16 March 2018 / 14:57
Presidenti Gjorgji Ivanov nuk mund t’i ikë përgjegjësisë për shkeljen e kushtetutës nëse mbetet në qëndrimin për mos dekretimin e ligjit për përdorimin e gjuhëve. Atij i mbeten më pak se gjashtë ditë afat për dhënien e firmës për fuqizimin e ligjit, në të kundërtën do bëj thyerje flagrante të Kushtetutës”. Kështu vlerësojnë juristët duke shtuar se Ivanov, po pa saktësuar se çfarë masash mund të merren ndaj presidentit në rastin konkret. Ata thonë se me veprime të tilla deri në zgjidhjen e një presidenti konsensual, janë të pritshme obstruksionet e tilla në lidhje me ligjet që kanë të bëjnë me avancimin e shoqërive tjera etnike pos atyre maqedonase.
Kjo ka më shumë të bëjë me sistemin e kontrollit dhe balancimit të pushteteve që amerikanët e quajnë “Chek and Balance” por jo edhe në pafundësi. Pika 3 e nenit 75 takasativisht përmend dhe thekson se në qoftë se edhe për së dyti, pas refuzimit të parë nga Presidenti, parlamenti voton të njëjtin ligj ai është para aktit të kryer dhe është i obliguar që të dekretojë ligjin. Qëndrimi o presidentit se nuk do e nënshkruaj ligjin, na shpie në konstatimin se kryetari i Shtetit po i shkel dispozitat e Kushtetutës dhe kjo është arsye për thirrje në përgjegjësi – deklaroi Sejfulla Osmani, ish-prokuror.
Duke pasur parasysh numrin e deputetëve të shumicës, është thuajse e pamundur që të ngrihet procedura e impiçmentit, mirëpo kjo nuk do të thotë se Ivanov nuk do përgjigjet para organeve të drejtësisë, thotë juristi Naser Ziberi duke u bazuar në qëndrimin e Ivanov, se përsëri nuk do e nënshkruaj dekretin për miratimin e Ligjit për gjuhët.
Fatkeqësia e këtu qëndron se Kuvendi nuk ka shumicë të mjaftueshme për të ngritur shqyrtimin e përgjegjësisë së tij dhe për të ia propozuar Gjykatës Kushtetuese shkarkimin e tij. Por kjo nuk do të thotë se presidenti nuk do të vihet para ligjit dhe Gjykatës për keqpërdorim të detyrës zyrtare në rast të refuzimit të nënshkrimit të dekretit për shpalljen e ligjit – u shpreh Naser Ziberi, jurist.
Ndërkohë që opinioni pret që të dekretohet ligji, Gjorgji Ivanov po zhvillon takime bilaterale në homolog të lindjes, në kuadër të Forumit të 6-të Global në Baku të Azerbajxhanit.
Besian Leka


