Author: almakos

26 March 2018 / 11:32 24 centimetra mbi nivelin e lejuar është sot uji në Liqenin e Ohrit, sipas matësit të ELEM-it. Ndërsa mbetet vetëm edhe një centimetrë që të arrihet gjendja kritike. Arsye për rritjen e madhe të nivelit të ujit në Liqenin e Ohrit kanë qenë reshjet e shiut që kapluan vendin gjatë ditëve të fundit.

Lexo më Shumë

26 March 2018 / 10:09 Në Kuvendin e Maqedonisë sot seanca do të mbajnë tre komisionie, edhe atë Komisioni për Mbrojtje dhe Siguri, Komisioni për Çështje Ekonomike dhe Komisioni Legjislativ. Anëtarët e Komisionit për Mbrojtje dhe Siguri në leximin e dytë do t’i rishikojnë projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për policinë, projektligjin për ndryshimin e Ligjit për kontrollet kufitare dhe Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për prodhim dhe tregti me armë dhe pajisje ushtarake. Në rend të ditës të Komisionit për Çështje Ekonomike në mes tjerave janë propozim-ligji për ndryshimin e Ligjit për themelimin e agjencisë…

Lexo më Shumë

25 March 2018 / 15:47 Analizat laboratorike të gjakut janë të rëndësishme për diagnostikim të pacientëve, por vetëm kur janë të sakta. Qytetarët ankohen për punën e laboratorëve, kryesisht atyre privat, për të dhëna jo të sakta gjatë ekzaminimit të gjakut. Madje një prej tyre thotë se ka pasur rast që brenda ditës e ka testuar gjakun në dy laboratorë të ndryshme dhe se rezultatet kanë qenë të kundërta me njëra tjetrën. Për të vërtetuar këtë, ekipi i Televizionit Alsat dërgoi epruveta gjaku në dy laboratorë private. Gjaku u morr nga i njëjti njeri dhe në të njëjtën kohë, por…

Lexo më Shumë

25 March 2018 / 15:20 Shefi i diplomacisë greke Kocijas ka njoftuar kryeministrin Aleksis Cipras për vizitën e tij në Shkup dhe takimet me krerët e shtetit. Mediat greke njoftojnë se Kocijas i ka thënë Ciprasit se ka përparime të theksuara dhe klimë të mirë në Shkup për tejkalimin e kontestit, por se dallimet mes palëve mbeten ndryshimet kushtetuese. Në këtë situatë, eurodeputetja kroate Petir thotë se do të ketë destabilizim nëse vazhdon presioni ndaj Maqedonisë. Ajo kritikon qasjen e Greqisë ndaj kërkesave për ndryshime kushtetuese. Sipas Petir, edhe sikur Maqedonia do të pranonte të ndryshojë Kushtetutën, Greqia do të…

Lexo më Shumë

25 March 2018 / 15:17 Prej ditës së nesërme do të intensifikohen bisedimet mes LSDM-së dhe BDI-së rreth “rikonstruimit” të paralajmëruar të Qeverisë. Detajet për rikonstruimin dhe këmbimin e mundshëm të resorëve mes partnerëve të koalicionit tani për tani janë vetëm spekulime që nuk i konfirmojnë selitë në “Bihaqka“ dhe nga Reçica e Vogël. Megjithatë, para Këshillit Qendror të LSDM-së, sonte është rikonstruimi i kabinetit qeveritar. Ndryshimet në ekipin ministror kah mesi i muajit tashmë i paralajmëroi personalisht kryeministri Zaev. Krahas ndryshimeve kadrovike, ai theksoi se po zhvillohen biseda për zgjerimin e shumicës parlamentare me ata deputetë që do ta…

Lexo më Shumë

25 March 2018 / 14:35 Pjesa e juglinodre e vendit pasdite pritet të përfshihet nga reshje të rrëmbyeshme të shiut, ndërsa në pjesë tjera të vendit paralajmërohet mot me vranësira dhe reshje të kohëpaskohshme të shiut. Pjesët malore vijojnë të jenë të mbuluara nga shtresa e dëborës. Pavarësisht reshjeve të fundit të borës, agrometeorologët njoftuan se nuk do të vijë deri tek shkatërrimi i plantacioneve. Përmirësim të kohës paralajmërohet nga mesi i javës së ardhshme. “Deri në fund të ditës do të kemi reshje të kohëpaskohshme në vendet më të ulëta, ndërsa në vendet më të larta do të ketë…

Lexo më Shumë

25 March 2018 / 12:58 VMRO-DPMNE-ja as ditën e diel nuk rresht së përsërituri qëndrimin në lidhje me, siç thonë, anti-kushtetutshmërinë e Ligjit për përdorimin e gjuhëve. Përmes një komunikate për media, VMRO-DPMNE edhe njëherë mbron Presidentin Gjorgje Ivanov i cili, përkundër asaj që parasheh Kushtetuta, refuzon që ta nënshkruaj dekretin për shpalljen e Ligjit në Gazetën Zyrtare. Partia opozitare gjithashtu bën thirrje që të lirohen deputetët dhe anëtarët që akuzohen për natën e dhunshme të 27 prillit. “Ligji për dyshuesi është miratuar në mënyrë të dhunshme dhe kontrabanduese nga ana e shumicës qeverisëse. Gjatë sjelljes së këtij ligji janë…

Lexo më Shumë

OLYMPUS DIGITAL CAMERA 25 March 2018 / 12:12 Euro-deputetja kroate Marijana Petir kritikon qasjen e Greqisë ndaj Maqedonisë lidhur me çështjen e emrit. Në një intervistë për një medium kroat, Petir ka thënë se edhe po ta ndryshojë Maqedonia Kushtetutën, Greqia do të kërkojë edhe më shumë. Petir fajin për këtë pozicionim të favorshëm të Greqisë ndaj Maqedonisë e sheh tek Bashkimi Evropian i cili nuk duhej të ketë lejuar aq shumë ndërhyrje të Greqisë në Maqedoni. Petir ka thënë se qytetarët janë ata që duhet të vendosin se si do të quhet ose nëse do të ndryshohet emri i…

Lexo më Shumë

24 March 2018 / 18:37 Ambasadori i Bashkimi Evropian në Shkup, Samuel Zhbogar, deklaroi sot se është fakt se shumica e deputetëve në Kuvend e votuan Ligjin për përdorimin e gjuhëve. “Keni demokraci parlamentare, ligjet miratohen në Parlament, shumica e deputetëve vendosin të miratojnë ligjin dhe ne duhet doemos ta pranojmë këtë. Ky është fakt!”, deklaroi Zhbogar në intervistën për TV 24. Ai gjithashtu shtoi se kur një ligj hyn në fuqi, më pas dikush mund ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykata është ajo e cila vendos nëse Ligji është në kundërshtim me Kushtetutën. Lidhur me procedurën se si…

Lexo më Shumë

24 March 2018 / 16:02 Ringjallen shpresat për ndërtimin e shkollës fillore në lagjen Bardhi të fshatit Bllacë. Procedura për transferimin e tokës nga bujqësore në ndërtimore në të cilën duhet të ngritët objekti shkollor tashmë ka mbërritur në Qeveri dhe pritet të jetë në rend dite në një nga seancat e ardhshme qeveritare.  Qeveria e Maqedonisë “Pas përfundimit të procedurave në Ministrinë e Bujqësisë, lënda për transferimin e tokës nga bujqësore në tokë ndërtimore tashmë ka arritur në Qeveri. E njëjta pritet të vendoset në rend dite në një nga seancat e ardhshme qeveritare, por paraprakisht duhet të kaloj…

Lexo më Shumë

24 March 2018 / 15:40 Ndodhin emërime në funksione të reja me urdhër të Ministrit të Brendshëm Oliver Spasovski, pa shpallje për vendet e punës, akuzon Sindikata e Pavarur e Policisë. Ata pohojnë se kjo praktikë është e pranishme në pjesën më të madhe të ministrisë. Antonio Sanev, një punonjës i policisë kufitare, thotë se ka gjetur një shkelje të Ligjit për Punë të Brendshme – punonjësit nuk kanë arsim adekuat dhe ka raste kur personat me arsim të mesëm emërohen si kryeshefa. Në veçanti, për këtë rast, Sanev ka dërguar një parashtresë në sektorin e kontrollit të brendshëm, nga…

Lexo më Shumë

24 March 2018 / 14:57 Si Maqedonia ashtu edhe Greqia duhet të lëshojnë pe nga pozitat e tyre, në mënyrë që të arrihet deri te zgjidhja e kontestit shumëvjeçar rreth emrit, kështu u shpreh në emisionin e mbrëmshëm “360 gradë”, zv/ kryeministrja dhe njëherit ministre e Mbrojtjes , Radmilla Shekerinska. Në pyetjen se ku mbështetet optimizmi për zgjidhjen e emrit, derisa pala greke insiston në emër të përbërë, të pandashëm dhe të papërkthyeshëm si dhe në ndryshime kushtetuese gjë që është e papranueshme për palën maqedonase, Shekerinska me përgjigje: Nëse pozita greke në fund të këtij procesi është ashtu siç…

Lexo më Shumë