15 March 2018 / 11:25
Prokurorja në rastin e Almir Aliut, Kusigerska gjatë seancës së sotme gjyqësore ka kërkuar rikualifikim të veprës nga “vrasje” në “vepër të rëndë kundër sigurisë së njerëzve dhe pasurive në komunikacion”.
Ndwrkohw pwr Sedat Aliun, Abdulla Aliun dhe Sami Demirin kërkon të dënohen për dhunë.
Organi I akuzës duke u thirrur në ekspertizën neuropsikiatrike ka vlerësuar se afekti I frikës ka ndikuar tek Boban Iliç.
Në Gjykatën Themelore në Kumanovë, sot duhet të thuhen fjalët përfundimtare për rastin e vrasjes së vogëlushit 4 vjeçar Almir Aliu. Seanca është caktuar të filloj në ora 10:30 ndërkohë 15 minuta para nisjes së seancës, në ora 10:15 iniciativa qytetare “Drejtësi për Almirin” do të mbajë protestë para gjykatës në fjalë.
“Sipas njohurive tona të bazuara në fakte, PP Kusigerska, 6 anëtarët e Këshillit Republikan të Prokurorëve Publik në krye me Jovevskin, me ndihmën e gjyqtares Maja Denkovska, do ta vrasin Almirin e vogël për së dyti, me të dhe drejtësinë, besimin në sistemin gjyqësor a edhe në vetë shtetin. Teroristi Boban Ilic do të del në liri! Të mblidhemi që të jemi dëshmitarë të këtij akti makabër nga ana e njerëzve të cilët duhet të sjellin drejtësi dhe të jenë shtylla e sigurisë të jetëve tona! Kjo e keqe as nuk do t’ju falet e as do t’ju kalojë!”, thuhet në njoftimin e iniciativës qytetare “Drejtësi për Almirin”.
Vrasja e Almir Aliut ndodhi më 25 qershor të vitit 2016 në Kumanovë pas zënkës që babai i tij dhe familjarët kishin me të akuzuarin Boban Iliq, paraprakisht në Qendrën e Urgjencës.