Author: almakos

Photo: RFE/RL 18 March 2018 / 13:33 Dhjetëra protestues janë mbledhur sot para Qeverisë në shenjë proteste kundër ligjit për përdorimin e gjuhëve. Ata porositën kryetarin e shtetit Gjorge Ivanov që të mos e dekretoj ligjin në fjalë. Protesta po vazhdojnë të qeta dhe deri më tani nuk është vërejtur ndonjë incident.

Lexo më Shumë

18 March 2018 / 12:00 Në intervistën e së dielës për Radio Evropa e Lirë, kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela shprehu mendimet e tij në lidhje me miratimin e ligjit për përdorimin e gjuhëve,  kohën dhe rrethanat e miratimit dhe mundësinë rikthimit të ASH-së në Qeverinë e Maqedonisë. Në pyetjen e gazetares se pse ky ligj duke mos qenë pjesë e prioriteteve reformatore është shpejtuar të miratohet dhe ka nxitur reagime të fuqishme në publik, duke u nisur nga mënyra e miratimit të tij, por edhe në lidhje me përmbajtjen e tij, Sela tha se sendet nuk janë…

Lexo më Shumë

18 March 2018 / 11:45 Pas stuhisë së djeshme në Ohër, sot moti është qetësuar dhe paraqitet me diell dhe ngrohtë. Erërat kanë pushuar dhe ujrat e liqenit janë tërhequr por dëmët që la stuhia e djeshme janë të mëdha. Shtabi i Emergjencave ka dalë në terren dhe po bën identifikimin e dëmve të shkatuara dje nga erërat e forta dhe nga dalja e liqenit. Dëmet më të mëdha paraqiten në objektet hotelerike në breg të liqenit dhe në sheshin kryesor të qytetit. Ndërmarrja publike ka filluar pastrimin e qytetit dhe po angazhohet me të gjitha forcat punëtore që ka…

Lexo më Shumë

18 March 2018 / 9:06 Moti sot paradite paraqitet me vranësira të shpeshta duke sjellë shira të dobët dhe mesatarë në Veri dhe Qendër të vendit. Sërish në mbrëmje dhe orët e natës pritet një fuqizim i lehtë i shirave në pjesën më të madhe të territorit. Temperaturat e ajrit do të ulen mesatarisht me 4°C në mëngjes dhe mesditë duke bërë që ekstremumet termike të zbresin në vlerat nga 2-20°C. Era do fryjë mesatare, me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Jugor dhe Jugperëndimor.

Lexo më Shumë

17 March 2018 / 16:29 “Treni në dëborë” i botuar në vitin 1930, “Pipi çorapegjata” e botuar për herë të parë në vitin 1945,“Zoki Poki” i botuar pas vitit 1960 dhe “Samari magjik” i botuar në vitin 1989, janë vetëm disa nga lektyrat që edhe pas një gjysmë shekulli vazhdojnë t’i lexojnë nxënësit e shkollave fillore. Mësimdhënësit dhe bibliotekistët thonë se fondi i lektyrave dhe librave është shumë i dobët pavarësisht asaj se dekadën e fundit janë botuar me dhjetëra tituj të rijnë për mosha të ndryshme. Madje, mësimdhënësit kanë edhe një numër vërejtjesh për libra të caktuar të cilat…

Lexo më Shumë

17 March 2018 / 16:27 Ligji për përdorimin e gjuhëve do të mund të hyjë në fuqi edhe pa nënshkrimin e Presidentit Gjorge Ivanov. Ekspertët vlerësojnë se me nënshkrimin e kryetarit të Kuvendit dhe shpalljen e tij në Gazetën Zyrtare, Presidenti do të gjendej ligjërisht para aktit të kryer. Nikolla Dujovski thekson se praktika të tilla ka pasur edhe më herët. Do të ishte mirë që Presidenti ta nënshkruante ligjin sepse për atë është i obliguar dhe nuk ka të drejtë të mos e bëj. Nuk është detyrë e tij të vlerësojë procedurën. Por përderisa e dimë se me cilin…

Lexo më Shumë

Në Ohër dhe Strugë era arriti shpejtësi prej 100 km në orë. Bregu është tërësisht nën ujë. Në gjendje të ngjashme janë edhe objektet e afërta hotelierike, të cilat për shkak të fatkeqësisë natyrore që përfshiu Ohrin nuk kanë punuar sot fare. Gjendja është e rëndë edhe në Strugë, por në Ohër është shqetësuese. Qytetarët janë të frikësuar. Druajnë prej përmbytjeve më të mëdha nëse vazhdon moti i keq. Para disa vitesh kur kishte nivel po kaq të lartë të ujit ishte kështu njëjtë. Varet prej reshjeve, nëse vazhdojnë siç paralajmërojnë që të ketë sërish reshje mund të ndodhë siç…

Lexo më Shumë

17 March 2018 / 13:07 Persona të panjohur kanë thyer me gurrë dhe pllaka bekatoni xhamat e portës hyrëse të selisë së LSDM-së në Gostivar. Sipas SPB-së të Tetovës ngjarja ka nodhur rreth orës 01:30 pas mesnatës. Policia ka identifikuar  dëmin material të shkaktuar nga vandalizmi dhe ndërkaq po punon për gjetjen e autorëve dhe zbradhjen e plotë të rastit.

Lexo më Shumë

17 March 2018 / 11:40 Më datë 21 mars janë paralajmëruar protesta të reja, kundër vendimit për rikualifimin e lëndës në rastin e Almir Aliut. Në seancën e fundit gjyqësore lënda e këtij rasti u rikualifikua nga vepër penale ‘vrasje’ në ‘aksident trafiku’. Kështu i akuzuarit për vrasjen e Almirit Boban Iliq, për shkak të rikualifikimit u la i lirë po atë ditë kur u mor ky vendim. Protesta nën organizim të iniciativës qytetare “Drejtësi për Almirin” janë organizuar disa herë. Së fundmi ditën kur u rikualifikua lënda. Qytetarë dhe familjarë para Gjykatës Themelore të Kumanovës kërkuan drejtësi për këtë…

Lexo më Shumë

16 March 2018 / 19:02 Në një njoftim të BDI-së thuhet se në mbledhjen e sotme të kryesisë është diskutuar mbi rastin e procesit gjyqësor për vrasjen e Almirit. “Shprehim shqetësimin e thellë se në vetë radhët e Prokuroreve ka pasur dallime sa i përket vendimit për të rikualifikuar veprën nga vrasje në vepër tjetër penale dhe kërkojmë adresim të menjëhershëm të shqetësimeve tona dhe të shoqërisë në përgjithësi. Në vazhdën e reformave te paralajmëruara për reformim të sistemit gjyqësor vlerësojmë se ky veprim nuk kontribuon në këtë drejtim pa mos dashur të përzihemi dhe predikojmë në mënyrën e leximit…

Lexo më Shumë

16 March 2018 / 16:46 Kreu i Aleancës për shqiptarët Ziadin Sela ka kërkuar që sa më shpejt të merret masa në zbardhjen e plotë të rastit të Almirit, në të kundërtën kërkoi dorëheqjen e Ministrit të Drejtësisë. Sela më tej tha se shpresat për reformë në drejtësinë e vendit, me aktin e djeshëm të drejtësisë përfundimisht janë shuar. Sela gjithashtu adresoi kritika drejt prokurorëve shqiptarë që të lëshojnë përsëri flet arrest për të akuzuarin Boban Iliq dhe I njëjti të futet në burg. Iu bëj apel gjitha strukturave, ministrit të drejtësisë, që të marrë masa sa më shpejt, ose,…

Lexo më Shumë