14 March 2018 / 9:51
Moti sot në Maqedoni do të jetë me vranësira dhe me erë mesatare, në rajonet lindore do të ketë reshje lokale të shiu. Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin prej minus një deri pesë gradë, ndërsa ato të ditës prej gjashtë deri në nëntëmbëdhjetë gradë.
Të enjten në pjesën më të madhe të vendit, moti do të jetë i thatë. Reshje të reja të shiut priten të premten paradite, më të theksuara në pjesët perëndimore. Të shtunën gjatë ditës do të fryjë erë e përforcuar jugore, ndërsa do të jetë edhe mot jostabil me reshje të kohëpaskohshme të shiut dhe bubullima. Të dielën reshjet do jenë me intensitet të dobët dhe do të jetë më freskët.


