14 March 2018 / 17:44 Kreu i Kuvendit Talat Xhaferi në konferencën për shtyp pas miratimit të Ligjit për përdorimin e gjuhëve nuk deshi ta komentoj sjelljen e Nikolla Gruevskit. “Lidhur me sjelljen e deputetit Nikolla Greuvski, ish krye ministër, mendoj se nuk kam çka të komentoj. Të gjithë që e panë atë do e thonë të vetën. Xhaferi nuk do të lejoj të përsëritet fotografia e 27 prillit të 2017-tës. Në votimin e përgjithshëm, nga deputetët prezent votuan për ligjin 64 deputetët, gjatë votimit të dytë, për deputetët që takojnë komuniteteve jo shumicë, për shkak derdhjes së ujit në…
Author: almakos
14 March 2018 / 17:20 Ka dështuar edhe sot votimi i propozim buxhetit të komunës së Gostivarit. Në seancën e sotme të këshillit të Komunës së Gostivarit, për dallim nga herët tjera kur propozim buxheti nuk vihej në rend dite nga shumica e këshillit, sot pengesat për votimin e tij u bënë nga këshilltarët e opozitës, të cilët filluan të japin propozime nga më të ndryshmet për propozim buxhetin i cili është krijuar nga vet komisioni i tyre për financa dhe buxhet. Pas kësaj tollovie të krijuar në këshill me propozimet për kulturë, infrastrukturë e sport, propozuesi i propozim Buxhetit,…
14 March 2018 / 16:01 Edhe 17 vite nga krisja e pushkës së parë në Kalanë e Tetovës, të cilës iu bashkëngjitën qindra të ri e të reja, statusi i ish ushtarëve dhe invalidëve të luftës së UÇK-së, mbetet i pazgjidhur institucionalisht. Pakënaqësia tek ish luftëtarët sa vjen e rritet. Ata madje thonë se sot ndjehen dyfish të nënçmuar, sepse edhe pas 17 viteve, statusi i ish luftëtarëve dhe invalidëve të luftës mbetet pezull. Sot ndjehemi dyfish të nënçmuar. E para se qëllimi i luftës së 2001 nuk u realizua, jam i bindur se për çdo ushtar të UÇK-së apo…
14 March 2018 / 15:52 Thuajse tre muaj Këshilli Gjyqësor assesi të ndërmerr hap konkret dhe të vendos nëse ka elemente për shkarkimin e pesë gjykatësve suprem në krye me Jovo Vangelovskin të cilët nga paraburgimi e liruan biznesmenin Sead Koçan. Këshilli sot përjashtoi opinionin nga diskutimi rreth kësaj pike. Kryetari Zoran Karaxhovski sqaroi se për një pjesë të parashtresave për shkarkim ka vendim për atë nëse janë të lejuara, por nuk tregoi emra të gjykatësve. Gjithnjë të njëjtën do t’ua përsëris, Vangelovski nuk mund të jetë i pranishëm nëse është në përpunim lënda ku është dorëzuar kërkesë për përgjegjësinë…
14 March 2018 / 15:34 Vizita e ministrit të jashtëm Grek Nikos Kocijas në Maqedoni javën e ardhshme, është një hap përpara në përafrimin e zgjidhjes së kontestit me emrin. Kështu deklaroi zëdhënësi i Qeverisë Mile Boshnjakovski i cili nuk konfirmoi datën konkrete të ardhjes së Kociasit në Shkup. I pyetur reth deklaratës së kryeministrit Zaev se pret ndihmë nga SHBA-të lidhur me kontestin e emrit, Boshnjakovski përsëriti qëndrimin e Qeverisë se procesi i zgjidhjes së emrit udhëhiqet me mbulimin e ndërmjetësuesit, Metju Nimic. Çdo zgjidhje do të shkojë përmes ndërmjetësit Meju Nimic. Zgjidhja do të arrihet me kompromis të…
14 March 2018 / 15:11 Zëvendës- ministri i drejtësisë, Oliver Ristovski sot prezantoi propozim- ndryshimet e reja në Ligjin për gjykata dhe Ligjin për Këshillin gjyqësor. Ai u shpreh se teksti i këtyre dy ligjeve është harmonizuar me opozitën. Ndryshimi kryesorë duhet të garantojë se anëtarët e Këshillit Gjyqësor nuk do të mund më të ndryshojnë mënyrën me të cilën gradohen gjykatësit. Këto ndryshime më shumë kanë të bëjnë me mënyrën e vlerësimit të gjykatësve në çdo dy vjet gjatë vlerësimeve të rregullta, që të mund të konkurrojnë për poste më të larta. Janë dhënë analiza të hollësishme me tabela,…
14 March 2018 / 14:28 Kërkesa e këshilltarit të Aleancës për Shqiptarët për rivotim në lidhje me vendosjen e përmendores se Qosetos, u hodh poshtë në mbledhjen me sotme të Këshillit Komuna të Komunës së Sopishtes. Të pakënaqur me këtë vendim, këshilltarët shqiptarë lëshuan seancën e këshillit. Ata u shprehën se vendosja e përmendores së Qosetos në Komunën e Sopishtes do të nxit urrejtje ndëretnike, andaj edhe këmbëngulin që votimi rreth përmendores në fjalë të bëhet me Badenter. Votimi të jetë me badenter. Këtu jetojnë shqiptarë, turq dhe maqedonas. Vendosja e Qoses në Komunën e Sopishtes mund të nxit tensione.…
14 March 2018 / 14:13 Për shkak të tensionit të krijuar brenda në seancën ku pikë e parë e rendit të ditës ishte edhe ligji i gjuhëve, kreu i Kuvendit Talat Xhaferi me kërkesë të opozitës dha pushim një orësh. Në fillim të seancës, pjesa më e madhe e deputetëve të VMRO DPMNE-së u paraqitën për procedurale kurse deputeti Ilija Dimovski kërkoi që çështja të kalojë në Komisionin për Çështje të Rregullores për të zgjidhur paqartësitë rreth 35 mijë amendamenteve të kësaj partie. Dimovski deklaroi se e gjithë procedura ka qenë në kundërshtim me Rregulloren duke filluar nga mospasja e…
14 March 2018 / 13:45 Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela gjatë hyrjes në Kuvend për votimin e ligjit të gjuhëve është përgjigjur shkurt për Alsat M duke thënë se ai nuk është më pjesë e qeverisë dhe do të votojë ligjin sipas marrëveshjes kur ka qenë pjesë e qeverisë [embedded content]
14 March 2018 / 10:30 Për sot është parashikuar seanca e radhës për lëndën “Lëndina”, të Prokurorisë Speciale Publike (PSP), ku i akuzuar kryesor është gazetari Dragan Pavlloviq-Llatas. Lënda ka të bëjë me ndërtim pa leje të shtëpive në Zelenikovë, ndërsa me Llatasin të akuzuar janë edhe dy persona tjerë. Dëshmitë e PSP-së thonë se ndërtimi i tre shtëpive filloi në vitin 2011, pa leje paraprake, ndërsa leja u sigurua më vonë, përkatësisht në vitin 2013, kur edhe kishin përfunduar komplet ndërtimet.
14 March 2018 / 10:14 Sot në Gjykatën Penale të Shkupit vazhdon seanca e radhës për rastin “Monstra”, e cila ka të bëjë me vrasjen e pesëfishtë në liqenin e Smilkovës, në Shkup, më 12 prill të vitit 2012. Prokuroria Publike në seancën e 12 shkurtit lexoi aktakuzën dhe se sipas prokurorit Naum Panovski mbeten në të njëjtën aktakuzë, ku të dënuarit akuzohen për terrorizëm. Seanca ishte ndërprerë pasi që prokurori kishte lexuar versionin e aktakuzës së parë. Me vërejtjen e avokatëve, trupi gjykues ka shtyrë seancën për për ditën e sotme.Në bankën e të akuzuarve gjatë muajit të kaluar…
14 March 2018 / 10:04 Kuvendi sot do të votojë leximin e tretë të ligjit për përdorimin e gjuhëve. Në koordinimin e djeshëm, partnerët e koalicionit bashkë me opozitën shqiptare dhe me kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi kanë vendosur që seanca për leximin e tretë të mbahet sot pasdite në orën 13. Nga kabineti i kryetarit të ligjvënësit nuk bëjnë të ditur mënyrë se si do të veprohet në seancën e sotme, respektivisht se si do të kalohet ky ligj duke pasur parasysh mbi 35 mijë amendamentet e VMRO DPMNE-së. Më herët kryetari i VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickoski konfirmoi se opozita…

