Author: almakos

20 March 2018 / 19:46 Megjithatë anëtari i kryesisë së BDI-së, Tahir Hani i kundërshton këto pohime të kryeprokurorit, Lubomir Joveski. Debatin e plotë për rastin e Almirit mund ta ndiqni në emisionin 200 që do të transmetohet në ora 22:30, ku pos Hanit të ftuar janë edhe nënkryetari i Aleancës për Shqiptarët, Remzi Mehmeti dhe Ngadhënjim Mehmeti nga Nisma “Drejtësi për Almirin”. [embedded content]

Lexo më Shumë

20 March 2018 / 19:11 Maqedonia dhe Greqia shkëmbejnë draft-propozime për zgjidhjen e kontestit shumëvjeçar rreth çështjes së emrit. Ndonëse nuk zbulohen detaje, synohet që me këto drafte të ndihmohet formulimi i versionit përfundimtar i marrëveshjes eventuale mes dy palëve. Shefi i diplomacisë, Nikolla Dimitrov ndër tjerash tha se po punohet në tejkalimin e dallimeve ekzistuese dhe se është e mundur të arrihet një marrëveshje e dinjitetshme, nëse tek të dyja palët ekziston vullnet për një gjë të tillë. Sot në orët e pasdites, në Athinë, përfaqësuesi i Ministrisë së Jashtme të Republikës së Maqedonisë e dorëzoi deri te pala…

Lexo më Shumë

20 March 2018 / 17:22 Ulësja dhe tavolina ku është ulur kryeministri i Kosovës është mbushur me dosje me ngjyrë të kuqe. Këto janë peticionet me mijëra nënshkrime të mbledhura nga VV e që kundërshtojnë demarkacionin. Shefi i GP të VV-së Glauk Konjufca bëri një kërkesë për kryeministrin Ramush Haradinaj. “Kryeministër mos ua kthe shpinën këtyre qytetarëve”, tha Konjufca. Demarkacioni në Kuvend, Haradinaj kërkon nga deputetët ta votojnë Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka paraqitur projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes për kufirin shtetëror mes Kosovës dhe Malit të Zi, ka ftuar të gjitha partitë dhe deputetët që të votojnë pro…

Lexo më Shumë

20 March 2018 / 17:22 Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka paraqitur projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes për kufirin shtetëror mes Kosovës dhe Malit të Zi, ka ftuar të gjitha partitë dhe deputetët që të votojnë pro ratifikimit të kësaj marrëveshje. Sipas Haradinajt, ratifikimi i kësaj marrëveshje, nuk e cenon territorin e vendit. “Vota pro këtij ligji sot me shumë se kurrë është votë për shtetin e Kosovës, është votë për perspektiven euroatlantike të vendit, është votë për liri të lëvizjes. I kemi analizuar të gjitha faktet dhe rreziqet dhe iu garantoj se ratifikimi i këtij projektligji me të gjitha…

Lexo më Shumë

20 March 2018 / 16:14 Për çdo ditë rritet numri i dëmeve që banorët e Ohrit i paraqesin nga stuhia e së shtunës. Deri më tani në komisionin komunal kanë arritur 80 kërkesa, por pritet që numri të rritet. Ndërkohë, niveli i lartë i liqenit shkakton probleme në Strugë. Gjysma e plazheve janë tashmë nën ujë. Shikoni çdo gjë është nën ujë, patjetër duhet ndihmë nga shteti. Rezervuari me peshq është nën ujë, platforma është nën ujë, gjithçka është nën ujë. Gjithçka është shkatërruar. Kështu nuk ka ndodhur gjatë kohë. Nuk mbaj mend, dhjetë a pesëmbëdhjetë vjet nuk ka qenë…

Lexo më Shumë

20 March 2018 / 16:05 Protestat dhe reagimet në publik nuk do të ndikojnë ndaj Prokurorisë Publike që të rishqyrtojë vendimin e saj për rikualifikimin e veprës në rastin e Almir Aliut. Madje sipas kryeprokurorit, Ljubomir Joveski në vendimin e drejtë gjyqësor nuk do të luajnë rol as masat e mundshme disiplinore ndaj kolegëve shqiptar të cilët u distancuan nga rikualifikimi i veprës në rastin e Almirit 4 vjeçar nga Kumanova. Këshilli i Etikës i cili duhet të shqyrtojë distancimin e tyre akoma nuk është thirrur. Kryeprokurori Joveski në një prononcim për Alsat arsyeton qëndrimin e tij ndaj rikualifikimit. Ndonëse…

Lexo më Shumë

20 March 2018 / 15:53 Akademia e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë i cilëson si të papranueshme propozimet për emrin e Maqedonisë me përcaktim gjeografik. Kreu i ASHAM, Taki Fit thotë se askush nuk ka të drejtë legjitime të bisedojë për çështjen e identitetit dhe për ndryshimin e Kushtetutës së vendit. Sipas tyre ndryshimet e tilla janë absolutisht të papranueshme dhe absurde. Propozim emrat Republika e Maqedonisë, ose eventualisht emër me përcaktim gjeografik, të shqiptohet si në gjuhën maqedonase dhe të shkruhet vetëm me shkrim latin, gjegjësisht emri i gjuhës, maqedonisht, poashtu të shkruhet me shkrim latin dhe të flitet…

Lexo më Shumë

20 March 2018 / 14:40 Numri i vajzave të reja të cilat ndërpresin shkollimin dhe fillojnë jetën bashkëshortore paraqet element shqetësues dhe ngrit alarmin e organizatave Joqeveritare, të cilat kritikojnë shtetin se nuk bën mjaftueshëm për vajzat e reja nga mjediset rurale. Nga Enti i Statistikave njoftojnë se në vitin 2016 Komuna e Radovishit dhe ajo e Vrapcishtit kanë kryesuar me numrin më të madh të martesave në moshë të re. Të gjithë dëgjojmë për vajza të reja nuse, për vajza-nuse që janë shitur, për vajza nga 15-19 vjeç të cilat lindin fëmijë, për vajza të cilat nuk e kanë…

Lexo më Shumë

20 March 2018 / 14:07 Komuna e Gostivarit miratoi buxhetin komunal për vitin 2018. Me 31 vota “për” kaloi buxheti me vlerën prej 1 miliard e 55 milionë e 777 mijë denarë. Shuma e miratuar e buxhetit ishte më ulur se sa ishte propozuar nga kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari i cili i pakënaqur nga propozimi i këshilltarëve të Bashkimit Demorkatik për Integrim dhe Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë, tha se shumë punonjës të Higjienës Komunale dhe çerdheve do të mbeten pa sigurim shëndetësor. “Për fat të mirë buxheti u votua, por për fat të keq se gostivarasit nuk…

Lexo më Shumë

20 March 2018 / 12:45 Personi me inicialet B.M (53) nga Bogorodica është gjetur i vdekur mbrëmë në kabinën e rezervuarit “Voplo” në rrugën magjistrale Delçevo-Kalimi, kufitar Delçevë. Ashtu siç deklaroi MPB, sipas inpektimit është konstatuar se B.M. ka pasur infarkt, me çka, me mjetin e tij që udhëtonte, kishte filluar të kthehet mbrapsht. Si pasojë pjesa e prapme e kamionit kishte kaluar në anën tjetër të rrugës, duke e kthyer në drejtim të kundër automjetit. Në rrugë dhe në shenjat e komunikacionit nuk kanë dëmtime. Trupi i të vdekurit i’u është dorëzuar familjarëve. 

Lexo më Shumë

20 March 2018 / 11:57 “Lirimi i të akuzuarave të rastit “Sopot” ishte njëra nga pikat e platformës së shkruar në Tiranë me 7 janar të vitit të kaluar”, thonë nga opozita maqedonase VMRO-DPMNE. “Një vit më vonë PSP-ja i liroi të akuzuarit me arsyetimet se nuk ka fakte. Kush i kishte vendosur minat në rrugën Sushevo-Sopot, ku po kalonte automjeti i NATO-s me 4 mars të vitit 2003, përgjigje nuk ka. Kush e porositi dhe vendosi eksplozivin në vendin e quajtur Bozhja Dupka, në të cilin shpërthim humbën jetën anëtarët e policisë polake, Pavel Leginski dhe Fjodor Nikulovski dhe…

Lexo më Shumë

20 March 2018 / 10:11 Republika e Maqedonisë sot do të mbaj seancë me tematik të dedikuar për politika rinore, që qeveria e Republikës së Maqedonisë do ta zbatoj në të ardhmen. Siç informojnë nga qeveria, kësaj seance do t’i paraprijnë takime të hapura koordinative, të organizuar dhe koordinuar nga Agjencia për rini dhe sport dhe Qeveria e Republikës së Maqedonisë, ku nëpërmjet takimeve dhe debatit të gjërë publik, ka hapur hapësirë për propozimin e organizimit të politikanëve të ri. “Në seancë, nëpërmjet politikave për të rinj që i zbaton Qeveria, së bashku me anëtarët e organizimit të të rinjëve,…

Lexo më Shumë