8 March 2018 / 18:42 Rrëshqitja e dheut ka bllokuar rrugën për në fshatin Llomnicë të Komunës së Vrapçishtit. Banorët ankohen se komuna nuk ndërmerr masa në pastrimin dhe mirëmbajtjen e kësaj rruge. “Në mëngjes nga gjysmë ore jam duke pastruar me dorë për të kaluar me veturën të shkoj në dializë, momentalisht është blloku në tri vende, po me qenë gurë të mëdhenj si do i heq që të shkoj në dializë, duhet ta lë dializën. Ishin të komunës një ditë e pastruan pak por kot, kjo bie çdo ditë. Shiheni atë gurin e madh aty, duhet hequr ai do…
Author: almakos
CV DT-III CF-5 FLT 218 piloted by CDR Ted Dyckman. USS George Washington on 18 Aug. 2016 Photography by Todd R. McQueen 8 March 2018 / 17:52 Pentagoni vlerëson se modernizimi i flotës ajrore të avionëve F-35 deri në vitin 2024, do t’i kushtojë vendit rreth 16 miliardë dollarë, tha të mërkurës një ligjvënës amerikan, duke cituar të dhënat e Pentagonit mbi programin jetësor. F-35, i cili është prodhuar nga Lockheed Martin Corp, ka qenë prodhuar fillimisht në vitin 2006, por do të duhen shpenzime të tjera për modernizimin e tyre. Më shumë se 270 avionë fluturojnë aktualisht. F-35 është…
8 March 2018 / 16:36 Edhe pse për me shumë se një dekadë ka ekzistuar si trup i pavarur, Komisioni për Anti-korrupsion ka dështuar të detektojë korrupsionin në shtet. Kështu vlerësojnë nga Transparency International. Dona Danev kërkon që anëtarët e rinj të Antikorrupsionit, të zgjidhen me kujdes për luftë më të mirë kundër korrupsionit në vend. Viteve të fundit ajo gjithashtu la të kuptohet se efikasiteti i sajë është për t’i vënë pikëpyetje. E gjithë kjo për arsye se nuk kishte rezultate të dukshme detektimin e rasteve më të mëdha të korrupsionit. Pas dorëheqjeve, tani ekziston një periudhë ku të…
8 March 2018 / 16:24 Që nga viti 2015 Maqedonia nuk bën transplante kadaverike të veshkave. Në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të veshkave shoqatat e shumta joqeveritare apelojnë deri te institucionet Shëndetësore për kushte më të mira gjatë kryerjes së procesit të transplantit. Sipas të dhënave nga Klinika për Nefrologji cdo vit shënohen nga 300 raste të reja me sëmundje të veshkave ku rreth 250 prej tyre vazhdojnë me marrjen e terapive. Për momentin shtatë është numri i pacientëve të cilët kryejnë transplant të rregullt. Duhet të vihen procedura të reja gjatë dializës si hemodifialtracia, transplant në veshkë nga donator…
ФОТО: МИА 8 March 2018 / 16:18 Reshjet e shiut të ditëve të fundit kanë shënuar rritje të nivelit të ujit në shumë lumenjë. Sipas të dhënave të Komitetin për koordinim dhe menaxhim me kriza në mënyrë të theksuar është rritur nivelit I ujit në lumin Vardar, Treska, Radik, Pcinja dhe të tjera. Derisa përmbytje janë regjistruar në rrjedhën e sipërme të Lumit Vardar dhe Treska. Sipas Komiteti për koordinim zonat më kritike mbeten zonat veri-perëndimore të vendit, në luginën e Pellagonisë dhe në Qytetin e Shkupit. Komitetin për koordinim dhe menaxhim me kriza ka kërkuar urgjentisht të ndërmerren aktivitet…
8 March 2018 / 16:12 Grupet punuese të LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së kanë përafruar qëndrimet rreth një pjese të ligjeve reformuese, miratimi i të cilëve kërkon 2/3 e votave. Siç mëson Alsat M nga burime brenda grupeve të punës, përafrim të qëndrimeve ka në ligjet që kanë të bëjnë me sigurinë, ligjet për gjyqësorin dhe ligjin për Agjencinë Teknike Operative. Ndonëse asnjëri nga subjektet nuk japin më shumë detaje, mësohet që grupet e punës janë larg marrëveshjes për ndryshimet në Ligjin për dëshmitarët e mbrojtur. Takimet mes deputetëve dhe anëtarëve të partive politike të bllokut maqedonas u intensifikuan pas nevojës për…
8 March 2018 / 16:02 “Stop politikës së burrave”, “S’dua lule, dua vendin tim në shoqëri”, këto ishin disa nga mbishkrimet e pankartave me të cilat u zhvillua marshi për 8 marsin. Pjesëmarrësit në këtë marsh, femra me profesione dhe vende të ndryshëm shprehën problemeve me të cilat përballen në përditshmërinë e tyre. Si problem më i theksuar u përmend mungesa e gjinekologëve dhe mos-përfaqësimin e femrave në pozita të larta. Vetëm 33,8% nga gratë e afta për punë janë të punësuara. Sot kremtojmë gratë e suksesshme dhe gratë luftëtare, gratë punëtore, gratë të cilat ecin me kilometra në këmbë…
8 March 2018 / 15:49 Deputeti i BDI-së Xhevat Ademi pretendon se nuk ka mosmarrëveshje mes partnerëve të koalicionit lidhur me ligjin për gjuhët, edhepse vet kreu i Kuvendit Xhaferi akuzoi disa deputetë të LSDM-së për mos pjesëmarrje në seancë ku duhej të miratoheshe ligji për gjuhët. Ademi thotë se seanca për votimin e tretë dështoi për shkak të mungesës deputetëve. Ne presim edhe Menduh Thaçin që të vij dhe bashkë me deputetin turk që i është bashkuar shumicës, t’i kemi jo 69 por 71, për inat të Ivanovit. Për BDI-në dhe shumicën parlamentare, të jem korrekt, ligji për gjuhën…
8 March 2018 / 15:36 Sistemimi i 1600 administratorëve nuk do të fillojë nga java e ardhshme, ashtu siç ishte paralajmëruar. Ministri i shoqërisë informatike Damjan Mançevski thotë se deklarata e tij është keqkuptuar duke shtuar se sistemimi do të fillojë pas disa javësh. Ajo që do të bëjmë, diku nuk do të gjejmë mirëkuptim të duhur me njerëzit, apo nuk do të jetë e pranueshme ajo çfarë u është ofruar dhe pastaj aplikohen dispozitat ligjore ku këta njerëz vihen në listën e transferimeve, ata nuk shkarkohen nga puna, por vihen në dispozicion të institucioneve të tjera dhe do të…
8 March 2018 / 15:19 Ligji për gjuhët është shndërruar në “mollë sherri” mes partnerëve të koalicionit qeveritar. I miratuar dhe më pas i padekretuar nga presidenti Ivanov ky ligj i cili avancon përdorimin e gjuhës shqipe në nivel zyrtar shkaktoi përplasje të mëdha politike mes VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së, ndërsa të zëshëm në kundërshtimin e tij ishin edhe një pjesë e madhe e intelektualëve maqedonas. Për këtë dhe çështje të tjera në studion e “Rruga drejt…” flasin: Edmond Ademi, ministër në qeverinë Zaev dhe anëtar i kryesisë së LSDM-së Xhevat Ademi, deputet dhe përfaqësues i BDI-së dhe Lulzim Aliu, përfaqësues…
8 March 2018 / 14:07 MBB-ja sot ka emëruar gjashtë zëdhënëse shqiptare edhe atë në Shkup, Kumanovë, Tetovë, Ohër dhe Manastir. Në këtë ditë simbolike për femrat, 8 marsi, për herë të parë Ministria e Brendshme autorizoi këto femra shqiptare për zëdhënëse: 1. Merita Shehu – Zëdhënëse në shkallë të Ministrisë së Brendshme; 2. Valdete Etemi – Zëdhënëse në Sektorin e Shkupit; 3. Mirsade Fejzuli- Zëdhënëse në Sektorin e Kumanovës; 4. Donjeta Veseli – Zëdhënëse në Sektorin e Tetovës; 5. Merlina Islami – Zëdhënëse në Sektorin e Ohrit; 6. Shpresa Amedi – Zëdhënëse në Sektorin e Manastirit; Shprehim respekti për…
8 March 2018 / 13:17 Një punonjës policor është sulmuar fizikisht dje pasdite nga O.S.A. (54) nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) në objektin e Prokurorisë Themelore Publike në Shkup. Ministria e Punëve të Brendshme deklaroi se shtetasi amerikan e ka sulmuar policin pas zënkës verbale. Ngjarja ka ndodhur dje pasdite rreth orës 15:00, ndërsa dy orë më vonë ai është arrestuar dhe mbajtur në stacionin policor në Qendër. Nga MPB nuk japin detaje të tjera.

