17 March 2018 / 11:40
Më datë 21 mars janë paralajmëruar protesta të reja, kundër vendimit për rikualifimin e lëndës në rastin e Almir Aliut. Në seancën e fundit gjyqësore lënda e këtij rasti u rikualifikua nga vepër penale ‘vrasje’ në ‘aksident trafiku’. Kështu i akuzuarit për vrasjen e Almirit Boban Iliq, për shkak të rikualifikimit u la i lirë po atë ditë kur u mor ky vendim. Protesta nën organizim të iniciativës qytetare “Drejtësi për Almirin” janë organizuar disa herë. Së fundmi ditën kur u rikualifikua lënda. Qytetarë dhe familjarë para Gjykatës Themelore të Kumanovës kërkuan drejtësi për këtë rast. Ngjarjen tragjike ndodhi më 25 qershor të vitit 2016 ku i akuzuari Boban Iliq me veturën e tij të tipit “Mercedes C200”, goditi për vdekje vogëlushin dhe nënën e tij. Për këtë vepër akuzohen Boban Iliq, për shkaktim të aksident trafikut dhe Sedat Aliu, babai i Almirit dhe dy familjarët e tij Sami Demiri Abdulla Aliu akuzohen për dhunë. Jashtë akuzës për dhunë mbeti Bojan Iliq, për të cilin prokuroria tha se ai ka përdorur dhunë në vetëmbrojtje. Seanca e radhës do të vazhdoj më 2 prill.


