16 March 2018 / 10:14
Ish kryeministri Nikolla Gruevski në seancën e sotme gjyqësore për lëndën “TNT” kishte hapsirë të shprehet vetëm 5 minuta. Gjykatësi Ognen Stravev para se të fillojë seanca gjyqësore i informoi avokatët e Gruevskit por edhe të të akuzuarve tjerë se do të munden të flasin vetëm 5 minuta. Gruevski reagoi lidhur me këtë tha se “nuk e dinte se do të kishte kështu kufizimi”.
“TNT”, Gruevski sot përsëri në Gjykatë
Ish kryeministri Nikolla Gruevski sot përsëri duhet të paraqitet në Gjykatën Penale ku për sot është caktuar seanca gjyqësore për rastin T.N.T. Në këtë lëndë të PSP-së Nikolla Gruevski akuzohet për prishjen e kompleksit ”Kosmos” të ndërmarrësit Fijat Canoski, njëherit edhe kryetar i Partisë për Ardhëri Evropiane (PAE) me të cilin ishin në koalicion qeveritar nga viti 2006. Së bashku me Gruevskin, në gjykatë do të duhet të paraqitet edhe ish-ministri Mile Janakieski i cili ka qenë i përzier në porosinë për të prishur kompleksin në fjalë. Mendohet se vendimi i dhënë nga Gruevski për të prishur këtë kompleks vlenë 16 milionë euro dhe për këtë ka edhe dëshmi nga përgjimet jo-ligjorë që ndryshe njihen si ”bombat” e Zaevit.
Ndërkohë dje Gruevski ishte në seancë dëgjimore në Penale për rastin “Shumplat”. Pas përfundimit të seancës ish kryeministri refuzoi të jap deklarata për gazetarët.


