5 March 2018 / 12:50 Rezultati i dobëti Partisë Demokratike në zgjedhjet e përgjithshme në Itali i ka kushtuar dorëheqjen kreut të kësaj partie, ish-kryeministrit Mateo Renci. Por aktualisht në selinë e kësaj partie ka akoma edhe më tepër paqartësi se çfarë do të ndodhi me humbjen e rëndë që pësoi kjo parti si asnjëherë tjetër në historinë e saj, duke zbritur poshtë 20 %. Koalicioni i qendrës së majtë i drejtuar nga Partia Demokratike, deri më tani në pushtet, renditet forcë e tretë me 107-127 të projektuara në Dhomën e Ulët. Ky koalicion vuajti pasojat e zemërimit publik mbi dy…
Author: almakos
5 March 2018 / 12:31 Bllokohet për tre orë aksi Kavadar-Drenovë, protestojnë kreditorët e Feni-t. Protesta është paralajmëruar për sot prej orës 12:00 deri në orën 15:00. Kreditorë e “Feni”-t kanë paralajmëruar protestë për shkak të kërkesave të paplotësuara nga ana e kombinatit. Informatën e konfirmoi zëdhënësi i SPB-së Veles, Veroljub Dodevski.
5 March 2018 / 12:14 Në Gjykatën Themelore në Kumanovë po dëshmon Bojan Iliq, vëllai i të akuzuarit Boban Iliç, i akuzuar për vrasjen e Almirit 4-vjeçar. Me kërkesë të palës mbrojtëse vëllai i të akuzuarit, Bojan Iliq, po dëshmon për herët të dytë në Gjykatën Themelore të Kumanovës, për shkak se herën e kaluar ka qenë i kufizuar për parashtrim të pyetjeve të kryqëzuara. Gjithashtu, gjatë seancës së sotme duhet të dëshmoj edhe dëshmitarja Tanja Dimkovska, e cila po ashtu ishte në veturë në momentin kur ka ndodhur e gjithë ngjarja. Lëndë për rastin ‘Almiri’ është kthyer nga fillimi,…
5 March 2018 / 11:54 Në kuadër të manifestimit të përgjithshëm për “Epopenë e UÇK-së”, Forca e Sigurisë së Kosovës po organizon ceremoninë për manifestim në kazermën e FSK-së “Adem Jashari” në Prishtinë. Në pistën e kazermës “Adem Jashari”, do të fillojë manifestimi me rreshtimin e kuadrateve të FSK-së. Të pranishëm do të jenë udhëheqja më e lartë shtetërore, përfaqësues të institucioneve, familja Jashari, veteranë të UÇK-ës, mysafirë të lartë, qytetarë etj. Me këtë rast fjalime rasti do të mbajnë presidenti Hashim Thaçi, ministri për Forcën e Sigurisë së Kosovës Rrustem Berisha, komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama dhe një…
5 March 2018 / 11:46 Presidenti amerikan Donald Trump dhe kryeministrja britanike Theresa May ranë sot dakort se Rusia dhe Siria janë përgjegjëse për vuajtjet tragjike njerëzore në enklavën e kontrolluar nga rebelët në pjesën lindore të qytetit Ghouta, në afërsi të kryeqytetit Damask. Sipas zyrës së kryeministres May, dy udhëheqësit zhvilluan një bisedë telefonike për situatën e tmerrshme humanitare pranë kryeqytetit sirian, ndërkohë që Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut njoftoi se forcat siriane kanë marrë kontrollin e një të katërtës së Ghoutas lindore. “Ranë dakort se është një katastrofë humanitare, dhe se përgjegjësia madhore për vuajtjet njerëzore…
5 March 2018 / 10:50 Eventi më i rëndësishëm i ndarjes së çmimeve kinematografike përfundoi mbrëmë në Los Angeles, edicionin e 90-të të tij. Listën e fituesve e kryeson filmi The shape of water, i cili mori më shumë trofe. Filmi, me regji të Guillermo del Toro, flet për një grua pastruese që bie në dashuri me një krijesë të çuditshme të lumit. “The shape of water” u nominua për 13 çmime dhe fitoi 4 prejt tyre. Ja dhe lista e fituesve: Filmi më i mirë: “The shape of water” Aktori më i mirë në rol kryesor: Gary Oldman me fimin “Darkes…
5 March 2018 / 10:42 Ndryshimi i Kushtetutës dhe emrit i cili nuk do të rrezatojë irredentizëm do të sigurojë tre garanci: “jo” për ndryshimin e kufijve , “jo” për bashkësitë etnike jashtë kufijve dhe “jo” për gjuhë që insiston në të drejta jashtë kufijve. Kjo, sipas Presidentit grek Prokopis Pavlopullos, janë parakushtet për zgjidhjen e kontestit me ermin dhe arritjes së marrëveshjes mes Athinës dhe Shkupit. “Të drejtë ta ndryshojnë Kushtetutën e tyre e pastaj, kur të arrijmë çfarëdo marrëveshje, në këtë marrëveshje do të ketë emër i cili nuk do të rrezatojë irredentizëm. Dhe kur themi irredentizëm mendojmë…
5 March 2018 / 10:30 Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot duhet ta mbajë seancën e radhës ku në rend dite janë Propozimi për zgjedhjen e gjykatësit të Gjykatës Kushtetuese dhe Propozimi për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Prokurorëve Publik, por mesa duket Ligji për përdorimin e gjuhëve nuk është në rend dite. Naser Ajdari është propozuar si gjykatës i ri kushtetues. Për anëtarë të Këshillit të prokurorëve publik janë propozuar Angel Solev, ish-gjykatës dhe Angele Ilievski, avokat. Në rend dite të kësaj mbledhje janë disa pika nga sfera e arsimit, ekonomisë, si dhe ligji për të falimentuarit.
5 March 2018 / 10:05 Në gjysmën e dytë të marsit shefi i diplomacisë greke Nikos Koxias duhet të mbërrijë për vizitë zyrtare në Shkup, në takim me ministrin e Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov, ndërsa raund i ri për procesin e negociatave nën ndërmjetësimin e Methju Nimicit pritet të caktohet në fund të marsit ose fillim të prillit, paralajmëroi kryeministri Zoran Zaev. “Kemi paralajmërim se Koxias do të mbërrijë në javën e tretë ose të katërt të marsit, dhe me ardhjen e tij për herë të parë në aeroportin e Shkupit do të mund të bëhen tentime për afrim…
4 March 2018 / 23:38 Të votosh është një e drejtë e shenjtë që duhet të mbrohet dhe të ushtrohet gjithmonë, thotë 106-vjeçarja italiane Luisa Zappitelli, pasi votoi sot në Çita’ di Kastelo për zgjedhjet parlamentare që po zhvillohen në Itali. Për herë të parë Zappitelli, siç tregon vetë ajo, ka votuar në 2 qershor të vitit 1946, kur së bashku me familjen dhe një grup mikeshash bëri disa kilometra më këmbë deri në qendrën e votimit. Gjatë 72 viteve të fundit, zonja e moshuar ka votuar në të gjitha llojet e zgjedhjeve në vend, përfshirë referendumet.
4 March 2018 / 22:35 Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë sot në Konferencën Vjetore të Komitetit Izraelito-Amerikan të çështjeve Publike në Washington DC, duke nënvizuar përpara 18 mijë anëtarëve, se shpëtimi i hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore është një faqe e shkëlqyer e historisë sonë, por jo e vetmja që lidhet me marrëdhëniet midis hebrenjve dhe shqiptarëve. Gjatë intervistës së tij, kreu i qeverisë deklaroi se gjatë luftës së dytë botërore, shqiptarët pa dallim feje kanë strehuar hebrenjtë, duke shkëputur nga historia një episod mjaft interesant. Sipas kryeministrit, gjatë luftës së dytë botërore një prej nazistëve më të…
4 March 2018 / 22:15 Zhvillimet politike në vend, përfshi negociatat rreth çështjes së emrit, kthimit eventual të opozitës në Kuvend, KSHZ-ja dhe propozim ligji për përdorimin e gjuhëve ishin në fokusin e takimit të sotëm. Lideri opozitar Hristijan Mickoski pas takimit në deklaratën e tij për media la mundësin për të kuptuar se kthimi i opozitës në Kuvend mund të ndodh së shpejti. Ndërkohë që bëri të ditur se është arritur marrëveshje që në të ardhmen kreu i KSHZ-së ti takoj opozitës, derisa shumica e anëtarëve pozitës. Derisa kryeministri Zoran Zaev, në deklaratën e tij u ndal në Ligjin për…

