3 March 2018 / 14:31
Miliona njerëz për çdo vit e vizitojnë qytetin historik të Venecias. Qyteti nuk ka trafik rrugor e megjithatë turmat e njerëzve nëpër rrugica shkaktojnë një trafik këmbësorësh që është e vështirë të kontrollohet. Për këtë arsye zyrtarët e qytetit kanë filluar testimin e një teknologjie të re laserike për ta kontrolluar trafikun e këmbësore dhe për të ndjek gjendjen e pikave kyçe të qytetit.
Ne jemi vendi i vetëm në bëtë që duhet të merremi me trafik këmbësorësh dhe është më e komplikuar se trafiku rrugor. Shoferët i respektojnë shenjat në komunikacion ndërsa këmbësorët gjithmonë mendojnë se kanë të drejtë. Mendojmë se përmes teknologjisë laserike do e kemi më lehtë ta menaxhojmë turmën – thotë Marko Agostini, komandant i policisë lokale.
Në kamerat e vendosura në pjesë të ndryshme të qytetit janë instaluar sensorë laserike. Sistemi mbledh të dhëna të cilat më pas përpunohen nga polica. Sistemi është ende në fazën e testimit megjithatë brenda 18 muajsh pritet që të finalizohet dhe të filloj zabtimin normal.
Shefkije Alasani


