Author: almakos

13 March 2018 / 11:43 Prokuroria Speciale Publike ka kërkuar paraburgim për të akuzuarin Milan Andonovski në lëndën “Shuplakat në Qendër”. Andonoski sot nuk u paraqit në seancë dëgjimore për shkak të gjendjes shëndetsore. Në vërtetimin mjekësor të Andovskit ishte shkruar diagnoza : Laringit dhe antibiotik Amoksiklav. Ndërkohë nga PSP këtë masë e kërkuan duke u nisur nga fakti se kjo është hera e tretë që Andonov nuk paraqitet në seancë. Nga PSP theksuan se justifikimet e Andonovit gjithmonë janë banale. Nga ana tjetër avokatët mbrojtës thanë se sjellja e PSP-së është e gabuar për shkak se Andonov është i…

Lexo më Shumë

13 March 2018 / 10:34 Ndihmës sekretari amerikan i shtetit për Evropë dhe Euroazi, Ues Miçel sot arrin në Shkup, si destinacioni i dytë në kuadër të turneut të tij nëpër vendet e Ballkanit Perëndimor. Mbështetja e SHBA-ve për aspiratat euro-atlantike të Maqedonisë, negociatat e vendit me Greqinë për mosmarrëveshjen e emrit dhe thirrja për zbatimin e reformave, për të forcuar demokracinë, sundimin e ligjit dhe lirinë e mediave, janë mesazhet që Miçel do të përcjell në takimet me kreun shtetëror. Miçel do të takohet me kryeministrin Zoran Zaev dhe ministrin e jashtëm Nikolla Dimitrov.

Lexo më Shumë

13 March 2018 / 10:01 Nga partia opozitare VMRO-DPMNE thonë se në Maqedoni nuk ka shtet të së drejtës, dhe se LSDM-ja e ngufat lirinë mediale, ndërsa opinioni është dëshmitar i censurës së përditshme, kërcënimeve dhe trysnive ndaj mediave. Sipas tyre, LSDM-ja premtoi liri të mediave, por ka sjellë heshtje të tyre, duke u shqiptuar dënime, cenzuruar emisione, kurse funksionarë shtetërorë i fyejnë dhe frikësojnë gazetarët. VMRO konsideron se LSDM-ja dhe Zaevi janë duke e treguar karakterin e tyre jodemokratik, për çdo ditë./

Lexo më Shumë

13 March 2018 / 9:39 Zëvendëskryeministrja dhe ministre e Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Kroacisë, Marija Pejçinoviq-Buric, do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Maqedoni.Kjo vizitë e saj realizohet me ftesë të ministrit të Jashtëm të Maqedonisë, Nikola Dimitrov. Gjatë takimit me zyrtarët maqedonas pritet të shkëmbehen pikëpamje për marrëdhëniet e përgjithshme dypalëshe, si dhe mundësitë për nxitjen e bashkëpunimit në disa fusha, me theks të posaçëm bashkëpunimi ekonomik. Gjithashtu do të merren parasysh mundësitë dhe hapat për përparim të mëtejshëm në bashkëpunimin rajonal në kontekstin e integrimit evropian.

Lexo më Shumë

Sonte rreth orës 20:00 qyteti i Kumanovës është përfshi nga reshje të mëdha të shiut dhe breshrit. Nuk ka informata për dëmet e shkaktuara.  Me gjersishët do t’ju njoftojmë në lajmet e orës 22:00.

Lexo më Shumë

12 March 2018 / 16:10 Në 75 vjetorin e deportimit të Hebrenjve nga Maqedonia në kampin fashist Treblinka, qytetarë marshuan rrugëve të Shkupit me parullën “Marshi i të gjallëve”. Marshi përfundoi në Kombinatin e Duhanit ku edhe ishin tubuar asokohe hebrenjtë para se të nisen drejt Polonisë për ekzekutim. Nga ky vend kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev, dhe homologu i tij bullgar Bojko Borisov, përcollën mesazhe për paqe dhe bashkëjetesë, duke i vënë theks të veçantë mospërsëritjes të gjenocideve të këtilla. Holokausti ishte luftë kundër njerëzve, lirisë dhe jetës tonë të përbashkët. Ata të cilët arritën të mbijetojnë çmendinë e…

Lexo më Shumë

12 March 2018 / 16:00 Drejtori i Agjencisë Teknike Operative do të zgjidhet me 2/3 e votave në Kuvend. Alsat M nga burime brenda grupeve të punës mes LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së, mëson se me propozim të opozitës, palët kanë arritur konsensus që të ndryshojnë dispozitat ligjore për zgjedhjen e drejtorit të ATO-së. Në propozim ligj ishte paraparë që drejtori i këtij organi të zgjidhet me shumicë të thjeshtë. Partitë kanë përafruar qëndrimet edhe në Ligjin për dëshmitarët e mbrojtur. Burimet shtojnë se nga konsensusi ka rezultuar që në Ligjin për dëshmitarët e mbrojtur, PSP-së t’i jepet e drejta ligjore për…

Lexo më Shumë

12 March 2018 / 15:49 Kompania kineze Sinehidro kërkon nga Qeveria më shumë para për autostradën Kërçovë-Ohër, nga ajo që ka parashikuar fillimisht. Nga kompania kërkojnë kushte shtesë për nënkontraktorët, që sipas zëvendës kryeministrit Koço Angjushev, mundet që disa kompani të përfshira në këtë projekt, ti sjellë në një pozitë të palakmueshme, por nuk tregoi saktë se për çfarë problemesh bëhet fjalë. Qeveria tashmë negocion me kompaninë kineze për të gjetur një zgjidhje të përbashkët dhe më në fund, pas ritmit të ngadaltë disamuajsh të ndërtimit, të intensifikohen punimet.

Lexo më Shumë

12 March 2018 / 15:23 Këshilltarët e VMRO DPMNE-së në Sopishtë të cilët e përbëjnë shumicën e këshillit, e duan me çdo kusht përmendoren Andon Llazov Qoses në këtë Komunë. Për këtë çështje këshilli i Komunës do të vendos edhe një herë të mërkurën, pasi për votimin e parë kishte mosmarrëveshje mes këshilltarëve të VMRO-së dhe atij të Aleancës për shqiptarët lidhur me votën pro të këtij të fundit. Por pavarësisht dëshirës për të marrë përmendoren, nga qyteti i Shkupit thonë se një gjë e tillë është e pamundur. Kjo për shkak se pikërisht për këtë përmendore ka kontest gjyqësor…

Lexo më Shumë

12 March 2018 / 15:18 Katër dëshmitarët duhet të japin deklaratë sot në Gjykatën Penale në Shkup për rastin me blerjen luksoze të Mercedesit prej gjysmë milion euro. I pari Kire Todorovski, i cili në kohën e qeverisë së mëparshme ka punuar në zyrën e ish-ministres për Punë të Brendshme, Gordana Jankullovska tashmë dëshmoi. Ai tha se Ministria vazhdimisht ka marrë ankesa nga shumë zyrtarë në qeverinë e mëparshme që automjetet që përdoren shpesh prishen dhe se për këtë arsye duhet të blihet një makinë e re. Dëshmitari i dytë është menaxheri i kompanisë Mak Auto Star nga ku është…

Lexo më Shumë

12 March 2018 / 10:40 Në kuadër të shënimit të 75-vjetorit të Holokaustit të hebrenjve në Maqedoni, sot në Shkup do të marrë pjesë edhe kryeministri bullgar Bojko Borisov. Siç publikoi zyra e shërbimit qeveritar, kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev dhe kolegu i tij bullgar Borisov do të vendosin lule në përmendoren e 7 144 hebrenjve nga Maqedonia, ku janë paralajmëruar edhe fjalime të tyre si dhe të kryetares së Komunitetit hebre në Maqedoni, Berta Romano Nikoliq. Pas marshit delegacionet do të drejtohen drejt Kuvendit të RM-së ku janë parashikuar mbajtje e seancave komemorative. Bojko Borisov është kryeministri i parë…

Lexo më Shumë

11 March 2018 / 19:20 Kryetari i VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski, i ka ofruar mbështetje kryeministrit Zoran Zaev nëse ai dhe LSDM-ja vendosin ta tërheqin nga procedurat kuvendore Ligjin për përdorimin e gjuhëve. “Së pari, nëse mendon sinqerisht për të mirën e Maqedonisë dhe nëse deklarohet si politikan reformues, atëherë të vazhdojmë me procesin e reformave, pasi ato janë prioritet i lartë për zhvillimin e vendit. Së dyti VMRO-DPMNE-ja i garanton Zoran Zaevit mbështetje në gjitha reformat, ligjet vetëm nën një kusht: Të tërheq nga procedura parlamentare Ligjin për përdorimin e gjuhëve”, deklaroi Mickoski.

Lexo më Shumë