11 March 2018 / 16:00 Vetëm tre javë pas heqjes së përmendores së Andon Janev-Qosetos sot autoritet e Qyteti të Shkupit filluan punimet për heqjen edhe të bazamentit të kësaj përmendore, megjithatë gjatë përpjekjeve për shkuljen e bazamentit punëtorët hasën në probleme teknike dhe i ndërprenë punimet për të vazhduar ditëve në vijim. Në vend të përmendores sipas paralajmërimeve të kreut të Shkupit Petre shilegov, do të mbjellët një pemë e cila do të simbolizoj drejtësinë e paanshme të gjykatave. Përveç kësaj çështja e përmendores ende nuk është paguar nga donatorët dhe për këtë shkak nuk mund të jepet askund,…
Author: almakos
11 March 2018 / 15:47 Tetë vite pasi që u premtua, kanë filluar punët përgatitore për fillimin e punimeve për rinovimin e “Bit Pazarit”. Punimet zyrtarisht do të fillojnë nga 15 marsi dhe do të zhvillohen në mënyrë racionale me qëllim që të mos bllokohet puna e shitësve. Tezgat nga sektori i shtatë dhe i tetë janë dislokuar në sektorët tjerë të tregut, pasi që nga kjo pjesë do të fillojë rinovimi. Nga Oda e Tregjeve të Maqedonisë pranojnë se realizimi i projektit është vonuar. Për këtë gjë, i pari i Odës së Tregjeve Ekrem Dolek thotë se ka pasur…
11 March 2018 / 15:40 Përderisa rajoni rreth Liqenit të Ohrit pret ndërtimin e deponisë rajonale, sipas pohimeve të aktivistëve ekologjik, deponia “Bukovo” ku Ohri i dërgon mbeturinat ekzistuese, do të duhet të mbyllet. Paralajmërimet janë se kjo do të ndodhë brenda dy vitesh. Ndërkohë, ende taktizohet me zgjidhje për deponinë ekzistuese të Strugës, përkundër faktit që vjen sezoni turistik dhe rreziku nga djegia e sërishme të saj. Bukova doemos duhet të mbyllet dhe deri atëherë do të duhet të gjendet mënyrë, vend dhe lokalitet se ku do të ishin deponuar bërlloku dhe mbeturinat komunale dhe të tjera. Do të…
11 March 2018 / 14:14 Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickovski në seancën e Komitetit Qendror të partisë mbrëmë ka paralajmëruar se në periudhën e ardhshme do të fillojë takimet në terren me qytetarët në mbarë vendin, me qëllim që t’i dëgjojë sugjerimet e tyre që pastaj për ato të ofrohen zgjidhje programore. Ai dhe anëtarët e Komitetit Qendror kanë vlerësuar se në planin ekonomik vendi po fundoset dhe po ballafaqohet me kolaps dhe se pas nëntë muajve qeverisje, qytetarët janë “dëshmitarë të dhjetëra gënjeshtrave dhe premtimeve të papërmbushura nga periudha parazgjedhore”. “Me çdo ditë të kaluar konfirmohen dyshimet se funksionarët…
11 March 2018 / 13:55 Ndihmëssekretari amerikan i shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Ves Miçel, të martën do të arrijë për vizitë në Shkup, konfirmuan nga Ministra e Punëve të Jashtme. Miçel gjatë vizitës do të takohet me kryeministrin Zoran Zaev, ndërsa siç konfirmuan nga MPJ-ja edhe me shefin e diplomacisë të Maqedonisë Nikolla Dimitrov.
11 March 2018 / 13:50 Delegacioni i Këshillit të Ministrave të Bosnjës e Hercegovinës, të udhëhequr nga kryetari i Këshillit Denis Xvizdiq, nesër do të qëndrojnë për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë. Xvizdiq, në Qeverinë e RM-së, do të ketë takim me kryeministrin Zoran Zaev ku më pas do të mbajnë edhe një konferencë të përbashkët, ndërsa takim dypalëshe do të mbajnë edhe delegacionet qeveritare nga të dy vendet të cilat solemnisht do të nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim.
11 March 2018 / 11:00 Në vendin ku ishte e vendosur përmendorja e Andon Qosetos sot në mëngjes kanë filluar punimet për heqjen e bazamentit ku qëndronte përmendorja. Heqja e bustit përpara Gjykatës Supreme të Shkupit u bë gjatë mbrëmjes së 22 shkurtit. Statuja e Qoses u vendos mbrëmjen mes 6 dhe 7 shtator të vitit 2014, si pjesë e projektit “Shkupi 2014” dhe si donacion i shoqatës për bashkim shpirtëror të Stinëve, Popadinëve dhe Krushoradëve nga Lerini. Bëhet fjalë për personalitet kontrovers historik i cili ka shkaktuar shumë reagime në opinion, Qosja është i njohur si likuidues i VMRO-së. Grupi…
11 March 2018 / 10:21 Për disa femra të qënit nënë është gëzimi më i madh në jetë, domethënë, derisa fëmija të kalojë moshën e tmerrshme dy vjeç, sigurisht. Por teksa është një punë që sjell mjaft gëzim, është dhe majft e lodhshme duke u shqetësuar se ku dhe çfarë po bën pasardhësi juaj në çdo kohë të caktuar. Kështu që nuk është surprizë një studim i George Mason University, në SHBA, i cili ka zbuluar se mëmësia e plak femrën më shpejt se cigarja, apo e edhe mbipeshë. Grupi i studiuesve kanë vërejtuar 2 mijë femra të moshave 20…
11 March 2018 / 9:29 Me disa ngjarje sot dhe nesër në Shkup, Manastir dhe Shtip do të shënohet 75-vjetori i holokaustit të hebrenjve të Maqedonisë në Luftën e Dytë Botërore. Organizatorë janë Bashkësia e hebrenjve në Maqedoni dhe Fondi i holokaustit të hebrenjve nga Maqedonia, nën mbikëqyrjen e kryeministrit Zoran Zaev. Programi përkujtimor dy ditor do të fillojë sot në Manastir, me vendosjen e luleve tek përmendorja e hebrenjve të deportuar nga Manastiri, marshin simbolik të grave dhe ngarje tjera. Ndërsa në Shkup në Filharmoninë e Maqedonisë do të mbahet darkë përkujtimore, ku janë paraparë fjalime të presidentit Gjorge…
10 March 2018 / 19:04 Problemi me qentë endacak assesi të gjej zgjidhje. Mendohet të ketë rreth 10 mijë qen të tillë pa përkujdesje e të cilët vazhdimisht kërcënojnë sigurinë e qytetarëve, sidomos gjatë periudhës së dimrit. Gjatë kësaj jave në Shkup janë evidentuar edhe tre raste të reja të sulmeve nga qentë endacak. Qytetarët thonë se ndjehen të rrezikuar ndërsa kërkojnë nga organet kompetente që të ndërmarrin masa konkrete për të zgjidhur këtë problem me të cilin përballen për çdo ditë. “Na pengojnë por çfarë të bëjmë. Është problem po duhet gjet një zgjidhje. Le të mendojnë ato që…
10 March 2018 / 19:01 Mësimdhënësit e shkollave fillore dhe të mesme dhe edukatoret e çerdheve kërkojnë nga ministria e arsimit dhe ajo e punës dhe e politikës sociale që evidencën pedagogjike ta bëjnë ose në ditarët e rëndomtë ose në ata elektronikë pasi puna e dyfishtë i ngarkon ame punë të panevojshme administrative, në vend se të angazhohen në aktivitete tjera me nxënësit. Arsimtarët thonë se veç kësaj ata përballen edhe me pengesa të shumta teknike në rastin me ditarët e elektronik për shkak të rrjetit të dobët të internetit apo edhe mungesës së tij andaj në të shumtën…
10 March 2018 / 18:50 Edhe dy ditë pas arratisjes nga burgu të Igor Spasov i dënuar me 14 vjet heqje lire për vrasjen e të riut Martin Neshkovski, organet kompetente nuk kanë ndërmarrë asnjë hap për të vërtetuar përgjegjësin e këtij akti. Nga Drejtoria e Burgut të Idrizovës edhe më tej mbeten të pakapshëm për të sqaruar më detajisht rastin e arratisjes së Spasovit nga burgu. Ndryshe Igor Spasov, para dy netëve kishte ikur nga burgu I Idrizovës dhe më pas është kthyer vetë po atë natë rreth orës 2 të mesnatës në gjendje të dehur. Alsat-M

