Author: almakos

16 March 2018 / 16:40 Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës, zv. Kryeministri Enver Hoxhaj njoftoi ministrat se pala maqedonase ka kërkuar ndihmën e Kosovës për përdorimin e sistemit dygjuhësor në nivel qendror. Ai njoftoi kabinetin qeveritar mbi koordinimin e mbledhjes së përbashkët të dy Qeverive. [embedded content]

Lexo më Shumë

16 March 2018 / 15:41 “Presidenti Gjorge Ivanov nuk është mbi Kushtetutën dhe ligjet”, është e vetmja përgjigje që publikisht japin deputetët e shumicës në pyetjen e se si do të veprohet në rast se Ivanovi edhe më tej këmbëngul të mos e nënshkruaj ligjin për përdorimin e gjuhëve. Megjithatë jozyrtarisht, një pjesë e tyre thonë se plan B është që në afat prej tetë ditësh nga dërgimi i njoftimit në adresë të Ivanovit se ligji është miratuar, ligji do të dorëzohet në Gazetën Zyrtare për publikim, edhe pa nënshkrimin e Ivanovit. Alsat kontaktoi me gazetën zyrtare për të pyetur…

Lexo më Shumë

16 March 2018 / 14:57 Presidenti Gjorgji Ivanov nuk mund t’i ikë përgjegjësisë për shkeljen e kushtetutës nëse mbetet në qëndrimin për mos dekretimin e ligjit për përdorimin e gjuhëve. Atij i mbeten më pak se gjashtë ditë afat për dhënien e firmës për fuqizimin e ligjit, në të kundërtën do bëj thyerje flagrante të Kushtetutës”. Kështu vlerësojnë juristët duke shtuar se Ivanov, po pa saktësuar se çfarë masash mund të merren ndaj presidentit në rastin konkret. Ata thonë se me veprime të tilla deri në zgjidhjen e një presidenti konsensual, janë të pritshme obstruksionet e tilla në lidhje me…

Lexo më Shumë

16 March 2018 / 14:05 Prokurorët shqiptarë në Prokurorinë Republikane distancohen nga qëndrimi i Prokurorisë së Përgjithshme Publike rreth rikualifikimit të veprës në rastin e Almir Aliut nga “vrasje” në “vepër të rëndë kundër sigurisë së njerëzve dhe pasurisë në komunikacion. Në reagimin e Prokurorëve shqiptar thuhet se me rikualifikimin e veprës janë bërë shkelje të rënda, veprime këto të cilat nuk i mbështesin 4 prokurorët e lartpërmendur. Prokurorët Republikan“Është bërë shkelje e parimeve themelore të ligjit mbi Prokurorinë Publike siç janë: parimi i ligjshmërisë, paanshmërisë, i objektivitetit dhe i mbrojtjes së lirive dhe të drejtave të qytetarëve të cilat…

Lexo më Shumë

https://www.facebook.com/Almakos1/videos/2084214268286081/ 16 March 2018 / 13:28 Vendimi i presidentit Gjorge Ivanov për të mos dekretuar ligjin për gjuhët është jo vetëm shkelje flagrante e Kushtetutës, por edhe qyqarllëk ka deklaruar kryeministri Zoran Zaev. ”Ligji për përdorimin e gjuhëve nuk do të ndryshojë asgjë në Maqedoni dhe as do ta prishë ardhmërinë e saj të përbashkët. Kërkoj të lihet ”të jetojë” ligji, të respektohen institucionet, ndërsa Gjykata Kushtetuese dhe Komisioni i Venecias të prononcohen për të.Ta lëmë të zbatohet ligjin për përdorimin e gjuhëve. Mua më vjen keq që presidenti i shtetit vendosi tekstualisht të mos e respektojë Kushtetutën dhe deklaroi…

Lexo më Shumë

16 March 2018 / 10:14 Ish kryeministri Nikolla Gruevski në seancën e sotme gjyqësore për lëndën “TNT” kishte hapsirë të shprehet vetëm 5 minuta. Gjykatësi Ognen Stravev para se të fillojë seanca gjyqësore i informoi avokatët e Gruevskit por edhe të të akuzuarve tjerë se do të munden të flasin vetëm 5 minuta. Gruevski reagoi lidhur me këtë tha se “nuk e dinte se do të kishte kështu kufizimi”. “TNT”, Gruevski sot përsëri në Gjykatë Ish kryeministri Nikolla Gruevski sot përsëri duhet të paraqitet në Gjykatën Penale ku për sot është caktuar seanca gjyqësore  për rastin T.N.T. Në këtë lëndë të…

Lexo më Shumë

16 March 2018 / 10:14 Ish kryeministri Nikolla Gruevski sot përsëri duhet të paraqitet në Gjykatën Penale ku për sot është caktuar seanca gjyqësore  për rastin T.N.T. Në këtë lëndë të PSP-së Nikolla Gruevski akuzohet për prishjen e kompleksit ”Kosmos” të ndërmarrësit Fijat Canoski, njëherit edhe kryetar i Partisë për Ardhëri Evropiane (PAE) me të cilin ishin në koalicion qeveritar nga viti 2006. Së bashku me Gruevskin, në gjykatë do të duhet të paraqitet edhe ish-ministri Mile Janakieski i cili ka qenë i përzier në porosinë për të prishur kompleksin në fjalë. Mendohet se vendimi i dhënë nga Gruevski për të prishur…

Lexo më Shumë

15 March 2018 / 20:09 Një mbikalim për kalimtarët në Majemi të Floridas të SHBA-së është shembur duke bllokuar dhjetëra persona, ndërkohë që mediat raportojnë se për momentin ka të paktën 5  viktima. Mbeten të paqarta shkaqet e shembjes së mbikalimit, por në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse që kanë filluar punimet për heqjen e rrënojave në kërkim të të mbijetuarve. Nga shembja e mbikalimit raportohet se janë edhe disa dhjetëra makina të dëmtuara. Mësohet se mbikalimi i shembur ishte inauguruar vetëm pak ditë më parë, të shtunën e kaluar.

Lexo më Shumë

15 March 2018 / 19:00 Prokuroria Speciale ankohet për statusin ende të parregulluar dhe pamundësinë që parahetimet e reja t’i shndërrojnë në aktakuza, pasi që afati ligjor për këtë u skadoi më 30 qershor të vitit 2017. Gjatë kësaj periudhe janë hapur 136 parahetime dhe 7 hetime kundër 17 personave. PSP-ja deri sot ka dëgjuar më shumë se gjysmë milionë biseda audio. Janë bërë 1.784 transkripte ku ka pasur indikacion për vepër të kryer penale. Është përcaktuar se më shumë se 190 mijë biseda të përgjuara janë të karakterit privat. Kjo Prokurori publike gjithashtu është në proces të analizimit të…

Lexo më Shumë

15 March 2018 / 16:27 Akoma asnjë epilog nga padia që Organizata Joqeveritare “Eco Guerila”, e ka ngritur që para një muaji kundër ndotësve të ajrit dhe vet shtetit, i cili sipas tyre ka obligim kushtetues që qytetarëve t’ju siguroj mjedis të pastër. Për këtë nga Eco Guerila por dhe ambentalistët kritikojnë për neglizhencë Gjykatat, të cilat sipas tyre nuk shqyrtojnë në kohë padit e parashtruara. Çështja është e gjykatës që në këtë pikë tregohet jo serioze sepse, ajo ka për obligim që menjëherë ti ndërmerr gjitha veprimet mirëpo edhe unë jam në njohuri të asaj se janë hedh poshtë…

Lexo më Shumë

15 March 2018 / 16:00 Ndihmës sekretari amerikan i shtetit për Evropë dhe Euroazi, Ves Miçel ka takuar sot zyrtarë të lartë të shtetit grek. Ndonëse në takime larg syve të mediave, besohet që Miçel të ketë përcjellë ndër tjerash edhe mesazhe për çështjen e emrit. Kjo për shkak se pas vizitës në Shkup, zyrtari i lartë amerikan inkurajoi palët në zgjidhjen e kontestit shumëvjeçar. Zëdhënësi i Qeverisë greke, Dimitris Canakopulos në një takim me gazetarët përsëriti se qëndrimi i palës greke është emër “erga omnes” dhe ndryshim të Kushtetutës së vendit fqinj dhe se këto çështje gjithsesi do të…

Lexo më Shumë

15 March 2018 / 15:49 Ndërmarrja shtetërore Elektranat e Maqedonisë (ELEM) pritet t’i ndërtojë hidrocentralet Çebren dhe Galishtë. I tërë investimi do të kushtojë rreth 220 milionë euro, mjete që duhet t’i sigurojë ndërmarrja. Vendimi është marrë në Këshillin Ekonomik, dhe për këtë kryeministri Zaev personalisht i ka njoftuar anëtarët e kabinetit. Mirëpo, lajmi i këtillë ende nuk ka arritur deri tek kompetentët në kompaninë ELEM. Ne për momentin nuk kemi koment e as informatë – thonë nga ELEM-i. Për momentin, as nga ELEM-i, por as nga Qeveria nuk shpalosin detaje për studimin e fizibilitit, për veçoritë teknike, për atë se…

Lexo më Shumë