Author: almakos

24 March 2018 / 11:59 “Reformohemi, evropianizohemi dhe ecim drejt Be-së si pjesë e familjes së madhe evropiane”, me këto fjalë kryeministri Zoran Zaev u drejtua para Federalistëve të rijnë evropian në Kuvendin e Maqedonisë. “Vizioni im dhe të gjitha hapat që Qeveria e Republikës së Maqedonisë i ka marrë në drejtim të Bashkimit Evropian dhe vlerave të saj janë të të përmirësohet jeta e qytetarëve në një atmosferë politike demokratike”, tha mes tjerash kryeministri Zaev. Zaev gjithashtu theksoi se kyçja e të rinjve në krijimin e politikave është e rëndësishme dhe se asgjë nuk do e largojë Maqedoninë nga…

Lexo më Shumë

24 March 2018 / 8:43 Moti në Maqedoni do të jetë me vranësira të ndryshueshme me periudha të diellit dhe me borë të dobët lokale në pjesët perëndimore, e cila drejt jugut do të kalojë në shi. Nga fundi i ditës në pjesët juglindore do të ketë kushte për paraqitjen e shiut lokal. Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej minus katër deri në shtatë, ndërsa ajo e ditës prej dy deri në shtatë gradë Celsius. Të dielën gjatë ditës dhe veçanërisht nga pasditja do të fillojnë reshje të shiut, ndërsa do të fryjë erë e përforcuar juglindore, me çka…

Lexo më Shumë

23 March 2018 / 19:11 Për dallim nga Ministri i Jashtëm, Dimitrov i cili bëri të ditura pozicionet e kundërta me Greqinë për emrin, kryeministri Zaev është më optimist për zgjidhjen e kotenstit shumëvjeçar. Në takim me Ministrin e Jashtëm grek, Nikos Kocijas ai kumtohet të ketë thënë se është koha për vendime lidershipi dhe kompromis. Fokusi i bisedimeve tona duhet të jetë e ardhmja e dy vendeve. Duhet të jemi të vendosur dhe të bëjmë hapa që do të na çojnë më afër zgjidhjes së çështjes së vetme të hapur midis dy vendeve tona – deklaroi kryeministëri Zoran Zaev.…

Lexo më Shumë

23 March 2018 / 18:59 Një 22 vjeçar nga fshati Nikushtak i Kumanovës me banim në Çair, ka mbetur i vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur para pak çastesh në qarkoren e Shkupit në dalje të Hasanbegut. Akoma nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti ku humbi jetën i riu, në ndërkohë që organet kompetente po bëjnë hetim në vendin e ngjarjes.

Lexo më Shumë

23 March 2018 / 18:18 Beko, brendi lider i pajisjeve për amvisëri në Evropë njofton vazhdimin e sponsorizmit me KF Barcelonën, që do të ofrojë një numër të madh të nismave të përbashkëta interesante gjatë tre sezoneve të ardhshme sportive. E publikuar në konferencën e përbashkët për shtyp në KF Barcelona në stadiumin Kamp Nou, kjo marrëveshje e re Bekon e bën partner kryesor dhe zyrtarisht e bën partner zyrtar të stërvitjeve të KF Barcelona, derisa KF Barcelona i zgjedh si zgjedhje e parë për pajisje për amvisëri. “Beko është e lumtur për vazhdimin e bashkëpunimit me KF Barcelonën, një…

Lexo më Shumë

23 March 2018 / 18:03 Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti tha se është çështje ditësh kur do të hyjë në fuqi Ligji për përdorimin e gjuhëve. Ai njëherit i apeloi Presidentit, Gjorge Ivanov që sa më parë ta nënshkruajë ligjin. Ligji për gjuhët është votuar dhe është çështje ditësh se kur do të hyjë në fuqi. Ivanovi sigurisht e ka obligim kushtetues që ta nënshkruajë dhe bën mirë të mos hezitojë, sepse kështu ndihmon në përmbylljen e një kapitulli të rëndësishëm të Marrëveshjes së Ohrit – deklaroi Ali Ahmeti, Kryetar i BDI-së.

Lexo më Shumë

23 March 2018 / 17:53 Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti pas takimit që pati me ministrin e Jashtëm grek Nikos Kocias i cili gjendet në Shkup nga dita e djeshme, u shpreh se ka qenë një takim i frytshëm dhe se kanë ndarë mendimet se rajoni i Ballkanit Perëndimor duhet të jetojë në paqe dhe se ky rajon duhet të jetë i gjithi pjesë e Bashkimit Evropian dhe NATO-s.

Lexo më Shumë

23 March 2018 / 16:50 Kajsia, kumbulla, bajamet, pjeshkat të cilat në këtë periudhë të vitit kanë lulëzuar, do ta mbijetojnë këtë të ftohtë që përfshiu vendin. Këto fruta janë të qëndrueshme deri në temperatura minus pesë gradë. Agrometeorologët thonë se plantacionet nuk do të shkatërrohen nga dëbora dhe temperaturat e ulëta. Është e mundur të ketë rendimente më të vogla, por me cilësi më të lartë. I ftohti do të fillojë të zbutet të dielën. Në këtë periudhë mendoj se kjo situatë nuk është shumë e dëshirueshme, por situata sinoptike është paksa e ndryshme, sepse ne kemi temperatura të…

Lexo më Shumë

23 March 2018 / 16:24 Protestuesit që kundërshtojnë negociatat për emrin u mblodhën përsëri para Ministrisë së Punëve të Jashtme. Ata thonë se nuk do të lejojnë ndryshimin e emrit dhe as largimin e përmendores së Luftëtarit në kalë. Politikën e qeverisë dhe aktivitetet për zgjidhjan e kontestit me emrin i quajtën fashiste dhe antimaqedonase. Protestojmë që Kociasit t’u tregojmë se kjo është Maqedonia e maqedonasve dhe as emrin nuk do të na e ndërrojnë. 02.34 Erdhi koha që ne maqedonasit të luftojnë në vendin e tyre për të drejtat e tyre.03.26 Emri, shteti dhe gjuha nuk ndërrohet. Në fakt…

Lexo më Shumë

23 March 2018 / 16:11 Rreth 40% e fshatrave të vendit përballen me problemin e ujit të sigurt për pije. Kjo dukuri paraqitet nëpër fshatrat ku nuk kanë të instaluar ujësjellës dhe në të cilat uji sigurohet nga vetë banorët të cilët vetë hapin puse apo gypa për furnizim. Nga Instituti i Shëndetit Publik thonë se gjendje më e shpeshtë me ujë të pasigurt për pije është paraqitur në Tetovë, Gostivar dhe Gjevgjeli. Në shënimin e ditës botërore të ujit, Instituti i Shëndetit Publik kumtoi se 2,1 miliard njerëz në botë nuk kanë qasje deri të uji i sigurt për…

Lexo më Shumë

23 March 2018 / 15:40 Klima që i parapriu vizitës së kryediplomatit grek, Nikos Kocijas në Shkup sipas mediave greke ishte e çuditshme dhe shqetësuese njëkohësisht. Duke iu referuar burimeve, TV ERT raportoi se propozim-marrëveshja me vërejtje e dërguar nga Shkupi le përshtypje se është shkruar nga ish-kryeministri, Nikolla Gruevski, pasi e njëjta përmban të gjitha pozicionet radikale. Sipas kësaj medie greke, propozimi grek është 20 faqësh, ndërsa 5 faqësh propozimi maqedonas. Mes dy propozimeve ekzistojnë dallime të shumta, në veçanti rreth Kushtetutës dhe identitetit. Ndërsa ka pajtim vetëm për emrin, me ç’rast “Gorna Makedonija” është propozimi që mbizotëron. Mediat…

Lexo më Shumë

23 March 2018 / 14:48 Presidenti Gjorge Ivanov për herë të tretë ka theksuar se nuk do ta dekretojë ligjin për përdorimin e gjuhëve. Kjo, siç thotë ai, për shkak të jo kushtetutshmërisë së ligjit dhe ndërgjegjes personale të tij si kryetar shteti. Nga ana tjetër Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi nuk jep detaje se si do të veprojë dhe se vallë do të zgjedhë variantin e nënshkrimit të ligjit dhe dërgimin e tij në gazetën zyrtare edhe pa firmën e Presidentit. Ai tha shkurt se formalisht afati i Presidentit ka skaduar dhe se që sot gjithçka varet nga kompetencat…

Lexo më Shumë