13 March 2018 / 12:00
Nëntë shtetas nga Nepali që kanë mbërritur në Shqipëri për t’u zbarkuar si marinarë në një anije tregtare janë zhdukur pa gjurmë në Durrës.
Pas denoncimit të bërë nga administratori i agjencisë së lundrimit, të huajt janë shpallur në kërkim nga policia e Durrësit.
Burime të policisë bënë të ditur se më 9 mars shtetasit nga Nepali janë sistemuar në një hotel në Durrës, pas futjes në Shqipëri përmes pikës kufitare të Rinasit.
Mëngjesin e së shtunës, më 10 mars, ata kanë dalë nga hoteli e nuk janë kthyer më. Kjo ka alarmuar personelin e hotelit dhe agjencisë, që ka bërë dhe denoncimin.
“Të zhdukurit” janë larguar nga hoteli pa marrë bagazhet, gjë që ka shtuar dyshimet mbi fatin e tyre.


