7 March 2018 / 10:54 Dogana e Trebishtit që lidh Maqedoninë me Shqipërinë është bllokuar si pasojë e rrëshqitjes së rrugës. Rrëshqitja ka ndodhur në pjesën e territorit shqiptar dhe sipas raportimeve rruga është bllokuar në të dy kahet. Rruga ka rrëshqitur për rreth 30 metra gjatësi.
Author: almakos
7 March 2018 / 10:17 Greqia edhe më tutje mbetet në qëndrimin për ndryshimin e Kushtetutës në përpjekjet për zgjidhje të kontestit me emrin, kurse pala e Maqedonisë kërkon respektimin e praktikës themelore ndërkombëtare. Pala e Maqedonisë konsideron se çfarëdo lloj ndryshimi i Kushtetutës nuk nënkupton edhe garanci të përhershme me Greqinë. “Çfarëdo lloj ndryshimi në sistemin juridik të Maqedonisë nuk do të thotë garanci e përhershme për Greqinë, sepse gjithçka që ndryshohet mund të kthehet mbrapa”, tha dje kryeministri Zoran Zaev. Ai më tej kërkoi mbajtjen e praktikës ndërkombëtare – marrëveshje ndërkombëtare, ratifikim në Parlamentet, votim në KB, rezolutë…
7 March 2018 / 10:02 Në Gjykatën Penale për sot është caktuar gjykimi për rastin “Transportuesi”, lëndë në dorën e Prokurorisë Speciale Publike. Në këtë lëndë, të akuzuar janë ish-kryetari i komunës së Manastirit, Vlladimir Taleski si edhe 20 persona të tjerë që akuzohen për keqpërdorim të pozitës zyrtare në lidhje me organizimin e transportit të nxënësve në Manastir dhe më këtë rast është bërë edhe përvetësim i rreth 360 000 eurove, sipas Prokurorisë Speciale Publike. Seanca e kaluar ishte shtyrë, ndërsa gjykatësja Dobrila Kacarska si arsye, elaboroi se është për shkak të asaj se ende nuk është marrë përgjigje për ankesën…
7 March 2018 / 9:53 Moti sot në vend do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe me periudha dielli gjatë gjithë ditëd. Do të fryjë erë mesatare deri në të përforcuar nga drejtimi jugperëndimor. Nga fundi i ditës në vendet malore perëndimore do të ketë shi të dobët të përkohshëm. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej katër deri në tetë gradë, ndërsa ajo e ditës prej 12 deri në 19 gradë Celsius. Në Shkup moti i ngjashëm, me vranësira të ndryshueshme me periudha të diellit dhe me erë mesatare përkohësisht të përforcuar nga drejtimi jugperëndimor. Temperaturë të mëngjesit do të ulet deri në pesë,…
6 March 2018 / 19:11 Një shumë prej 25 mijë dollarësh është vënë në dispozicion për të gjithë ata që japin informacion rreth studentes shqiptare në Shtetet e Bashkuara. Adea Shabani u zhduk në zonën e Hollywood pak ditë më parë dhe që prej asaj dite nuk dihet asgjë për të. Ajo u pa për herë të fundit në bllokun 1700 të Wilcox Avenue, jo shumë larg nga ku jetonte. Ajo gjithashtu ishte parë në zonën e Santa Clarita atë ditë. 25-vjeçarja u largua nga Maqedonia për të studiuar aktrim dhe jetonte në Los Anxhelos prej pak më shumë se dy…
6 March 2018 / 18:38 Dështojnë përpjekjet e Kuvendit për leximin e tretë të Ligjit për përdorimin e gjuhëve. Fillimisht seanca e caktuar për në orën 12 u shty për në orën 15, por edhe këtë herë deputetët nuk u thirrën në sallë nga kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi. Burime nga partitë parlamentare bëjnë të ditur se shtyrja e leximit të tretë, respektivisht shqyrtimit të mbi 35 mijë amendamenteve të VMRO-DPMNE-së u bë për shkak të mos gjetjes së gjuhës së përbashkët mes partnerëve të koalicionit, LSDM-BDI. Kjo e fundit përfshi edhe kreun e Kuvendit ka kërkuar që leximi i…
6 March 2018 / 16:21 Këshilli Gjyqësor në krye me Zoran Karaxhovskin nuk do të jetë pjesë e ekipit të kryeministrit Zoran Zaev, që do t’i ndjekë reformat në gjyqësor. Në listën të cilën e siguroi Alsat M nuk gjendet as emri i kryetarit të Gjykatës Supreme, Jovo Vangellovski. Ky Institucion do të marrë pjesë me një përfaqësues, por jo me Vangelovskin. Pjesë e ekipit janë Ivan Xholev, kryetar i Gjykatës Penale, Avokati i Popullit, Ixhet Memeti, prokurori i shtetit Lubomir Joveskit. Atje do të jenë edhe Katica Janeva, Ministri i Drejtësisë Bylent Saliji, zv.ministri i drejtësisë Oliver Ristevski, Kryetari…
6 March 2018 / 16:10 Kushte mesjetare pune dhe jetese në pikën Rrugët e Maqedonisë në Mavrovë. Punëtorët ankohen se vite me radhë kanë marrë vetëm premtime për kërkesat e tyre, ndërsa realizim asnjëherë. Ata madje ankohen se muajin e fundit, u është shkurtuar edhe pagesa e ditëve që bëjnë kujdestari dhe në vend të 15 ditëve, janë paguar për vetëm 10 ditë. Rrimë kujdestar 15 ditë, janë paguar vetëm dhjetë ditë. Nuk e dimë për çfarë arsye na i heqin dhe përse nuk na paguhen rrogat? Ne kërkojmë atë që kemi punuar. Punojmë pa kulm mbi kokë, çdo moment…
6 March 2018 / 15:50 Ish kryetari i Penales, Vladimir Pançevski dy orë ka deklaruar rreth padisë së ngritur kundër prokurores speciale, Katica Janeva dhe gjykatëses nga Gjevgjelia, Zllata Popova. Bëhet fjalë për urdhrin e lëshuar për bastisje në zyrën dhe shtëpinë e tij. Pançevski nuk shpalosi hollësira pasi rasti është në fazën para- hetimore. Nga Prokuroria ka kërkuar që kur të merret në pyetje Janeva, edhe ai të jetë prezent dhe drejtpërdrejtë t’i parashtroj pyetje. Pala e dëmtuar ka të drejtë të propozojë prova, të tregojë fakte, të jetë i pranishëm dhe t’i japë propozime prokurorit publik, do të…
6 March 2018 / 15:36 Nga java e ardhshme, 1.600 të punësuar sipas Marrëveshjes kornizë, e të cilët rrinin në shtëpi, do të sistemohen në vende të punës. Me këtë fillojnë reformat në administratën publike. Një mijë e gjashtëqind administratorë publik do të fitojnë vende të punës që janë përkatëse me arsimin e tyre, aftësitë e punës dhe diturinë. Ky është pilot edhe si do të rrjedhë puna, sipas analizave funksionale, do të shohim se si do të funksionojë. Kemi bërë analizë të këtyre njerëzve, e dimë se cilët janë saktësisht, cilët janë përgatitjet e tyre profesionale, përvoja. Ndërsa i…
6 March 2018 / 15:29 Igor Tanturovski, kryetar i Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit deponoi dorëheqjen e tij në Kuvend. Nuk ka asnjë informacion nëse hapin e tij do ta ndjekin edhe 5 të tjerët nga komisioni pasi së fundmi u largua edhe anëtari Goran Milenkov. Alsat M jozyrtarisht mëson se anëtarët shqiptarë tashmë i kanë përgatitur dorëheqjet e tyre. Tanturovski kohët e fundit deklaroi se nuk do të tërhiqet dhe ka mohuar çfarëdo parregullsi në punën e Komisionit. Ai tha se raporti i revizorit ku ishin vërejtur parregullsi në punën e këtij komisioni është nxjerrë jashtë kontekstit dhe…
6 March 2018 / 15:16 Gjykata pranoi si dëshmi videon e publikuar në “Youtube” për rastin “Mitmarrja”, ku i akuzuar është kryeministri Zoran Zaev. Vendimi u morr nga trupi gjykues edhe pse paraprakisht pala mbrojtëse kërkoi që kjo video të mos merret si dëshmi. Kryeministri Zaev para trupit gjykues tha se nuk ndihet fajtorë dhe se bëhet fjalë për proces të montuar politik nga ana e qeverisë së kaluar. Sipas Zaevit, videoja është bërë në bashkëpunim mes agjentëve sekret dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme me qëllim që asokohe ta ndalonin projektin “E vërteta për Maqedoninë”, apo “bombat e opozitës”.…

