Author: almakos

28 March 2018 / 8:57 Pesë persona të akuzuar për dhunën në Kuvendin e Maqedonisë më 27 prill të vitit të kaluar mbrëmë sërish janë arrestuar dhe dërguar në burgun hetimor Shkup, me urdhër të Gjykatës Penale, konfirmuan për MIA-n nga MPB-ja. Arrestimi i tyre pason pasi dje prokurori publik shtetëror Lubomir Joveski kumtoi se deri te Gjykata Penale është dorëzuar aktakuzë kundër 30 personave lidhur me ngjarjet e 27 prillit. Njëzet e tetë persona janë akuzuar për vepër penale “rrezikim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë”, ndërsa dy për ndihmë gjatë kryerjes së veprës së njëjtë penale. Të akuzuarit,…

Lexo më Shumë

28 March 2018 / 8:46 Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet nëpër rrugë vende-vende të lagështa. Në aksin rrugor A2 Strugë – VK Qafë Thanë, nga pompa e benzinës KMR deri te vendi i quajtur “Dobra Voda”, f. Frangovë (në gjatësi prej 3 km) rekomandohet kujdes gjatë drejtimit të automjeteve për shkak të gropave nëpër rrugë. Në vendngjarje është vendosur sinjalizim adekuat dhe kufizim i shpejtësisë prej 30 km/orë. LAMM rekomandon lëvizje të kujdesshme, shpejtësi të përshtatur të lëvizjes dhe respektim të sinjalizimit të vendosur të komunikacionit. Në grykat është e mundur rrëshqitje e tokës, sidomos në rrugët: Koçan…

Lexo më Shumë

27 March 2018 / 19:29 Nënkryetari i VMRO DPMNE-së Aleksdandar Nikollovski në intervistë për emisionin 200 që transmetohet sonte në orën 22:30 tha se akuzat e Prokurorisë janë të motivuara politikisht. Ai tha se nëse kryeministri Zoran Zave dëshiron relaksimin e tensioneve politike, atëherë duhet të amnistojë të gjithë të akuzuarit për zhvillimet në Kuvend. Zyrtari i VMRO-së paralajmëroi protesta nga muaji maj. Alsat M

Lexo më Shumë

27 March 2018 / 19:14 Në 31 maj është paraparë të mbyllen punimet e parashikuara me aneks-marrëveshjen shtesë për teatrin shqiptar, por ndërtimi duket larg përfundimit. Në ditën e teatrit, funksionarë shtetëror përsëri vizituan këtë institucion dhe premtuan mbështetje. Drejtori i teatrit Adem Karaga, nuk precizoi kohë se kur mund të përfundojnë punimet por u shpreh optimist që kjo mund të ndodhë së shpejti. Punimet janë zhvilluar sipas një dinamike, sigurisht me shumë pengesa financiare, qoftë edhe teknike në kuadër të projektit bazë që është ndërtuar. Ne nuk duhet të harrojmë se filluan punimet pa projektin bazë të cilin e…

Lexo më Shumë

27 March 2018 / 17:14 Shumica parlamentare do të ngrejë iniciativë në Gjykatën Kushtetuese në lidhje me vendimin e Presidentit Ivanov i cili vazhdon të refuzojë të nënshkruaj dekretin e ligjit për përdorimin e gjuhëve. Këtë e paralajmëroi kryeministri Zoran Zaev në një konferencë për shtyp pasditen e sotme.  Ai druan se Ivanovi mund të bllokojë në këtë mënyre edhe ligjet e tjera reformuese. Por sipas Zaevit, Kushtetua obligon presidentin që ta nënshkruaj dekretin e ligjit të gjuhëve që është rivotuar në Kuvend me shumicë votash, pas kthimit të parë nga ana e presidentit.

Lexo më Shumë

27 March 2018 / 15:55 Prokuroria për krim të organizuar ngriti akuzë kundër 30 personave për ngjarjet e përgjakshme në Kuvend më 27 prill të vitit të kaluar. Mes të akuzuarve janë 5 deputetë. Për terrorizëm dhe kërcënim të rendit kushtetues nuk do përgjigjet vetëm deputetja e VMRO-DPMNE-së Zhaklina Peshevska, pasi ndaj saj nuk ka pasur dëshmi të mjaftueshme Kundër katër personave nuk është ngritur akuzë sepse janë në arrati, ndonëse praktika më herët ka treguar se në raste të ngjashme, të akuzuarit janë gjykuar në mungesë. Kryeprokurori Lubomir Jovevski përmendi 35 persona që drejtpërdrejtë kanë lidhje me ngjarjet në…

Lexo më Shumë

27 March 2018 / 15:29 Këshilli Etik i Prokurorisë Publike akoma pa detaje rreth mbledhjes së një dite më parë lidhur me distancimin e katër prokurorëve shqiptarë nga rikualifikimi i lëndës për rastin Almiri. Akoma nuk ka një vendim të prerë nëse prokurorët shqiptar, veçmas Kodit Etik kanë shkelur edhe subordinimin në Prokurori Publike. Kreu i këtij komisioni, prokurori nga Shtipi, Todor Vitarov nuk jep detaje të mbledhjes së djeshme duke kërkuar që të respektohet procedura deri atëherë kur Prokuroria do të dalë me detaje. Prokurori i Lartë, Bari Shabani, anëtar i vetëm në këtë Këshill i kontaktuar disa herë…

Lexo më Shumë

27 March 2018 / 15:15 Gjykata Supreme dhe Qeveria LSDM-BDI, plotëson kërkesën e VMRO-DPMNE-së për kthimin e deputetëve të VMRO në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. “Shprehim shqetësimin tonë njëkohësisht alarmojmë opinionin publik se Qeveria LSDM dhe BDI jo se nuk e ka ndërmend ta reformojë sistemin e drejtësisë, si dhe funksionimin e shtetit të së drejtës, po ky koalicion e trafikon drejtësinë në interes të pazareve politike. Këtë e dëshmon më së mirë edhe vendimi i Gjykatës Supreme për lirimin e Deputetëve të VMRO-se nga paraburgimi në arrest shtëpiak të cilët janë të dyshuar dhe të akuzuar për ngjarjen…

Lexo më Shumë

27 March 2018 / 14:02 Presidenti Ivanov është I obliguar ta firmos Dekretin për Ligjin e Gjuhëve, vlerëson ish gjykatësi Kushtetues Igor Spirovski. Sipas tij askund në Kushtetutë nuk shkruan nëse kreu I shtetit guxon të interpretojë nëse duhet të vendos firmën e tij në ligje. Në Kushtetutë ekziston dispozitë e pakushtëzuar njëkuptimshme që e obligon Presidentin e Republikës, në një situatë kur ligji miratohet për herë të dytë me shumicë absolute, respektivisht me 61 vota, për ta nënshkruar dekretin për shpalljen e tij. Kjo dispozitë nuk parasheh asnjë bazë dhe kushte që presidenti t’i vlerësojë ato, thjeshtë ai është…

Lexo më Shumë

27 March 2018 / 13:18 “Përmes procedurës gjyqësore do të dëshmohen padit ndaj të akuzuarve”, deklaroi në konferencën e sotme për shtyp Kryeprokurori Ljubomir Joveski duke shtuar se Prokuroria do të punoj në pajtim me Kushtetutën dhe Ligjet dhe ka për qëllim që para organeve të drejtësisë t’i nxjerr të gjithë ata që kanë kryer vepër penale.Sipas Prokurorisë 28 persona akuzohen për vepër terrorizëm dh cenim të rendit kushtehtues, derisa 2 të tjerë Prokuroria i ndjek për veprën e njëjtë por për ndihmë në kryerjen e veprës së parë. Për një person procedura është ndërprerë pasi që Prokuroria nuk ka…

Lexo më Shumë

27 March 2018 / 12:50 “Ne në çfarëdo mënyre do ta pengojmë përdorimin e termit Maqedoni në emrin e Shkupit, kjo është e qartë”, ka deklaruar lideri i Grekëve të Pavarur, parti që është partner koalicioni në qeverinë greke dhe ministër i mbrojtjes, Panos Kamenos.Në intervistë në emisionin e mëngjesit në televizionin grek “Antena”, ai jo vetëm që nuk i përsëriti pozitat e tij kundër emrit të përbërë, por tha se ata si parti do të tentojnë në çfarëdo mënyre ta bllokojnë termin Maqedoni të jetë i përfshirë në emrin e shtetit. Kamenos mes tjerash tha se që marrëveshja eventuale…

Lexo më Shumë