Kryetari i Kuvendit të Kosovës ka uruar deputetët e Parlamentit të Maqedonisë për miratimin e Ligjit për Gjuhët.
Deputetët e Parlamentit të shtetit fqinj kanë votuar sot pro këtij ligji.
Postimi i Veselit:
Urimet më të përzemërta për bashkatdhetarët tanë në Maqedoni për përmbushjen e një të drejte legjitime thelbësore. Falënderoj kolegët e mi të Paarlamentit të Maqedonisë për miratimin e ligjit të gjuhës, i cili do të kontribuojë në përmirësimin e marrëdhënieve ndëretnike, jo vetëm në këtë shtet por në mbarë rajonin. Ngjarja e sotshme shënon një hap atë rëndësishëm në përmbushjen e Marrëveshjes së Ohrit dhe në arritjen e standardeve të larta të realizimit të të drejtave të njeriut që kërkohen në kuadër të integrimeve Euro-Atlantike.


