14 March 2018 / 9:51 Moti sot në Maqedoni do të jetë me vranësira dhe me erë mesatare, në rajonet lindore do të ketë reshje lokale të shiu. Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin prej minus një deri pesë gradë, ndërsa ato të ditës prej gjashtë deri në nëntëmbëdhjetë gradë. Të enjten në pjesën më të madhe të vendit, moti do të jetë i thatë. Reshje të reja të shiut priten të premten paradite, më të theksuara në pjesët perëndimore. Të shtunën gjatë ditës do të fryjë erë e përforcuar jugore, ndërsa do të jetë edhe mot jostabil me reshje…
Author: almakos
13 March 2018 / 19:20 Shteti duhet t’i paguajë Bashkësisë Fetare Islame rreth 152 mijë euro për “xhaminë e re” në Haraçinë, e granatuar në konfliktin e vitit 2001. Gjykata Supreme sot e publikoi vendimin me të cilin e refuzoi kërkesën e shtetit për revizion të procedurës së përcaktimit të dëmit. Në mënyrë shtesë shteti duhet të paguajë edhe 9.300 euro për shpenzime gjyqësore. Supremja ka konstatuar se në Haraçinë gjatë periudhës 22 dhe 24 qershor 2001, fshati është granatuar me nga 10 mijë granata në ditë, gjatë së cilës është djegur dhe shkatërruar xhamia e cila në atë kohë…
13 March 2018 / 15:22 Në Butel u lëshua në përdorim stacioni mobil për monitorimin e cilësisë së ajrit në territorin e kësaj komune. Ky stacion është pjesë e rrjetit kombëtar për monitorimin automatik të cilësisë së ajrit. Ministri i ambientit jetësor Sadulla Duraku tha se përmes këtij stacioni do të ketë pasqyrë të plotë dhe të saktë të gjendjes së cilësisë së ajrit. Ndërkohë ambasadori i BE-së në Shkup Samuel Zhbogar tha se nuk duhet të pritet sezoni i ardhshëm dimëror për të nisur me zbatimin e masave kundër ndotjes. Ky stacion mobil është siguruar me ndihmën financiare nga…
13 March 2018 / 15:10 Personat me aftësi të kufizuara përballen me vështirësi të mëdha gjatë zbatimit të proceseve zgjedhore në vend. Ata kanë probleme derisa depërtojnë nëpër objektet ku zbatohet procesi zgjedhor si dhe me materialet zgjedhore. OJQ-të kërkojnë nga Institucionet të sigurojnë të drejta të barabarta për këtë kategori të shoqërisë. Një hulumtim i kryer nga sektori civil, ka treguar të dhëna shqetësuese lidhur me këtë aspekt. Numri i përgjithshëm i objekteve që nuk sigurojnë qasje fizike për personat me aftësi të kufizuara është 54%, në dy rajone, atij të Pollogut dhe rajonit Verilindor të vendit. Në rajonin…
13 March 2018 / 15:00 Kuvendi nesër do të votojë leximin e tretë të Ligjit për përdorimin e gjuhëve. Në koordinimin e sotëm, partnerët e koalicionit bashkë me opozitën shqiptare dhe me kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi kanë vendosur që seanca për leximin e tretë të mbahet në orën 13. Nga kabineti i kryetarit të ligjvënësit nuk bëjnë të ditur mënyrë se si do të veprohet në seancën e nesërme, respektivisht si do të kalohet ligji duke pasur parasysh mbi 35 mijë amendamentet e VMRO-DPMNE-së. Nga partia e Hristijan Mickoskit konfirmojnë pjesëmarrjen në seancën e nesërme. Koordinatori i grupit parlamentar…
13 March 2018 / 14:47 Qeveria është e pafuqishme para komunave për ndërtimin e deponive rajonale. Aktualisht janë përcaktuar dy vende, njëra në verilindje dhe tjetra në jugperëndim. Por, ende nuk ka pajtueshmëri nga autoritetet lokale në territorin e tyre të mblidhet dhe riciklohen mbeturinat. Zëvendësministri i Mjedisit Jani Makraduli u bëri thirrje kryetarëve të komunave të lejojnë zbatimin, siç tha ai, të rekomandimeve evropiane. U bëj thirrje komunave ku ka tetë apo dhjetë deponi ilegale, që të mos rezistojnë, por lirshëm ti pranojnë trendet evropiane, të bëjmë deponi rajonale në të cilat nga mbeturinat do të përfitojmë – tha…
13 March 2018 / 14:32 Autoritetet e Qytetit të Shkupit larguan përfundimisht bazamentin e përmendores së Qosetos që ishte vendosur para Gjykatës Shkupi 2. Edhepse Këshilli i Komunës së Sopishtës për nesër ka caktuar seancë për të kërkuar përmendoren e Qosetos, kreu i Qytetit të Shkupit Petre Shilegov tha se Qoseto është në procedurë gjyqësore dhe se për këtë arsye askush nuk mund ta merr atë. I pari i Shkupit Shilegov gjithashtu paralajmëroi se komisioni i ngritur për projektin “Shkupi 2014”, po merret me shqyrtimin e ligjshmërisë edhe të 14 përmendoreve tjera. Qosetoja është nën posedim të një shoqate dhe…
13 March 2018 / 14:00 “Maqedonia mbetet e përkushtuar në partneritetin me SHBA-të. Informova zotin Miçel se ne vendet e Ballkanit Perëndimor kemi bërë hap për tejkalimin e problemeve dhe stereotipave, në këtë drejtim po punojmë edhe në gjetjen e një zgjidhje të përbashkët me shtetin fqinjë Greqinë, rreth çështjes së emrit”, tha Zoran Zaev, duke shtuar se Maqedonia ka bërë një hap të madh para drejt integrimit në BE, andaj edhe me të drejt pret që gjatë muajit prill të merr rekomandim të pakushtëzuar, derisa gjatë muajit korrik edhe ftesë për tu bërë anëtare e plotfuqishme e NATO-së. “Kemi…
13 March 2018 / 13:14 Maqedonia do e ketë mbështetjen e Kroacisë për integrim sa më të shpejtë në NATO dhe BE, por pas zgjidhjes së kontestit të emrit me Greqinë. Ishte ky qëndrimi i zv/kryeministres kroate, njëherazi edhe ministres së punëve të jashtme të Kroacisë, Marija Pejqinoviq, pas takimit me shefin e diplomacisë maqedonase, Nikolla Dimitrov. Sipas saj, orvatjet për zgjidhjen e çështjes së emrit dhe zbatimi i reformave e bën Maqedoninë një shtet me potencial për tu bërë anëtare e strukturave euro-atlantike. Maqedonia është mike e Kroacisë dhe sapo ta zgjidhë çështjen e ermit do ta marrë mbështetjen…
13 March 2018 / 12:48 Ndalesa për lëvizje të automjeteve motorike në Vodno tash për tash mbetet në fuqi. Më tej do të komunikojmë nëse dhe çfarë masash do të ndërmerr më tej Qyteti i Shkupit. Këtë sot e kumtoi kryetari i Qytetit të Shkupit dhe kryetari i Bashkësisë së Njësiteve të Vetëqeverisjes Lokale (BNJVL), Petre Shilegov. Në pyetjen e gazetarëve nëse do t’ia japin përmendoren e Andon Janev-Qoseto, Komunës së Sopishtes, kryeministri Zaev tha se Qoseto është pronë e Shoqatës për bashkim shpirtëror të Setincëve, Popadinëve dhe Krushoradëve nga Follorina, ndërsa për të zhvillohet edhe procedurë ligjore. “Përmendorja është…
13 March 2018 / 12:22 Shefi i diplomacisë greke Nikos Kocias më 22 mars, do të arrijë në Shkup për vizitë dyditore, njoftoi gazeta greke “Ta Nea”. Siç lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Athina, në tekstin me titull “Me një vonesë të vogël Kocias në Shkup”, gazetari shkruan se vizita konsiderohet si e rëndësishme, sepse bisedimet do të përqendrohen në “propozimet greke dhe si duket edhe propozimet adekuate të Shkupit” për arritje të një marrëveshje ndërkombëtare që do të jetë bazë për kompromis të mundshëm për emrin. “Nikos Kocias më 23 mars do të takohet me kolegun e tij Nikolla…
13 March 2018 / 12:00 Nëntë shtetas nga Nepali që kanë mbërritur në Shqipëri për t’u zbarkuar si marinarë në një anije tregtare janë zhdukur pa gjurmë në Durrës. Pas denoncimit të bërë nga administratori i agjencisë së lundrimit, të huajt janë shpallur në kërkim nga policia e Durrësit. Burime të policisë bënë të ditur se më 9 mars shtetasit nga Nepali janë sistemuar në një hotel në Durrës, pas futjes në Shqipëri përmes pikës kufitare të Rinasit. Mëngjesin e së shtunës, më 10 mars, ata kanë dalë nga hoteli e nuk janë kthyer më. Kjo ka alarmuar personelin e…

