16 March 2018 / 10:14
Ish kryeministri Nikolla Gruevski sot përsëri duhet të paraqitet në Gjykatën Penale ku për sot është caktuar seanca gjyqësore për rastin T.N.T. Në këtë lëndë të PSP-së Nikolla Gruevski akuzohet për prishjen e kompleksit ”Kosmos” të ndërmarrësit Fijat Canoski, njëherit edhe kryetar i Partisë për Ardhëri Evropiane (PAE) me të cilin ishin në koalicion qeveritar nga viti 2006. Së bashku me Gruevskin, në gjykatë do të duhet të paraqitet edhe ish-ministri Mile Janakieski i cili ka qenë i përzier në porosinë për të prishur kompleksin në fjalë. Mendohet se vendimi i dhënë nga Gruevski për të prishur këtë kompleks vlenë 16 milionë euro dhe për këtë ka edhe dëshmi nga përgjimet jo-ligjorë që ndryshe njihen si ”bombat” e Zaevit.
Ndërkohë dje Gruevski ishte në seancë dëgjimore në Penale për rastin “Shumplat”. Pas përfundimit të seancës ish kryeministri refuzoi të jap deklarata për gazetarët.


