, Familjes Jasharaj, dëshmorëve të kombit si dhe të gjithë të rënëve për liri, Qeveria e Republikës së Kosovës nën patronatin e kryeministrit, Ramush Haradinaj më datat 5, 6 dhe 7 mars, organizon manifestimi gjithë-popullor ”Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës’’. Këshilli Organizativ në shkallë republike i kryesuar nga ministri i Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha, ka përgatitur një agjendë 4 ditore me aktivitete politike, akademike, ushtarake, kulturore dhe sportive. Programi i manifestimit: 1)    Me dt.03 dhe 04 mars 2018 realizohet vrapimi…

Lexo më Shumë

3 March 2018 / 10:13 Një 22-vjeçar ka humbur jetën sot në mëngjes në lagjen Aerodrom të Shkupit, pasi ka rënë nga kati i gjashtë i një ndërtese në këtë lagje. Aksidenti ka ndodhur në rrugën “Bojmia”, në afërsi të Stacionit Hekurudhor, njofton Makfax. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton rrethanat e këtij aksidenti, por deri më tani nuk ka dalë me ndonjë version zyrtar.

Lexo më Shumë

3 March 2018 / 10:00 Qarkullimi në rrugët shtetërore  të vendit zhvillohet rrugë të lagështa. Reshje të pakëta të borës për momentin ka në Kodër të Diellit, Mavrovë dhe Bukovë. Intensiteti i qarkullimit në rrugët shtetërore dhe ato  urbane është mesatare, ndërsa në kalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

Lexo më Shumë