15 March 2018 / 15:11 Pas miratimit të Ligjit për përdorimin e gjuhëve, zbatimi i tij mbetet sfida kryesore për institucionet. Zv/kryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani duke pranuar se ligji do kohë për t’u zbatuar dhe se politika nuk do të mundet e vetme t’i realizojë të gjitha obligimet që burojnë nga ligji kërkon mobilizimin urgjent të të gjitha palëve. Janë dy ligje që duhet të miratohen menjëherë, është Inspektorati për përdorimin e gjuhëve dhe Agjencia. Këto institucione duhet të themelohen, duhet të pajisen me resurse njerëzore dhe me resurse materiale për t’u bërë funksionale dhe ligji jep një…
Author: almakos
Pas miratimit të Ligjit për gjuhët kryeministri Zoran Zaev është shprehur me me këtë ligj askush nuk humbet. Zaev ka theksuar se miratimi i ligjit është në pajtim me Kushtetutën e vendit.
15 March 2018 / 14:17 Instituti për Trashigimi Shpirtërore e Kulturore të shqiptarëve sot në mëngjes është mbuluar me mesazhe antishqiptare, në muret Instituti është vizatuar një kryq i zi i cili është shoqëruar edhe me mbishkrimin ”Smrt za shiptari” apo ”Vdekje për shqiptarët”.
15 March 2018 / 12:59 Presidenti Ivanov nuk ka hapësirë të zgjedh nëse do të nënshkruaj ose jo ligjin për gjuhët, kur i njëjti është votuar për herë të tretë në Kuvend, kështu vlerëson profesori universitar Gjorgje Spasov, derisa komentoi deklaratën e presidentit Ivanov se nuk do të nënshkruaj dekretin për Ligjin e gjuhëve. “Ivanov nuk ka hapësirë të zgjedh nëse do të nënshkruaj ose jo ligjin, kur i njëjti është votuar për herë të tretë në Kuvend. Me këtë veprim, Ivanov po e zhyt vendin në destabilitet, po kërcënon paqen dhe po nxit konflikte. Ai duhet për këtë të…
15 March 2018 / 12:27 Ministria e Punëve të Brendshme njofton se diku pas mesnate i është vënë flaka veturës së deputetes së LSDM-së nga Vinica, Sllavica Shumanska – Miteva.Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 01:30 në rrugën “Sllavço Stojmenski” të Vinicës. “Kryerës të panjohur, pasi që paraprakisht ia kanë thyer xhamin e veturës “Seat Leon” me targa të Vinicës, në pronësi të S.Sh.M., në brendësinë e veturës kanë hedhur lëndë djegëse dhe e kanë djegur. Është kryer ekspertizë në vendin e ngjarjes dhe po punohet në zbardhjen e plotë të rastit”, njoftojnë nga MPB-ja.
15 March 2018 / 11:45 Është publikuar lista e vendeve më të lumtura në botë, për vitin 2018. Maqedonia është radhitur në vendin e 89 në listën ku janë përfshirë 156 shtete. Nga vendet e rajonit, më të lumtura konsiderohen Sllovenia (51), Kosova (61), Serbia (78), Greqia (81), Kroacia (89), Bosnja e Hercegovina (93) dhe Bullgaria (110). Në majë të listës janë Finlanda, Norvegjia, Danimarka, dhe sia vende tjera evropiane. Raporti përgatitet në bazë të cilësisë së jetës, keqardhjes për tjerët, lirisë, shpirtmadhësisë, sinqeritetit dhe shëndetit. Ky raport publikohet për çdo vit nga Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB),
15 March 2018 / 11:25 Prokurorja në rastin e Almir Aliut, Kusigerska gjatë seancës së sotme gjyqësore ka kërkuar rikualifikim të veprës nga “vrasje” në “vepër të rëndë kundër sigurisë së njerëzve dhe pasurive në komunikacion”. Ndwrkohw pwr Sedat Aliun, Abdulla Aliun dhe Sami Demirin kërkon të dënohen për dhunë. Organi I akuzës duke u thirrur në ekspertizën neuropsikiatrike ka vlerësuar se afekti I frikës ka ndikuar tek Boban Iliç. Në Gjykatën Themelore në Kumanovë, sot duhet të thuhen fjalët përfundimtare për rastin e vrasjes së vogëlushit 4 vjeçar Almir Aliu. Seanca është caktuar të filloj në ora 10:30 ndërkohë…
15 March 2018 / 10:38 Kryetari i Shqipërisë, Ilir Meta ka përshëndetur votimin e Ligjit për gjuhën shqipe ku avancohet gjuha shqipe në Maqedoni. Meta votimin e ligjit e ka cilësuar si akt të rëndësishëm historik për të ardhmen e Maqedonisë. ”Përshëndes vendosmërinë për miratimin e ligjit të përdorimit të gjuhës shqipe nga Parlamenti i Maqedonisë, si një akt i rëndësishëm historik e me rëndësi madhore, jo vetëm për shqiptarët por edhe për të ardhmen europiane të Maqedonisë. Urime!” Njejtë, sjelljen e këtij ligji e kanë përshëndetur edhe zyrtarë të Kosovës dhe Shqipërisë.
15 March 2018 / 10:14 Në Gjykatën Themelore në Kumanovë, sot duhet të thuhen fjalët përfundimtare për rastin e vrasjes së vogëlushit 4 vjeçar Almir Aliu. Seanca është caktuar të filloj në ora 10:30 ndërkohë 15 minuta para nisjes së seancës, në ora 10:15 iniciativa qytetare “Drejtësi për Almirin” do të mbajë protestë para gjykatës në fjalë. “Sipas njohurive tona të bazuara në fakte, PP Kusigerska, 6 anëtarët e Këshillit Republikan të Prokurorëve Publik në krye me Jovevskin, me ndihmën e gjyqtares Maja Denkovska, do ta vrasin Almirin e vogël për së dyti, me të dhe drejtësinë, besimin në sistemin…
14 March 2018 / 19:23 Kreu i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski në një konferencë për media u shpreh se ai dhe subjekti i tij VMRO-DPMNE nuk do ta njohin Ligjin për përdorimin e gjuhëve. Mickoski njeherit paralajmëroi padi penale ndaj kreut të Kuvendit Talat Xhaferi për siç u shpreh shkelje të kushtetutës dhe ligjeve. Në ndërkohë theksoi se ligji vjen si rezultat i një marrëveshjeje mes LSDM-së dhe BDI-së, të cilat nuk kanë mbajtur llogari për pasojat që do të sjellë miratimi i këtij ligji. Mickoski njoftoi se partia e tij do të ngrejë iniciativë në Gjykatën Kushtetuese, rreth kushtetutshmërisë së…
14 March 2018 / 19:17 Me një situatë të tensionuar, mes zënkash dhe përplasjesh verbale, u miratua për herë të dytë ligji për përdorimin e gjuhëve. Shumica vendosi që të mos shqyrtojë mbi 35 mijë amendamentet e VMRO-DPMNE-së për këtë ligj, që u dorëzuan pas dekretimit të tij nga presidenti Gjorge Ivanov. Ligji mori mbështetjen e 64 deputetëve, asnjë kundër dhe asnjë të përmbajtur. Me badenter, ligji mori 24 vota “për” Ligjin e vendos për votim dhe ju ftoj të votoni. Për votuan 64 deputetë, nuk ka kundër dhe nuk ka të përmbajtur. Konstatoj se ligji u miratua – deklaroi Talat…
Kryetari i Kuvendit të Kosovës ka uruar deputetët e Parlamentit të Maqedonisë për miratimin e Ligjit për Gjuhët. Deputetët e Parlamentit të shtetit fqinj kanë votuar sot pro këtij ligji. Postimi i Veselit: Urimet më të përzemërta për bashkatdhetarët tanë në Maqedoni për përmbushjen e një të drejte legjitime thelbësore. Falënderoj kolegët e mi të Paarlamentit të Maqedonisë për miratimin e ligjit të gjuhës, i cili do të kontribuojë në përmirësimin e marrëdhënieve ndëretnike, jo vetëm në këtë shtet por në mbarë rajonin. Ngjarja e sotshme shënon një hap atë rëndësishëm në përmbushjen e Marrëveshjes së Ohrit dhe në arritjen…

