OLYMPUS DIGITAL CAMERA
25 March 2018 / 12:12
Euro-deputetja kroate Marijana Petir kritikon qasjen e Greqisë ndaj Maqedonisë lidhur me çështjen e emrit. Në një intervistë për një medium kroat, Petir ka thënë se edhe po ta ndryshojë Maqedonia Kushtetutën, Greqia do të kërkojë edhe më shumë.
Petir fajin për këtë pozicionim të favorshëm të Greqisë ndaj Maqedonisë e sheh tek Bashkimi Evropian i cili nuk duhej të ketë lejuar aq shumë ndërhyrje të Greqisë në Maqedoni. Petir ka thënë se qytetarët janë ata që duhet të vendosin se si do të quhet ose nëse do të ndryshohet emri i shtetit të tyre e jo politikanët.


