16 March 2018 / 14:05
Prokurorët shqiptarë në Prokurorinë Republikane distancohen nga qëndrimi i Prokurorisë së Përgjithshme Publike rreth rikualifikimit të veprës në rastin e Almir Aliut nga “vrasje” në “vepër të rëndë kundër sigurisë së njerëzve dhe pasurisë në komunikacion. Në reagimin e Prokurorëve shqiptar thuhet se me rikualifikimin e veprës janë bërë shkelje të rënda, veprime këto të cilat nuk i mbështesin 4 prokurorët e lartpërmendur.
Prokurorët Republikan
“Është bërë shkelje e parimeve themelore të ligjit mbi Prokurorinë Publike siç janë: parimi i ligjshmërisë, paanshmërisë, i objektivitetit dhe i mbrojtjes së lirive dhe të drejtave të qytetarëve të cilat njëherit janë edhe vlera themelore të Kushtetutës. Aktakuza për vrasje ka korresponduar plotësisht me veprimet e të akuzuarit siç ka qenë fillimisht i akuzuar për vepër penale “vrasje” e paraparë me nenin 123, alineja 2 pika 3 e Kodit Penal”.
Prokurorët Ferat Elezi, Bashkim Besimi, Xhelal Bajrami dhe Ismail Dardhishta përkujtojnë se qëndrimin e tillë e kanë shprehun që në fillim kur lënda ishte referuar në Prokurorinë Republikanë ku edhe ishin mbajtur disa kolegjiume për këtë rast.
Adrian Kerimi



