Author: almakos

10 March 2018 / 16:38 Ziadin Sela është rizgjedhur në postin e kryetarit të Aleancës për Shqiptarët në Kongresin e parë të partisë që u mbajt sot në Tetovë.Për të kanë votuar të gjithë kandidatët e pranishëm në kongresin e parë të partisë. Gjatë votimit ka pasur vetëm një votë kundër dhe asnjë abstenim. Sipas statutit partiak, kryetari i partisë ka të drejtë vetëm dy mandate ta drejtojë partinë.

Lexo më Shumë

10 March 2018 / 16:02 MPB-ja ka ngritur padi penale ndaj këshilltarit të ministrit të brendshëm Oliver Spasovski, D.S. për shkak të dhënies së informatave sekrete personit i cili ishte nën hetimin e policisë. Sipas MPB-së Këshilltari i arrestuar i ka tejkaluar kompetencat e tij duke siguruar informata dhe duke ia përcjell personit i cili ishte nën hetim të MPB-së. Zyrtari i policisë është takuar me personin i cili ishte ndër hetime dhe e ka paralajmëruar se policia i përgjon numrat e tij të telefonit dhe se kundrejt tij është marrë masa e ndjekjes. Ai gjithashtu e ka paralajmëruar që…

Lexo më Shumë

10 March 2018 / 15:51 Anketat përmes të cilave merret opinioni publik rreth një çështje të caktuar, aktualisht rreth zgjidhjes së çështjes së emrit kohëve të fundit me vetë intensifikimin e negociatave, janë shpeshtuar. Por kjo dukuri sipas ekspertëve mund të ndikoj në mbarëvajtjen e procesit negociues. Mendoj se duhet të reduktohen këto anketa, sepse bëhet fjalë për një proces shumë senzitiv. Mendoj se edhe opinioni duhet të jetë i përmbajtur të mos pranojë çfarëdo rezultati ankete për valid, të nxitet, të kritikojë ose të mbështesë – tha Marko Troshanovski, Instituti për Demokraci “Societas Civilis”. Qendrat e hulumtimit publik duhet të…

Lexo më Shumë

10 March 2018 / 12:59 Fotografitë dhe postimet që do të publikohen në rrjetet sociale do të mund të shfrytëzohen si dëshmi në procedurat gjyqësore në Maqedoni. Gjithë dëshmitë që do të merren në mënyrë ligjore do të mund të nxirren para gjykatës dhe mbi ato do  të merren vendime gjyqësore. Kërcënimet drejtuar kryeministrit Zaev, siç informojnë nga MPB nga muaji i kaluar është tashmë një tjetër vepër penale për të cilën Sektori për krim kompjuterik pranë MPB ka përgatitur edhe raport deri tek Prokuroria Publike. MPB punon në mbi tridhjetë raste ku përmes rrjeteve sociale bartësit e funksioneve publike në Republikën…

Lexo më Shumë

10 March 2018 / 11:01 Aleanca për Shqiptarët sot mban Kongresin e parë partiak në Tetovë ku kreu i kësaj partie, Ziadin Sela është i vetmi kandidat. “Çdo degë dhe nëndegë e ASH-së i kanë dhënë mbështetje dhe përkrahje të parezervë kandidaturës se Kryetarit aktual të Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela për të udhëhequr me kreun e ASH-sëdhe asnjë degë partiake nuk kanë paraqitur kandidaturë tjetër për kreun e ASH”, theksojnë nga kjo parti. Sipas statutit partiak, kryetari i partisë ka të drejtë vetëm dy mandate ta drejtojë partinë. Sipas kësaj, Sela do të ushtrojë edhe një mandat. Numri i…

Lexo më Shumë

10 March 2018 / 8:53 Sot në Maqedoni moti do të jetë i qëndrueshëm, me diell dhe i ngrohtë. Temperaturat e mëngjesit lëvizën prej -3 deri në 4 gradë ndërsa temperaturat e ditës do të sillen nga 10 deri 20 gradë celsius. Moti i ngrohtë do të vazhdojë deri të hënën por do të shoqërohet me vranësira dhe reshje të dobëta shiu.

Lexo më Shumë

9 March 2018 / 18:47 Ashensorët që shfrytëzohen në shtet, kryesisht janë të amortizuar dhe të vjetër më shumë se 30 vite. Ndërrimi dhe riparimi i tyre përbën problem për këshillat banesor nëpër ndërtesa, pasi nevojiten shuma të mëdha financiare. Në muaj kjo kushton prej 800 deri në 6000 denarë dhe nuk ka çmim të unifikuar për servisin e tyre. Shumë prej ndërtesave të reja nuk i plotësojnë standardet për transport vertikal. Prandaj, kjo rrezikon sigurinë e qytetarëve. Pikërisht për këtë, sot një pjesë e tyre u bashkuan për t’i realizuar të drejtat e tyre. Shoqata e qytetarëve Shfrytëzues të…

Lexo më Shumë

9 March 2018 / 15:40 Oda e avokatëve edhe zyrtarisht nga Qeveria kërkoi të heqë dorë nga ndryshimet në ligjin për noteri, pasi siç thonë, rrezikohet pozita e avokatëve. Ata reagojnë sepse me ndryshimet e ligjit, aktet siç janë urdhërpagesat rrugore, procedurat e trashëgimisë, marrëveshjet e shitblerjes dhe akte tjera, do t’i përfaqësojnë vetëm noterët, pa angazhimin e avokatëve. Kryetari i Odës së avokatëve, Nikolla Dodevski për Alsat M thotë se reagimet e avokatëve janë të arsyeshme. Reagimet e avokatëve janë spontane dhe të arsyeshme dhe janë si rezultat i propozim-ligjit për noteri në të cilin përjashtohen avokatët. U drejtuam…

Lexo më Shumë

9 March 2018 / 15:27 Ministria e Arsimit, ajo e Punës dhe Politikës Sociale dhe Instituti i Shëndetit publik kanë përgatitur rregullore te re për mënynë e të ushqyerit në çerdhe dhe shkolla. Mjekët me këtë rast japin alarmin se Maqedonia po ngritet në listën evropiane për peshë të lartë trupore. Ata thonë se ky është rezultat i konsumimit të tepër të sheqerit, kripës dhe yndyrërave. Gjithatu, ata rekomandojnë freskim të menyve me pemë, perime, drithëra dhe mish pa yndyrë. Kemi nevojë për drithëra integrale, mish pa yndyrë, mish peshku, kemi nevojë për më shumë lloje të ushqimit që të…

Lexo më Shumë

9 March 2018 / 15:01 Javën e ardhshme shefi i diplomacies greke, Nikos Kocijas do të aterojë në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, konfirmon për Alsat, zv/kryeministri Bujar Osmani. Osmani vlerëson se negociatat janë në fazë kritike dhe apelon për inkuadrim të konstant të të gjitha palëve përfshirë edhe komunitetin ndërkombëtar dhe i fton që të japin oferta deri sa të gjendet një zgjidhe e pranueshme për të dyja palët.  Mendoj se ky komunikim i drejtpërdrejtë është shumë i rëndësishëm, pa paragjykuar se çka do të jetë epilogu i bisedimeve. Por natyrisht nuk mund të ketë zgjidhje pa kontakte të përditshme…

Lexo më Shumë

9 March 2018 / 14:41 Shtyhen takimet e “Zhan Monesë” për dialog të brendshëm politik. Anulimet, sipas eurodeputetit Ivo Vajgël janë për arsye të pengesave në organizimin e takimit. Takimet paraprakisht ishin caktuar për mesin e muajit mars në Ohër, por siç bëjnë të ditur mediat vendase, ngecjet në organizimin e takimeve kanë detyruar tre eurodeputetët dhe partitë parlamentare të gjejnë datë alternative. Ndonëse datë konkrete akoma nuk ka, mësohet që takimet do të zhvillohen në muajin maj, duke përfshi këtu pjesëmarrjen e eurodeputetëve Ivo Vajgëll, Knut Flekenshtejn dhe Eduard Kukan. Pritet që në këto takime të merr pjesë edhe…

Lexo më Shumë

9 March 2018 / 9:32 Në orën 9:30 sipas kohës lokale në Gjykatën Supreme në Athinë, siç u paralajmërua ka filluar seanca në të cilën në mesin e 22 rasteve të cilat janë në rend dite është edhe ankesa për vendimin e Gjykatës së Selanikut për ekstradimin e Goran Grujevskit dhe Nikolla Boshkovskit. Seanca për dyshen e DSK-së është anuluar dy herë, në seancë të pranishëm janë Grujevski dhe Boshkovski, së bashku me ekipin e tyre të avokatëve. Gjykatësja kryesuese me Këshillin gjashtëanëtarësh dhe prokurorin në seancën e kaluar potencoi se ky do të jetë anulimi i fundit.

Lexo më Shumë