11 March 2018 / 16:00
Vetëm tre javë pas heqjes së përmendores së Andon Janev-Qosetos sot autoritet e Qyteti të Shkupit filluan punimet për heqjen edhe të bazamentit të kësaj përmendore, megjithatë gjatë përpjekjeve për shkuljen e bazamentit punëtorët hasën në probleme teknike dhe i ndërprenë punimet për të vazhduar ditëve në vijim.
Në vend të përmendores sipas paralajmërimeve të kreut të Shkupit Petre shilegov, do të mbjellët një pemë e cila do të simbolizoj drejtësinë e paanshme të gjykatave.
Përveç kësaj çështja e përmendores ende nuk është paguar nga donatorët dhe për këtë shkak nuk mund të jepet askund, pa u zgjidhur çështja e pronësisë. Pavarësisht se kishte kërkese nga kreu i Komunë së Sopishtës që të vendoset në territorin e kësaj komune. Për momentin përmendorja e Andon Qoses gjendet në depot e Fabrikës së Metalit Tito.
Statuja e Qoses u vendos mbrëmjen mes 6 dhe 7 shtator të vitit 2014, si pjesë e projektit “Shkupi 2014” dhe si donacion i shoqatës për bashkim shpirtëror të Stinëve, Popadinëve dhe Krushoradëve nga Lerini. Bëhet fjalë për personalitet kontrovers historik i cili ka shkaktuar shumë reagime në opinion, Qosja është i njohur si likuidues i VMRO-së.
Heqja e përmendores nxiti edhe reagimin e partisë më të madhe opozitare VMRO-DPMNE nga ku theksuan se Qeveria e LSDM-së ngjason me talebanët në Afganistan dhe ISIS-in në Irak dhe Siri të cilët shkatërrojnë përmendoret me vlera historike.
Valmira Zendeli


