Author: almakos

22 March 2018 / 12:19 Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të interesuara që të dyja palët të shfrytëzojnë dritaren e mundësive që tani është e hapur, tha ambasadori i SHBA-së në Greqi Xhefri Pajat në një intervistë për portalin grek “News247”. Lidhur me çështjen e emrit, ai zbulon se kjo temë ishte një pjesë e rëndësishme e bisedimeve që Ndihmës Sekretari i Shtetit Miçell kishte në Athinë dhe kishte mundësinë të “ndante disa nga përshtypjet e tij nga bisedimet në Shkup”. Siç raportoi korrespondenti i MIA-s në Athinë, Pajat thotë se Shtetet e Bashkuara dëshirojnë të bëjnë gjithçka që…

Lexo më Shumë

22 March 2018 / 12:07 Gjykata Supreme sot duhet t’i publikoj vendimet e ankesave të 15 të akuzuarve për ngjarjet e përgjakshme në Kuvend mbrëmjen e 27 prillit të vitit të kaluar. Të akuzuarit kanë kërkuar të të hiqet vendimi i Gjykatës së Apelit për masat paraburgim dhe burg shtëpiak dhe vendosjen e dënimeve më të buta. Mes të akuzuarave mes tjerësh në Supreme ka dorëzuar ankesë ish ministri i Brendshëm Mitko Çavkov dhe deputetët Krsto Muksovski dhe Sasho Vasilevski të cilët aktualisht janë në paraburgim sidhe deputeti Lupço Dimovski dhe artisti Igor Dulovski të cilat janë në burg shtëpiak.

Lexo më Shumë

22 March 2018 / 10:25 Edhe ish-ministri i Punëve të Brendshme të Maqedonisë, Lube Boshkovski, aktualisht kryetar i partisë “Të bashkuar për Maqedoninë”, pritet të jetë këshilltarë i kryeministrit Zoran Zaev për investime të huaja. Raportohet se oferta tanimë i është bërë Boshkovskit nga kryeministri dhe se ky i fundit e ka pranuar që të jetë këshilltar në Kabinetin e Zaevit. Derisa vetë kryeministri Zaev në disa raste ka deklaruar se është i hapur për bashkëpunim me të gjitha partitë politike në Maqedoni përveç VMRO-DPMNE-së.

Lexo më Shumë

22 March 2018 / 10:13 Në Gjykatën Penale sot në Shkup duhet të vazhdojë gjykimi për lëndën e PSP-së “Tarifa”, ku të akuzuar janë ish-drejtori i përgjithshëm i ELEM-it, Dejan Boshkovski dhe dy persona tjerë. Prokurorët e PSP-së në seancat e kaluara gjyqësore thanë se do të dëshmojnë se si tre personat zyrtar kanë keqpërdorur detyrën zyrtare, ndërsa të akuzuarit janë deklaruar të pafajshëm. Sipas aktakuzës së PSP-së, të akuzuarit dyshohen për blerje të paligjshme të sistemeve softverike për nevojat e kompanisë shtetërore dhe gjatë shpalljes së tenderit në mënyrë ilegale kanë favorizuar disa kompani. Nga PSP thonë se gjatë këtyre…

Lexo më Shumë

21 March 2018 / 19:10 Në orët e pasdites ka shpërthyer një zjarr në një objekt banimi në rrugën e Ilindenit në Tetovë. Banorët e pallatit janë evakuuar me kohë, duke shmangur kështu pasojat në njerëz. Ndërkohë që raportohet se zjarri akoma është aktiv dhe se zjarrëfikësit po bëjnë përpjekje për ta shuar, megjithatë shuarja shkon shumë vështirë. Banorët e pallatit shprehen të habitur nga zjarri që ka shpërthyer në kulm, ndërsa dyshimet e para janë tek energjia elektrike ose motori i ashensorit. Zjarri vazhdon edhe më tej të digjet por me përmasa më të vogla. Shkak për mos shuarjen…

Lexo më Shumë

21 March 2018 / 18:52 Qeveria do të angazhohet për reforma në drejtësi dhe do tentojnë të kthejnë paanshmërinë, pavarësinë dhe sundimin e së drejtës, thuhet në reagimin e Qeverisë pas protestës së stome ku mijëra qytetarë shprehën revoltën e tyre për rikualifikimin  e lëndës për rastin e vrasjes së vogëlushit 4 vjeçar Almir Aliu. “Qeveria e Maqedonisë mbetet në qëndrmin se gjitha vendimet gjyqësore janë vendime të organeve të drejtësisë, si institucione të pavarura. Qeveria me kujdes të veçantë do të merr parasysh mesazhet nga protestat e sotme me rastin e vdekjes tragjike të Almir Aliut nga Kumanova. Ky…

Lexo më Shumë

Bashkimi Demokratik për Integrim, mohon zërat se dorëheqja e ministrit të drejtësisë Bilen Saliji, që vjen nga radhët e BDI-së të ketë si prapavijë rikonstruimin e qeverisë dhe zgjerimin e shumicës parlamentare. Sipas tyre dorëheqja është akt i lartë moral dhe politik. Ndërkohë nga LSDM-ja përshëndesin por nuk komentojnë dorëheqjen e Salijit. “Dorëheqja e Ministrit Saliu është një akt i larte moral dhe politik, akt i cili siç tha vetë ai ka për qellim sensibilizimin e shoqërisë ne përgjithësi dhe gjyqësorit në veçanti, se e drejta selektive është burim i padrejtësisë dhe nuk ka më vend në shoqërinë tonë. Qeveria…

Lexo më Shumë

Kryeprokurorja Speciale Katica Janeva sot ka konfirmuar se rasti ”Monstra” është marrë në duar të PSP-së. Janeva njoftoi se deri në prill kur dhe është caktuar seanca e rradhës për këtë lëndë, do të mundohen që ta përgadisin lëndën që ta paraqesin para Gjykatës. Janeva, gjithashtu shtoi se e rëndësishme është që të votohen ndryshimet e ligjit për dëshmitar të mbrojtur, por megjithatë ajo konsideron se dhe pa këtë do të mund ta përfaqësojnë rastin për vrasjen e pesfishtë në liqenin e Smillkovcës./Alamkos https://www.facebook.com/Almakos1/videos/2092607134113461/

Lexo më Shumë

21 March 2018 / 15:34 Partnerët e koalicionit nuk komentojnë dorëheqjen e ministrit të Drejtësisë, Bilen Saliji. Sipas tyre bëhet fjalë thjeshtë për akt moral të Salijit në të cilin subjektet nuk ndërhyjnë. Të pyetur zyrtarisht, nga BDI theksuan se do të prononcohen pas mbledhjes së kryesisë qendrore, ndërkaq nga LSDM-ja theksuan shkurt se përshëndesin veprimin e Salijit. Vetë ministri në mohon se dorëheqja e tij i paraprinë paralajmërimeve të kryeministrit Zoran Zaev për rikonstruim të Qeverisë dhe zgjerim të shumicës parlamentare. Saliji shton se nuk është përgjegjësi e tij të komentojnë nëse dikasteri i mbetet ose jo BDI-së. Për…

Lexo më Shumë

21 March 2018 / 15:06 Për herë të parë që nga themelimi Prokuroria Speciale ka hapur hetime për udhëheqësinë e BDI-së, madje personalisht për liderin e saj Ali Ahmeti. Ekipi i Katica Janevës i heton shkaqet për dështimin e regjistrimit në vitin 2011. Sipas dëshmive që i kanë siguruar prokurorët e Janevës, Nikolla Gruevski si kryeministër dhe Ali Ahmeti si partner i koalicionit qeveritar kanë vendosur ta ndërpresin procesin e regjistrimit, me qëllim që të mbesin në pushtet. Ata kanë vërejtur se gjendja demografike, politike dhe ekonomike e popullatës në Maqedoni është politikisht e pavolitshme për ta. Me ndërprerjen e…

Lexo më Shumë

21 March 2018 / 13:05 [embedded content] Protestuesit edhe njëherë janë zhvendosur nga Gjykata Themelore Shkup drejt Çairit por janë bllokuar nga policia tek mbikalimi i Bit Pazarit. Janë vërejtur edhe incidente të vogël ku një autobus publik është qëlluar me gurë, për momentin nuk raportohen të lënduar.  “Almiri”, protesta zhvendoset para gjykatës, forca të shumta të policisë Mijëra protestues janë zhvendosur në këmbë nga Qeveria drejtë Gjykatës Themelore të Shkupit dhe po protestojnë para saj. Vërehet një forcë e shtuar e policisë dhe mjete të rënda të forcave speciale. Trafiku është paralizuar në të gjitha kahet që lidhin gjykatën.…

Lexo më Shumë