12 March 2018 / 15:18
Katër dëshmitarët duhet të japin deklaratë sot në Gjykatën Penale në Shkup për rastin me blerjen luksoze të Mercedesit prej gjysmë milion euro. I pari Kire Todorovski, i cili në kohën e qeverisë së mëparshme ka punuar në zyrën e ish-ministres për Punë të Brendshme, Gordana Jankullovska tashmë dëshmoi. Ai tha se Ministria vazhdimisht ka marrë ankesa nga shumë zyrtarë në qeverinë e mëparshme që automjetet që përdoren shpesh prishen dhe se për këtë arsye duhet të blihet një makinë e re. Dëshmitari i dytë është menaxheri i kompanisë Mak Auto Star nga ku është blerë Mercedesi. Edhe pse mbrojtja kërkonte që seanca e sotme të mbarojë dhe të mos punohet pas orarit të punës së gjykatës, gjykatësja Dobrila Kacarska njoftoi se sot do të vazhdojë deri në fund me pyetje të katër dëshmitarëve. Në këtë rast për keqpërdorim eventual të detyrës zyrtare të akuzuar janë Nikolla Gruevski, Gordana Jankullovska dhe ndihmës ministri i atëhershëm për prokurim publik Gjoko Popovski.


